Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hashim Thaçi: BE-ja nuk duhet të vonohet as me Kosovën, as me rajonin

Foto: BGNES

Brenda vizitës së tij njëditore zyrtare në Sofje më 15 maj, kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi u takua me presidentin e Bullgarisë, z. Rosen Plevneliev dhe me homologun e tij bullgar, z. Marin Rajkov.

Siç vetë tha lideri i Kosovës takimet ishin të shkëlqyeshme. “Më vjen mirë se kompanitë bullgare po vijnë, po investojnë dhe po ndërtojnë në Kosovë”, deklaroi z. Thaçi për Radio Kombëtare Bullgare, duke i bërë ftesë biznesit bullgar që të vendoset në tregun e Kosovës. Kryeministri theksoi këto fusha të bashkëpunimit: privatizim, agrikulturë, turizëm, miniera, energjetikë etj.

© Foto: BGNES

“Marrëveshja e arritur midis Kosovës dhe Serbisë ka rëndësi historike për realizimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, si dhe për stabilitetin dhe prosperitetin e tërë regjionit”, tha presidentin bullgar Rosen Plevneliev gjatë bisedimeve me kryeministrin Hashim Thaçi.

Në intervistën e dhënë për Radio Kombëtare Bullgare, z. Hashim Thaçi flet rreth rëndësisë së Marrëveshjes Prishtinë-Beograd, thekson proceset integruese të rajonit drejt BE-së dhe NATO-s dhe diskuton situata etnike në Maqedoni. Çfarë pret kryeministri Thaçi nga takimi me kryeministrin Daçiç dhe çfarë janë raportet midis Bullgarisë dhe Kosovës, do të mësoni po të shkarkoni intervistën e mësipërme.
По публикацията работи: Nikollaj Krëstev; Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD