Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Jazzball” – albumi i ri i kuintetit të Hristo Jocovit

Foto: arkiv personal
Hristo Jocov është perkusionit i njohur bullgar. Albumi i fundit i kuintetit të tij titullohet “Jazzball”. Hristo është autori i të gjitha këngëve në CD-në e re. Për mendimin e tij muzika dhe sporti gëzojnë shumë gjëra të përbashkëta.

Hristo Jocov
“Rregullat, talenti dhe respekti ndaj skuadrës vlejnë si për sportin, ashtu dhe për muzikën. Projekti “Jazball” bashkoi shokët të cilët garojmë në emër të “skuadrës sonë” – thotë Hristo Jocov. – Muzikantët janë Misho Josifov (bori dhe flyugelhorn), Mitko Ljolev (saksofon), Mitko Karamfillov dhe Boris Taslev (bas) dhe Milen Kukosharov (piano). Ky i fundit i bie Rhodes-it 1971. Ky është një nga instrumentet e preferuara për mua. Në kopertinën e CD-së ka një top tenisi. Në moshën e fëmijërisë isha tenist. Shumica e pjesëve në “Jazzball” janë të sapokrijuara dhe për herë të parë dalin në dritë në këtë album dhe në koncertet ku i promovojnë ato. Dua të theksoj pjesëmarrjen e Shibill Benevit. Ai është një baterist i madh bullgar, i cili kohët e fundit nuk gjendet kollaj në vend.”

Hristo Jocov është interpretues dhe kompozitor i njohur. Po ashtu ligjëron në drejtimin e perkusioneve në Akademinë Kombëtare të Muzikës në Sofje.
“Shpresoj se çdo student i imi do të bëhet artist i vërtetë – pohon profesori. – Zakonisht të mërkurën mbledh muzikantë të rinj me të cilën interpretojmë kryesisht muzikë xhaz. Para pak kohësh dhamë një koncert të mrekullueshëm në Sofje. Ishte një përjetim i fortë. Më bëhet qejfi kur shoh interpretues të rinj të frymëzuar dhe të entuziazmuar. Me studentët kemi më tepër marrëdhënie miqësore se sa profesionale. Ndajmë emocionet e muzikës.”

Më 24 korrik Hristo Jocov dhe pianisti Mario Stançev do të japin koncert në Radion Kombëtare Bullgare. Më 26 korrik ata do të interpretojnë së bashku në skenën e festivalit të xhazit në Varna. “Mario nuk njihet mjaft në Bullgari. Ai është një muzikant fantastik i cili jeton në Francë – shpjegon Hristo. – Për herë të parë takova Marion gjatë viteve të 80-ta të shekullit të kaluar. Bashkëpunimi me të ndikoi shumë në formimin e muzikantit tek unë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditën e parë të shkollës po kërkojmë "Ku mbeti fëmijëria"

Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që shkelin pragun e shkollës për herë të parë, ashtu edhe për të rriturit që me mall kujtojnë ato..

botuar më 24-09-16 8.10.PD

Stacioni Hekurudhor në Plovdiv bëhet skena për një koncert kurioz

Stacioni Qendror Hekurudhor në Plovdiv mirëpret grupet e njohura X-R@Y dhe Uikeda për një koncert falas më 14 shtator. Përveç tyre, publiku do të ketë mundësinë të shohë edhe dy ansamble folklorike - "Ravnec" dhe "Klementina". Ky është eventi i..

botuar më 24-09-13 8.25.PD

"Do të bjerë shi"

Në harmoni me motin jashtë, në fund të verës Severin Georgiev prezanton këngën e tij më të re "Do të bjerë shi". Kjo është kënga e dytë e Severinit, të cilin e njohim si pjesëmarrës në sezonin e fundit të “Zëri i Bullgarisë”. Kënga “Do të bjerë..

botuar më 24-09-12 8.25.PD