Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje operacionet në zemër do të ndiqen online

Foto: BGNES

Në Sofje në Spitalin e Kardiologjisë “Sh. Ekaterina” do të krijohet klinika online. Për çfarë bëhet fjalë? Një sistem video do të mundësojë kirurgët bullgarë gjatë operacionit që të lidhen me kardiologët më të mirë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Këtë e shpalli doc. Nikollaj Dimitrov, konsulent i kardiologjisë në Bullgari dhe njëkohësisht zv/drejtor i spitalit. Nikollaj është një nga krijuesit e projektit.

“Kohët e fundit në Bullgari u zhvillua një aksion masiv i kardiologëve dhe kardiokirurgëve në dobi të pacientëve në provincë. U hapën laboratorë të analizave të aortës – bën me dije doc. Nikollaj Dimitrov. – Në Sofje funksionojnë 39 laboratorë të tillë, ndërsa tre të tjerët janë të vendosur në Plovdiv, Burgas dhe Varna. Ideja e klinikës online është rrjeti vizual midis të gjithë laboratorëve, ku mjekohen pacientë me infarkt të miokardit. Po ashtu pacienti nuk do të vërtitet nëpër spitalet dhe do të pakësohet përqindja e ndërlikimeve dhe vdekjes. Ana tjetër pozitive e klinikës online është që në kohë reale mund të ndiqen operacionet e mjekëve në vend. Imazhi dhe zëri do të transmetohet në diapazonin prej 0.8-4 sekondash. Specialistë me eksperiencë të madhe në kardiologji, siç është prof. Genço Naçev, drejtor i Spitalit “Sh. Ekaterina” dhe konsulent kardiologjie në vend, do të japin këshilla.”

Përmes video-lidhjes do të zhvillohen trajnime individuale dhe seminare për mjekët e rinj në provincë. Ata do të kenë mundësinë për të ndjekur drejtpërsëdrejti ligjërimet e specialistëve të huaj, t’u bëjnë pyetje atyre, si dhe t’i mbikëqyrin ata duke kryer operacione në sallat tona të ndërhyrjes.

© Foto: BGNES


“Në këtë mënyrë do të kursejmë para, sepse specializimi i mjekëve të rinj nga provinca në Sofje kushton shumë – sqaron doc. Nikollaj Dimitrov. – Me rëndësi e madhe është kontakti të cilën do të realizojmë me qendrat e kardiologjisë në Evropë, Amerikë dhe Japoni. Do të ndiqet kryerja e operacioneve, çfarë ilaçe rekomandohen dhe çfarë lloj artikujsh përdoren. Do të trajnohen si mjekët, ashtu dhe infermieret.”

Sa problem të madh përbëjnë sëmundjet e zemrës në Bullgari?

“Bullgaria është e dyta në Evropë pas Hungarisë për nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja pasuar nga ato – thotë doc. Nikollaj Dimitrov. – Sëmundjet e zemrës kanë të bëjnë me gjenet, mënyrën e të ushqyerit dhe me mënyrën e jetesës në përgjithësi. D.m.th. bëhet fjalë për një sërë faktorësh. Sigurisht se, duhet t’i shohim gjërat me pozitivizëm. Më tepër nevojitet profilaksia primare, d.m.th. paraprakisht t’i mbrojmë njerëzit nga sëmundjet, se sa t’i mjekojmë ata pasi janë sëmurë. Ideja është që t’ua bëjmë njerëzve jetën më të mirë dhe sa më të shumë nga ata të jenë të shëndoshë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD