Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtigjet ekologjike fitojnë një popullaritet gjithnjë e më të madh në Bullgari

Duke shëtitur turistët mund të mësojnë shumë gjëra interesante për natyrën e bukur.
Foto: Veneta Nikollova

Shtigjet ekologjike fitojnë një popullaritet gjithnjë e më të madh në Bullgari. Për një-dy dekada u krijuan qindra shtigje të tilla ndër malet bullgare. Çfarë përbëjnë shtigjet ekologjike?

Kësaj pyetje na përgjigjet Andriana Andreeva, eksperte në këtë fushë nga Fondacioni Bullgar “Shumëllojshmëria biologjike” dhe pjesëmarrëse në krijimin e mjaftë prej këtyre shtigjeve ekologjike. Problemi është se njerëzit vënë një përmbajtje të ndryshme në togfjalëshin “shteg ekologjik”. Shumë shpesh kështu quhen itineraret piktoreske turistike të llojit klasik.

“Sipas koncepteve bashkëkohore shtigjet e vërteta ekologjike kanë detyrën ta njohin turistin me kuriozitetet natyrore të një rajoni – thotë Andriana. – Zakonisht ato janë itinerare më të shkurtra në formë rrethi. Janë plot tabela me informacion për kuriozitetet interesante, që mund të shihen përreth, si pamje, bimë, kafshë dhe fenomene të ndryshme natyrore. Do të jetë mirë në qoftë se keni një shoqërues, i cili t’ju paraqesë informacion tjetër kureshtar. Ka dhe shumë vende me infrastrukturë të posaçme, si për shembull urë prej litari, parapete, shkallore etj. Këto janë itinerare shumë të këndshme, të cilat gjithashtu quhen shtigje ekologjike. Mirëpo ato në fakt nuk janë të tilla, sepse nuk disponojnë tabela informative, si dhe module interaktive, të cilat i bëjnë njerëzit për ta zbuluar gjurmët e kafshëve të ndryshme, ose llojet e pemëve.”

© Foto: arkiv

Ujëvarat – atraksioni më i madh në rajonin e Ballkanit Qendror.

Andriana ka një shteg të dashur ekologjik. Ai sipas saj mund të shërbehet si shembull. Ky është “Lumi i bardhë” në Krahinën e Kalloferit, në gjirin e Parkut Qendror “Cenralen Ballkan” (“Ballkani Qendror”). Ky shteg gëzon një popullaritet të madh.
“Ky shteg ka një infrastrukturë të mirë turistike dhe mirëmbahet nga Parku Kombëtar. Kalohet përmes urëve dhe shkallareve të bukura, ka kënde të veçanta për pjekje në skarë. Është plot tabela informative, disa prej të cilave rrotullohen. Duke shëtitur në shteg turistët mund të mësojnë shumë gjëra interesante për llojet e pemëve dhe të shkurreve, për shpendët, zvarranikët, gjitarët, për gjurmët e kafshëve.”

Shtigjet ekologjike mund të jenë më të specializuara, shton Andriana. Këto janë itineraret për vëzhgimin e shpendëve, fluturave, luleve, kafshëve të egra...
“Ndoshta kafshët më të vëzhguara kohët e fundit janë shpendët – thotë ekologja. – Tashmë ka mjaftë shtigje të specializuara për monitorimin e tyre. Për shembull në Rodopet Lindore mund të vëzhgoni jetën e shkabave. Madje ka vende të veçanta, ku mund të vëzhgoni arinjtë e egër.”

© Foto: arkiv

Itinerari më i ri ekologjik është buzë lumit Devinska në malin Rodope.

Shumica e shtigjeve ekologjike në Bullgari janë ndërtuar në gjirin e tri parqeve kombëtare dhe të njëmbëdhjetë parqeve natyrore në vend, si dhe në rajonet e rrjetit ekologjik “Natyra 2000”, të cilat mbulojnë 33 për qind të territorit. Ky lloj atraksionesh turistike po rriten vazhdimisht, por ato janë lidhur me disa çështje të rëndësishme, që duhet të zgjidhen sa më shpejt. E para është mirëmbajtja e tyre. Infrastruktura e shtigjeve ekologjike duhet të jetë kryesisht prej materialesh të natyrshme, zakonisht prej druri. Mirëpo ky është një material me jetë të shkurtër dhe duhet të rinovohet periodikisht. Përndryshe ka rrezik për sigurinë e turistëve. “Në shumë rajone organizatat ekologjike, vendase, ose kombëtare, krijojnë shtigje ekologjike, por nuk disponojnë mjete, që t’i mirëmbajnë në të ardhmen. Në të njëjtën kohë në legjislacionin bullgar nuk është shënuar se çfarë përbën shtegu ekologjik, kush duhet t’i krijojë dhe t’i mirëmbajë këto shtigje – shpjegon Andriana Andreeva. – Për herë të radhës ky problem nuk u zgjidh edhe nga ligji i ri për turizmin.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD