Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ilia Temkov – një jetë kushtuar muzikës

Ilia Temkov mbeti në historinë kulturore muzikore si krijuesi i një prej festivaleve më të mëdha bullgare “Ditët Muzikore të Marsit”. Fillimi u vu në vitin 1961, pak pas kthimit të Ilia Temkovit nga Republika e atëhershme Demokratike e Gjermanisë dhe emërimit të tij si dirigjent i Orkestrës Simfonike të Ruses. Edicioni i parë i festivalit u zhvillua me bashkëpunimin e Radio Berlinit. Ideja u pëlqye shumë jo vetëm nga muzikantët dhe figurat udhëheqëse në Ruse, por filloi të zgjerohet dhe të zhvillohet në plan kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ilia Temkov ka mbaruar në degën teorike të Akademisë Muzikore të Sofjes. Përveç si dirigjent dhe kompozitor shumë i talentuar i këngëve dhe i muzikës së dhomës, ai u dëgjua edhe si kërkues i formave të reja për propagandimin e artit muzikor dhe për edukimin e të rinjve. Që si student Ilia Temkov ka punuar si kompozitor në Radio Sofjen në periudhën 1944-1948, kurse më vonë u emërua si muzikolog në Filarmoninë e Sofjes. Pikërisht atje Temkov vuri themelet e koncerteve arsimore te ne. Në vitin 1950 u bë dirigjent i Orkestrës Simfonike të Plovdivit, ku në vazhdim të gjashtë viteve grumbullonte përvojë, pas së cilës ishte dërguar për të specializuar në Drezden, te profesori i njohur Hajnc Bongarc. Në Gjermani Ilia Temkov jepte shumë koncerte me disa orkestra gjermane. Madje në vitin 1959 u emërua si dirigjent i Radio Berlinit. Atje realizoi shumë incizime të muzikës klasike dhe moderne.

Kuptohet, Ilia Temkov shfrytëzoi miqësitë dhe marrëdhëniet e vendosura profesionale në Gjermani, që të zgjerojë parametrat e jetës muzikore në Ruse dhe të shndërrojë Ditët Muzikore të Marsit në një festival muzikor. Për shumicën e muzikantëve bullgarë ky është një forum i autoritetshëm profesional që nga fillimi i viteve 60 të shekullit të kaluar deri më sot.

Gjëja tjetër e rëndësishme në jetën e Ilia Temkovit është veprimtaria e tij iluministe. Në Ruse ende mbajnë mend ligjëratat e tij për kompozitorët gjermanë dhe veprat gjermane. Duhet të theksohet dhe qëndrimi i tij ndaj kompozitorëve bullgarë. Ai ka dhënë shumë koncerte me vepra të Panço Vlladigerovit, Marin Goleminovit, Ljubomir Pipkovit, Veselin Stojanovit, Aleksandër Rajçevit. Ilia Temkov arriti ta shndërrojë Filarmoninë e Ruses në një prej formacioneve më të mira muzikore te ne. Ai mendonte gjithmonë për kolegët e rinj. Në vitin 1967 Ilia Temkov krijoi Konkursin e parë bullgar për interpretues të rinj, kurse laureati i tij i parë ishte violinisti i njohur bullgar Minço Minçev. Ilia Temkov është krijues gjithashtu i festivalit “Mbrëmjet muzikore dimërore”, i cili dekada me radhë gëzonte një sukses të madh. Portreti i këtij muzikanti të madh nuk do të ishte i plotë, po të mos përmendim edhe pllakën e parë të gramafonit me vepra të Mocartit dhe Shubertit, si dhe turnetë e parë të Filarmonisë së Ruses në Bukuresht, Lajpcig, Drezden, Berlin, Varna, Vjenë...

Pas periudhës frytdhënëse në Ruse Ilia Temkov u bë kryedirigjent i Ansamblit Ushtarak Shtetëror, pastaj edhe i Filarmonisë së Shumenit. Ai ringjalli “Gazetën Muzikore”, ishte kryeredaktor i trashëgimtarit të saj “Jeta Muzikore” në fillim të viteve 80 të shekullit të kaluar. Ilia Temkov është autor i një sërë artikujsh në gazeta dhe libra të specializuar. Vdiq gjatë dhjetorit të vitit 2003.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv
По публикацията работи: Bojanka Arnaudova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD
Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD