Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Uji dhe toka për bujqit – prioritetet e bujqësisë bullgare

Rimëkëmbja e sistemit të ujitës është ndër prioritetet në strategjinë bujqësore.
Foto: wikipedia.org
Para dy muajsh presidenti bullgar Rosen Plevneliev i rekomandoi qeverisë së përkohshme bullgare për të përgatitur një strategji kombëtare për zhvillimin e bujqësisë në Bullgari – një prej sektorëve, i cili është në gjendje më të keqe. Dokumenti tashmë është pothuaj i gatshëm dhe do të ofrohet për t’u diskutuar nga Parlamenti i porsazgjedhur. Ministri i deritanishëm i bujqësisë prof. Ivan Stankov përvijoi para gazetarëve prioritetet kryesore të strategjisë në përgatitje. Ndër problemet më të ngutshme, të cilat duhet të zgjidhen sa më shpejt, është rimëkëmbja e sistemit ujitës në vend dhe furnizimi me tokë i bujqve bullgarë.

Projekti dhe strategjia për zhvillimin e bujqësisë bullgare nënvizon rëndësinë e sektorit të prodhimit të grurit, i cili është në gjendje të mirë dhe ka një kontribut të konsiderueshëm në eksportin e prodhimit bujqësor. Mirëpo në të ardhmen duhet të merren masa të ngutshme dhe të krijohet një resurs i konsiderueshëm për stimulimin e prodhimit të perimeve dhe frutave. Sipas Ivan Stankovit gjendja e tij në momentin e tanishëm është “katastrofike” . Sipas fjalëve të tij e tillë është situata edhe në blegtori.

© Foto: BGNES

“Vetëm nga 10 deri më 20 për qind prej frutave dhe perimeve të domosdoshme për vendin prodhohen te ne – vuri në dukje prof. Stankov. – Kurse 80-90 përqindjet e tjera importohen nga jashtë dhe zakonisht janë me cilësi të ulët. Prandaj mendojmë se rritja e frutave dhe perimeve duhet të jetë një prioritet shumë i rëndësishëm strategjik. Ky sektor mund të sigurojë shumë vende të reja pune dhe vlerë të shtuar. Për ne është me rëndësi të madhe të stimulohet dhe të zhvillohet blegtoria, një degë, që gjithashtu u prek nga kriza gjatë periudhës së kalimit drejt ekonomisë së tregut në Bullgari. Rritja e deleve për shembull është shumë e kufizuar – numri i kafshëve të rritua është ulur 10 herë në krahasim me vitet më të mira 1984-1985. Kriza është drastike edhe sa i përket rritjes së derreve. Në vitin 1989-1990 numri i tyre ka qenë 4,5 mln, kurse tani ato janë afro 650 mijë. Vetëm sektori i rritjes së pulave zhvillohet relativisht mirë, megjithëse edhe atje ka ulje. Si rezultat i kësaj aktualisht Bullgaria importon 40 për qind të mishit të bardh dhe 60 për qind të mishit të kuq. Kjo, që më shqetësoi shumë, është se kullotat, livadhet dhe tokat e përpunuara të fondeve bashkiake dhe shtetërore janë shpërndarë në mënyrë të papërshtatshme. Mbi gjysmën e këtyre tokave u janë dhënë njerëzve, të cilët nuk rritin kafshë dhe kjo duhet të korrigjohet sa më shpejt.”

Kriza në blegtorinë bullgare, si dhe rritja e perimeve dhe frutave, i detyrohet në një shkallë të madhe mungesës së subvencioneve shtetërore për këta sektorë gjatë dy dekadave të fundit, kurse pas hyrjes së vendit në BE nga subvencionet evropiane përfituan kryesisht bujqit e mëdhenj, të cilët prodhojnë grurë. Kështu afro 80 për qind e këtyre subvencioneve ishin përdorur vetëm nga 4 për qind e bujqve. Prandaj ka nevojë për ndryshim të konsiderueshëm të mënyrës së aplikimit të tavanit të subvencioneve për një prodhues. Ka dy probleme të tjera të mëdha, të cilat e pengojnë zhvillimin e dy sektorëve të përmendur. Sa u përket perimeve dhe frutave, kjo është mungesa, ose thënë më saktë asgjësimi i sistemit ujitës në vend. Rimëkëmbja e tij më e shpejt është një prej prioriteteve kryesore të strategjisë së përgatitur. Për këtë qëllim do të përdoret financimi i Politikës së përgjithshme bujqësore të BE-së nëpërmjet Programit për zhvillimin e rajoneve rurale. Sa i përket blegtorisë, atje problemi më i madh është mungesa e tokës. Kështu fermerët, të cilët nuk disponojnë tokë, nuk marrin subvencione për sipërfaqet e parashikuara.

© Foto: EPA/BGNES

Tani rritja e deleve në Bullgari është shumë e kufizuar.

“Fermerët tanë duhet të marrin tokë. Kjo është e detyrueshme – është i mendimit prof. Radosllav Sllavov nga Universiteti trak, një prej autorëve të strategjisë. – Një pjesë e madhe e pronarëve të tokës te ne nuk kanë tokë, ose kanë shumë pak tokë. Prandaj blegtoria bullgare është në agoni dhe ka nevojë për iniciativa të ngutshme legjislative.”

Strategjia parashikon gjithashtu inkurajimin e bio-bujqësisë dhe zhvillimin e industrisë ushqimore, si dhe masa për rritjen e vëllimit të produkteve ushqimore bullgare në vargjet e mëdha të huaja tregtare në territorin tonë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD
Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD