Pavarësisht uljes së sektorit të bujqësisë në përgjithësi në Bullgari, prodhimi i drithërave dhe bujqësia bio shënojnë rritje. Kjo e fundit është një sektor i ri në vend. Aktualisht toka e përpunuar në mënyrë biologjike është rreth 40 mijë akra ose 1% e të gjithë tokës bujqësore në Bullgari.
“Në periudhën 2006-2012 numri i bujqësorëve ekologjikë u dhjetëfishua – sqaron Stoillko Apostollov, menaxheri i Fondacionit “Bioselena”. – Toka bujqësore, e menaxhuar në mënyrë biologjike, gjithashtu u rrit 6 herë.”
Tendenca e rritjes në këtë sektor është e padyshimtë. Gjatë 2012-ës bujqësorët bio ishin me 90 për qind më shumë kundrejt vitit 2011. Ndërsa sipërfaqja e tokës bio u rrit me 60 për qind kundrejt një viti më parë. Gjatë 2012-ës qarkullimi i tregut të prodhimeve bio në Bullgari shënoi rritje prej 40 për qind në bazë vjetore. Shitjet në dyqanet e specializuara bio u rritën me 20 për qind, kurse ato në rrjetet e dyqaneve – me 50 për qind. Tregtia me produktet bio u dyfishua. Gjatë 2013-ës pritet të shtohen shitjet e produkteve bio.
Subvencionet e BE-së mundësojnë zhvillimin e bujqësisë bio në Bullgari. Sipas ekspertëve, vendi është shumë i favorshëm për këtë lloj modern të bujqësisë. Bullgaria disponon tokë pjellore dhe gëzon tradita shumëvjeçare në sektorin e bujqësisë. Produktet bio të prodhuara në vend, tanimë njihen në tregun botëror.
© Foto: arkiv
“Aktualisht hit janë vajrat eterike. Bullgaria është e para për nga sasitë e vajit të trëndafilit, që eksporton në Evropë. Ky është një produkt i cilësisë së lartë dhe i shtrenjtë – thotë z. Apostollov. – Mbase jemi në vendin e katërt në Evropë për nga familjet e bletëve me certifikatë. Prodhuesit e perimeve dhe frutave bio nuk janë shumë për nga numri, por janë prodhues të mëdhenj. Bullgaria është prijëse në eksportin e barnave kuruese, të kërpudhave, luleshtrydheve, manaferrave, mjedrave dhe të frutave të tjera. Lehtësisht marrim certifikata për këto bimë sepse kemi territore të mëdha dhe të pastra ku të rriten.”
© Foto: newthraciangold.eu
Mundësi të madhe për t’u zhvilluar bujqësia bio jep politika e përbashkët e BE-së në këtë fushë në periudhën 2014-2020. Aktualisht ekspertët në Bullgari janë duke përpiluar skemën e absorbimit të parave të BE-së. Do të stimulohet blegtoria bio. Deri tashti parat shtesë i drejtoheshin vetëm bujqësisë.
“Ne propozojmë që blegtorëve dhe bujqësorëve bio t’u jepen kompensime kështu që të mbulojnë shpenzimet suplementare që kanë – komenton z. Apostollov. – Në prodhimin bio puna më e madhe kryhet me dorë që punë është më e shtrenjtë se puna mekanike. Po ashtu paguhet suplementarisht për të nxjerrë certifikatë. Preparatet për trajtimin e tokës gjithashtu kushtojnë më shumë se preparatet e zakonshme. Ja dhe një shembull – kur rritet një lopë në mënyrë konvencionale nevojiten më pak metra sipërfaqeje se sa të rritet ajo në mënyrë bio. Kafsha duhet të ketë më shumë hapësirë për të lëvizur.”
© Foto: bioselena.com
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..