Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anna Kollçakova rrëfen për botimin e saj të fundit “Ngritja e majmunëve”

Libri “Ngritja e majmunëve”
Në fillim të viteve të 90-ta, pak kohë pasi u bënë ndryshimet demokratike në Bullgari, disa ithtarë vendosin të themelojnë një shkollë eksperimentale në rrethin e Sofjes. Ideja e tyre është një mësimdhënie të ndryshme për të qenë nxënësit më përgatitur për sfidat e jetës. Programi shkollor përfshin mësime në gjuhët e huaja, informatikë, lëndë me drejtim praktik, ditarë elektronikë etj. Po ashtu parashikohen mësime në lëndën “Metodat e mbijetesës në shtet”. P.sh., cilat janë të drejtat e qytetarëve, si të zgjidhet banka më e përshtatshme për të marrë kredi etj. Mirëpo, mësuesit e entuziazmuar hasen me një sërë problemesh nga ana e institucioneve dhe në fund të fundit projekti grandioz prishet. Për këtë rrëfen subjekti i librit “Ngritja e majmunëve” të Anna Kollçakovës. Botimi i saj nuk është dokumentar, por bazohet në ndodhi reale. Znj. Kollçakova ka qenë mësuese 20 vite me radhë dhe 10 vite ka qenë zv/drejtoreshë e shkollës.

“Bëhet fjalë për shkollën nga libri im – thotë Anna Kollçakova. – Fillimisht ideja e shkollës eksperimentale u realizua. Sepse kishte lëndë të cilat zhvilloheshin aftësi praktike te nxënësit. Kështu që ata menjëherë pasi të mbarojnë arsimin e mesëm, të gjejnë punë pa qenë i detyrueshëm arsimi i lartë. Mirëpo, shteti vendosi që më mirë në arsimin e mesëm të mësohet kryesisht histori, letërsi, matematika etj. D.m.th. nxënësit të marrin njohuri për të regjistruar në universitet. Kështu dalëngadalë lëndët praktike në shkollën ku punoja u mbyllën.”

Që nga periudha e Rilindjes shoqëria bullgare karakterizohet me kultin e arsimit dhe diplomat prestigjioze. Sot Bullgaria e ka problem mungesën e shkollave profesionale ku dalin punëtorë të kualifikuar, p.sh. në fushën e elektronikës, zdrukthëtarisë, muratorisë, kuzhinierisë etj.

Anna Kollçakova
Znj. Kollçakova vë në dukje se vetë prindërit gjithashtu inkurajojnë fëmijët e tyre për të ndjekur arsim të lartë. Shoqëria mendon se nxënësit patjetër duhet të regjistrohen në universitet. Ja pse mësimdhënia në shkollat e mesme i është drejtuar përgatitjes së kandidat-studentëve. Në fakt, studentët e diplomuar nuk arrijnë të gjejnë punë sipas degës ku kanë mbaruar studimet. Humbin kohë për të riavancuar në profesion. P.sh., i diplomuari në kimi dhe gjeografi mund të veshë muret me fajancë dhe të fitojë më shumë para.

“Para pak kohësh pashë një film për arsimin e mesëm në Gjermani. Andej ka një shkollë profesionale për shtrimin e rrugës – kujton znj. Kollçakova. – Në një sipërfaqe si salla e fizkulturës nxënësit mësojnë të shtrojnë rrugët. Nuk besoj se ndonjë prind bullgar do që fëmija e tij të merret me një punë të tillë.”

Autorja e “Ngritja e majmunëve” e ka zgjedhur këtë titull, sepse kur gjërat primare dhe lakmia mbizotërojnë, prishen bile synimet më të mira. Anna Kollçakova ka mbaruar filologji ruse dhe gjermane. Ka botuar dy përmbledhje poezie, si dhe dy botime lidhur me teorinë e përkthimit. Anna Kollçakova është dekoruar me çmime kombëtare të letërsisë dhe është redaktore e një libri me përkthime të shkrimtarit rus Visocki. Anna Kollçakova është bashkautore e botimit 8-vëllimesh “Përzgjedhja e përkthimeve të letërsisë evropiane në Bullgari” të Institutit të Letërsisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD