Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjitja e Zotit Krisht në qiej dhe Rrëshajat

Miniatura “Ngjitja e Zotit Krisht në qiej” nga ungjilli sirian i shekullit të VI i murgut Ravula
Foto: arkiv
Festa e madhe “Ngjitja e Zotit Krisht në qiej” është 40 ditë pas Pashkëve dhe gjithmonë bie ditën e enjte /sivjet festa shënohet më 13 qershor/. Këtë ditë të krishterët festojnë ngjitjen e Krishtit të ringjallur në qiej. Shpëtimtari shëtitej në botë 40 ditë, duke predikuar dhe duke biseduar me apostujt. Pasi mbaroi predikimin e tij të fundit para nxënësve dhe Shën Mërisë, buzë malit Eleon, Krishti u ngjit në qiej tek i Ati i tij.

Bullgarët e quajnë këtë ditë Spasovden /Dita e Spasit/. Në fakt në kalendarin ortodoks nuk ekziston shenjtor me emrin Spas. Emri i tij vjen nga etimologjia popullore e festës, sepse me ngjitjen e Krishtit mbaron dhe aktin e shpëtimit të njeriut /Spas vjen nga shkurtimi i fjalës spasitel – shpëtimtar përkthyer shqip/. Sipas besimeve popullore shpirtrat e të vdekurve “ishin lëshuar” Të Enjten e Madhe dhe gjatë festës së Ngjitjes së Krishtit në qiej Zoti i pret përsëri. Prandaj herët në mëngjes gratë shkojnë tek varrezat dhe shpërndajnë bukë dhe grurë të zier si shenjë respekti ndaj të afërmve të tyre të vdekur. Ka një traditë, sipas së cilës në Ditën e Spasit përsëri bojatisen vezë të kuqe dhe ndahen për kujtim të të vdekurve. Në përfytyrimin popullor shpirtrat e të vdekurve vijnë në tokë si bletë, ose miza të vogla. Prandaj dikur populli i ka hapur dyert dhe dritaret, që të dalin shpirtrat dhe të kthehen në qiell. Ditën e shtunë pas Festës së Ngjitjes së Zotit Krisht, është Dita e të Vdekurve, kur njerëzit ndajnë qershi në varreza. Gjatë festës drejtohen lutje për shi dhe mbrojtje nga breshëri. Sipas traditës këtë ditë nuk duhet të lajmë, të endim, të qepim dhe ta lërojmë arën. Njerëzit kanë besuar se shiu, i cili bie në Spasovden është i vlershëm, sa shiu, i cili bie gjatë Ditës së Shën Gjergjit. Vajzat dhe djemtë kanë shëtitur, duke kënduar nëpër arat dhe kopshtet. Në këtë mënyrë ata i kanë drejtuar lutje Zotit për të dërguar pak shi. Që në kohërat e lashta njerëzit kanë besuar se rreth kësaj dite kanë ardhur shtojzovalle, të cilat kanë mjekuar sëmundje më të ndryshme. Lulja e tyre e dashur ka qenë i ashtuquajturi “Rosen” / Dictamnus/ – lulja e shtojzovalleve. Ajo ka çelur vetëm gjatë natës me të gdhirë Spasovdeni. Atëherë shtojzovallet e kanë mbledhur dhe i kanë zbukuruar flokët e tyre. Sipas traditës gjatë natës para Ditës së Spasit të sëmurët shkojnë për të fjetur nëpër livadhet me këtë lule dhe afër një burimi të shenjtë, ose ndonjë kishe. I sëmuri shtrihet dhe afër kokës së tij vihet ndonjë dhuratë për shtojzovallet – bukë, verë, çorape, ujë. Besohet se gjatë natës shtojzovallet do të vijnë dhe do t’i sjellin atij shenjë nëse do të shërohet apo jo. Pastaj të gjithë duhet të pinë nga uji në vazhdim të 40 ditëve. Dita e Spasit është festë profesionale e bukëtarëve, shoferëve, punonjësve ndërtimorë, hotelierëve. Festën e emrit e kanë të gjithë, që quhen Spas dhe Spaska.

Festa “Rrëshajat”, ose “Pentikostia” është një festë e madhe e krishterë. Ajo lavdëron paraqitjen e Shpirtit të Shenjtë para apostujve, pesëdhjetë ditë pas Ngjalljes së Krishtit /sivjet më 23 qershor/. Pentikostia konsiderohet si momenti i lindjes së kishës së krishterë. Sipas Biblës gjatë Ditës së Rrëshajave apostujt bashkë me Shën Mërinë dhe besimtarë të tjerë luteshin në një godinë në Jerusalem, ku u mbajt dhe Darka e Fshehtë. Papritmas para tyre u duk Shpirti i Shenjtë. Në momentin e ardhjes së Tij, në formën e gjuhëve të zjarrta, apostujt e hetuan në vete një fuqi të mrekullueshme shpirtërore. Shpirti i Shenjt i pastroi nga të gjitha interesat tokësore dhe materiale dhe e largoi prej tyre çdo frikë. Të forcuar me këtë Shpirt, ata filluan të predikojnë publikisht në gjuhët e popujve të ndryshëm në tregje dhe rrugë doktrinën e Krishtit.

Ditën e hënë pas Rrëshajave është festa kushtuar Shpirtit të Shenjtë, i cili në ikonografi paraqitet si pëllumb. Kjo ditë është lidhur me kultin ndaj të vdekurve. Sipas besimeve popullore gjatë kësaj dite, si dhe gjatë Ditës së Spasit, shpirtrat e të vdekurve, të lëshuara gjatë Pashkëve, kthehen përsëri. Këtë ditë, herët në mëngjes, gratë sjellin në varreza gjethe arri, me të cilat mbulojnë varret. Në këtë mënyrë ata u bëjnë hije të vdekurve. Me gjethe arri mbulohet dhe dyshemeja e kishës. Besimtarët gjunjëzohen mbi të dhe me sy të mbyllur “shohin” të afërmit e tyre të vdekur.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: doc. d-r Valentina Sharllanova nga Instituti i Etnologjisë dhe Folkloristikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD