Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkallëzimi i protestave në Sofje – sprovë për shoqërinë dhe politikanët

Foto: EPA/BGNES
Në ditën në të cilën Partia GERB u kthye në Parlament, që të mund t’i kundërvihet projektit qeveritar për aktualizimin e buxhetit, protestat në Sofje u shkallëzua deri në dhunë. Për shkak të tensionit të lartë rreth Parlamentit, sot nuk do të ketë mbledhje. Situata kritike vendosi shoqërinë dhe politikanët përpara sprovave serioze.

Ajo që ndodhi gjatë natës 40 ditë pas fillimit të protestave është jotipike për to. Deri tani protestat kalonin qetë me pak incidente. Skenat e natës nëpër rrugët e Sofjes ishin shokuese për qytetarët. U krijua përshtypja se, mbase një kategori e caktuar njerëzish shfrytëzuan këmbënguljen e të dyja palëve në konfliktin shoqëror, që të mund ta shkallëzojnë tensionin mes tyre. Sot ky tension mbetet – protestuesit po vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme, kurse qeveritarët nuk i dëgjojnë. Ngjarjet nga nata tregojnë se, kjo nuk mund të vazhdojë dhe se duhet të kërkohet rrugëdalje.

Një rrugëdalje e mundshme u propozua në Sofje disa orë përpara dhunës nga komisionarja evropiane për drejtësinë dhe zëvendës-kryetare e Komisionit Evropian Vivian Reding. Ajo u bëri thirrje të gjitha forcave politike të kërkojnë dialog dhe konsensus në emër të stabilitetit dhe të prosperitetit të shtetit. Apele të ngjashme bëri tanimë disa herë me radhë dhe presidenti Rosen Plevneliev, por dialog nuk ka. Me gjithë atë ai duhet të zhvillohet nga njëra anë në mes të partive, kurse nga ana tjetër midis partive dhe institucioneve me protestuesit, të cilët refuzojnë të identifikohen me ta. Pavarësisht nga kthimi i partisë GERB në Parlament, dita parlamentare gjatë ditës së martë tregoi se, shans për dialog midis saj dhe qeveritarëve tani për tani nuk ka. Për shkak të tensionit rreth Parlamentit, me rekomandim nga kryetari i tij, ditën e mërkurë ai nuk punon, por nuk dihet se deri kur kjo gjendje mund të zgjasë.

Mundësi për dialog ka në kuadrin e Këshillit Konsultativ mbi Sigurinë Kombëtare pranë presidentit, ku sipas ligjit janë përfaqësuar të gjitha grupet parlamentare dhe institucionet kyçe. Apel për mbledhjen e këshillit drejtoi Partia GERB.

Akoma më e ndërlikuar është çështja për dialog me protestuesit të cilët edhe deri më sot nuk kanë një përfaqësues legjitim, me të cilin partitë dhe institucionet të bisedojnë.

Bullgaria po përjeton një situatë paprecedente, për zgjidhjen e së cilës është e vështirë të gjendet rrugëdalja. Është e mundur që mbase ngjarjet gjatë ditëve të ardhshme të çojnë deri në zgjidhjen e mundshme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Martenica - një hit i padiskutueshëm në një dyqan bullgar në Bruksel

Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..

botuar më 25-02-26 7.10.PD
Ivo Mihov

Në Universitetin e Sofjes po punohet për krijimin e një kompjuteri kuantik

Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..

botuar më 25-02-25 11.25.PD

Tre vjet më vonë - për luftën në Ukrainë, paqen dhe të ardhmen

Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..

botuar më 25-02-24 9.00.MD