Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngë nga krahina e Trënit në interpretim të Anushka Mihajllovës

Anushka Mihajllova dhe kavallxhiu Nikolla Gançev.
Foto: arkiv
Në Bullgarinë Perëndimore, rreth qytetit Trën, është formuar një dialekt specifik. Anushka Mihajllova është një përfaqësuese e tij e shquar. Ajo ka lindur më 3 prill 1933 në Sofje, por u rrit në fshatrat Odranica dhe Vidrar, afër Trënit, ku i kanë rrënjat prindërit e saj.

Anushka Mihajllova e ka mësuar folklorin në një mjedis të natyrshëm në fshat. Shumicën e këngëve i ka mësuar nga gjyshi i saj, që ka pasur një zë shumë të bukur. Fati i mirë e ka orientuar ndaj muzikës. Në kryeqytet, ku banonin prindërit e saj, ajo mësonte në Gjimnazin e tretë për vajza. Në një konkurs rinor muzikore midis gjimnazeve Anushka Mihajllova fitoi çmimin e parë. Atëherë në komision ishte Georgi Bojaxhiev nga redaksia “Muzika Popullore” e Radio Sofjes. Në fakt ai zbuloi talentin e saj muzikor dhe e ftoi për të incizuar këngë nga krahina e Trënit. Kështu, në vitin 1949 këngët “Mos ki frikë, o Rado nga burrat e Kërxhalit” dhe “Është ulur Marko me nënën për të ngrënë darkë” u bënë këngët e para të Anushka Mihajllovës, të incizuara në fondin e Radios Kombëtare Bullgare.

“Këngët e Trënit janë unikale – thotë këngëtarja me krenari. – Ne jemi disa metra larg Serbisë, por nuk vëzhgohet ndikim serb. Ne jemi disa metra si të thuash larg Krahinës së Shopëve rreth Sofjes, por këngët tona nuk janë si ato të Shopllukut. Ato janë specifike, nga Trëni dhe janë shumë vështirë për t’u kënduar. Ne, nga Trëni, krenohemi për folklorin tonë unikal. Këngët tona i kanë të gjitha ritmet, të cilat ekzistojnë në muzikën popullore bullgare. Në krahinën e shopëve këndohet në mënyrë më të fortë, më të theksuar, gjersa te ne nuk është kështu. Zëri im është më i butë, më lirik. Shumë interesante janë këngët, të cilët interpretohen në rastet festive – dasma, pagëzime dhe festa të tjera të mëdha, dhe janë vështirë për t’u kënduar. Në fshat këto këngë këndoheshin vetëm nga dy-tre veta. Për fat të keq sot rajoni ynë u shpopullua, shpresoj që kënga e Trënit të mos vdesë.”

Në vitin 1951 këngëtarja filloi së kënduari në Ansamblin e porsaformuar “Filip Kutev”. Atje mbeti më shumë se tri dekada deri në pensionimin e vet në vitin 1985. Krahas punës në ansambël ajo mbaroi filologji frënge në Universitetin e Sofjes, por mori vendim për t’u mbetur në Ansamblin “Filip Kutev”, ku ndihmoi në përgatitjen e karakteristikave krijuese të këngëtareve, përkthente gjatë turneve dhe delegacioneve shtetërore nga jashtë, ku ansambli paraqiste pasurinë folklorike të vendit. Për të gjitha këto vite të kaluara me Ansamblin “Filip Kutev” Anushka Mihajllova flet me ndjenja më të mira.

Pasi u pensionua Anushka Mihajllova filloi të merret me veprimtari pedagogjike. U nis për në Rodope për të dhënë mësime në frëngjisht. Atje kaloi gjashtë vjet, plot kujtime të mrekullueshme. Anushka Mihajllova ka dy fëmijë, katër nipër dhe katër stërnipër.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD

Irina Florin dhe kënga e saj “Ngjyra vjollce”

Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..

botuar më 24-08-19 2.05.MD