Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violinisti prof. Angell Stankov – “Muzika ndërton ura midis njerëzve”

Angell Stankov ka lindur në vitin 1948 në Sofje. Interesin e tij të parë ndaj muzikës e provokoi i ati, avokat për nga profesioni.

© Foto: arkiv

“Isha shumë i vogël, banonim në Knjazhevo (një lagje në Sofje në afërsi të malit Vitosha). Babi im më bëri një violinë prej druri. Kjo u bë një prej lodrave të mia më të dashura, me të cilën luaja ditë të tëra në kopsht – thotë Angell Stankov. – Më vonë në lagje krijuan një shkollë muzikore dhe prindërit e mi më regjistruan atje. Drejtori i shkollës dhe mësuesi im i parë ishte Boris Karadimçev. Kështu fillova t’i bie violinës. Një prej njerëzve, i cili luajti një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin tim profesional është Leon Surozhon. Ai nguli këmbë para prindërve të mi për t’i vazhduar mësimet muzikore. Duhet të përmend dhe muzikantin me famë botërore Ruxhiero Riçi, i cili rekomandoi emrin tim para Manuk Parikjanit për specializant në Londër. Atje punova edhe me Ifra Nijman. U jam mirënjohës të gjithë kolegëve të mi, të cilët më ndihmonin kur isha në filarmoni. Kisha mundësinë për të interpretuar bashkë me dirigjentët më të mëdhenj, gjë që është shumë e rëndësishme për formimin e një muzikanti.”

Përveç violinës Angell Stankov ka mësuar edhe për dirigjent te Hristo Ivanov, Dobrin Petkov, Asen Najdenov etj. Ai është dirigjent, interpretues solo dhe në orkestra dhome, koncertmaestër i Filarmonisë së Sofjes. Ka pasur shfaqje muzikore në Evropë, Azi, në Amerikën Veriore dhe Jugore. Në vazhdim të pothuaj katër dekadave ka luajtur në violinë në duet me prof. Josif Radionov. Koncerti i tyre i parë i përbashkët u zhvillua në vitin 1974. “Ne u njohëm që si fëmijë, sepse prindërit tanë ishin miq” – thotë Angell Stankov. Ata të dy janë laureatë të konkursit “Lira e artë”. Janë mbajtës të çmimit të parë dhe medaljes së artë të konkursit ndërkombëtar për muzikë dhome në Osaka të Japonisë në vitin 1993, si dhe të shumë çmimeve të tjera prestigjioze.
Në vitin 2009 violinisti mori ndoshta njohjen më të madhe në karrierën e tij. Ai u bë muzikanti i parë i dekoruar me urdhër nga mbretëresha Elizabeth II.

Angell Stankov ka qenë zëvendës-rektor i Akademisë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov” në periudhën 1999-2008. Aktualisht jep mësime të muzikës së dhomës dhe të violinës në akademi. Ja se çfarë na tregoi ai për sukseset e studentëve të tij:

“Nxënësi im Sanxhar Sapaev nga Uzbekistani fitoi konkursin ndërkombëtar për muzikë austriake dhe interpretoi koncertin e Bethovenit bashkë me orkestrën akademike simfonike. Kam akoma dy nxënëse shumë të talentuara – Marta Taneva dhe Jana Zelenogorska. Shpresoj se do të vazhdojnë të zhvillohen kaq mirë edhe në të ardhmen. Gëzohem se trioja ime për piano fitoi çmimin e parë për muzikë dhome në konkursin e 16-të të “Rotary Club” në Edrene.”

Në fund të prillit Angell Stankov ishte dirigjent i një koncerti të Filarmonisë së Sofjes me rastin e përvjetorit të vet të 65-të. Solistë ishin JES Trio nga Vjena e Austrisë dhe majori anglez Iën Makdonald, i cili i bie gajdes skoceze. Në fillim të majit bashkë me kolegët e tij nga kuarteti “Sofja” Angell Stankovi paraqiti dy prej kuarteteve “Razumovski” të Ludvig Van Bethovenit – № 1 dhe № 3, kurse pas kësaj ishte solist i orkestrës simfonike “Sliven” me rastin e 80 vjetorit të saj. Në fund të majit bashkë me Bozhidar Noevin (piano), Ivan Ivanovin (kontrabas) dhe përsëri me kuartetin “Sofja” Angell Stankov do të paraqesë vepra të Franc Shubertit, kurse në mes të korrikut do të jetë solist dhe dirigjent i një koncerti me orkestrën “Simfonieta”.

Po të doni të dëgjoni interpretime të zgjedhura të prof. Angell Stankovit, klikoni mbi ikonën AUDIO!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD