Më 2010-a Kiçka Savova shënon 60 vjet nga incizimi i saj i parë në Radion Kombëtare në Stara Zagora. Të njëjtit vit në vendlindjen e saj – fshatin Slladun në jug të Bullgarisë u mbajt edicioni i parë i konkursit kushtuar interpretimeve të këngëtares. Sivjet ishte edicioni i tretë ku u mblodhën shumë adhurues të folklorit të krahinës etnografike Traki. Ideja e këtij konkursi është e kryetarit të komunës Stefan Stojanov. Sipas rregullave, nuk ka moshë të caktuar për pjesëmarrësit në konkurs. Kushti i vetëm është se ata duhet të prezantojnë së paku një nga interpretimet e repertorit të Kiçka Savovës. Para disa vitesh në treg u nxor jetëshkrimi i saj ku janë të botuara rreth 170 këngë të regjistruara me nota. Aktualisht përgatitet për t’u botuar një përmbledhje e re këngësh.
“Sivjet konkursi ishte në nivel shumë të lartë – rrëfen znj. Savova. – Interpretimet ishin shumë të suksesshme. Pjesëmarrësit ishin të moshës nga 4 deri në 86 vjeç. Juria e përbërë nga profesionalistët dëgjuan dhjetëra formacione dhe interpretues individualë. Ata erdhën nga qytete të ndryshme të Bullgarisë – nga Smoljan, Burgas, Plovdiv etj. Situata ishte e tensionuar, por u takova me disa solistë dhe grupe. Patëm bisedime të këndshme dhe interpretime të përbashkëta. Jam e kënaqur se, aq shumë njerëz pëlqejnë muzikën popullore dhe vazhdojnë traditat tona shumëshekullore.”
DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..
Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..
Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai..