Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi i rokut “Siluetë”: “Shiko brenda vetës suaj”

Foto: siluetrock.com
Kënga “Shiko brenda vetes suaj” është ndër kompozimet e grupit të muzikës rok “Siluetë” që kompozime janë të përfshira në albumin e tij të ri me të njëjtin titull. Anëtarët e “Siluetës” pohojnë se idetë u vijnë në mënyrë spontane. Në grup janë Mariana Dobreva (vokal, kitarë dhe tastierë), Maria Djulgerova (kitarë bas dhe vokal), Martin Profirov (bateri), Bogdan Dimitrov (kitarë) dhe Mihaella Mihallova (violinë, perkusione dhe tastierë).

“Këto janë kompozime të krijuara dhe të incizuara dy vitet e fundit – sqaron Mariana. – Shumë kohë kemi punuar mbi albumin. Deshëm të përsosnim çdo gjë – nga akordi i parë gjerë kopertinës së CD-së. Për mendimin tim ky album sjell shikimi ynë brenda vetes sonë – si muzikantë dhe njerëz të thjeshtë. Në kopertinën e CD-së janë shkruar emrat e 9 këngëve, por në fakt janë 10. Ka një dhuratë speciale për dëgjuesit tanë.”

Muzika dhe pjesa e madhe e teksteve në projektin e ri muzikor të “Siluetës” janë të autorit. Disa kanë shkruar nga grupi, ndërsa tri tekste të tjera i përkasin autorit anglez të këngëve Phil Jackson. E këtij të fundit është kënga “Share Your Love” (Shpërndaje dashurinë tuaj). Kënga ia solli grupit “Siluetë” çmimin e gazetarëve në Konkursin e Radios Kombëtare Bullgare “Pranvera e Artë 2011”.

“Siluetë” është një grup i muzikës rok. Ai u themelua më 1999 në qytetin bregdetar Burgas. Fillimisht muzikantët kanë interpretuar versione të këngëve origjinale. Pas kësaj, kanë kaluar disa vite në Norvegji ku lindën këngët e para të autorit. Stili i grupit është bashkimi i rokut klasik me atë melodik. Gjatë 2006-ës muzikantët janë kthyer në Bullgari dhe atëherë kanë incizuar këngën e tyre të parë “Vrapoj”. Që nga ai moment marrin pjesë aktive në koncerte dhe festivale kombëtare. Më 2008 doli albumi i parë i grupit me titullin “Rruga”. Në të njëjtin vit muzikantët sollën “Uriah Heep” në Festivalin “July Morning”. Në Festivalin “Spirit of Burgas” (Shpirti i Burgasit) luajtën bashkë me grupin e mirënjohur “Fun Lovin’Criminals”.

Në laboratorin e gripit “Siluetë”, të quajtur “Rock School Studio” muzikantët punojnë mbi projektet e tyre. Laboratori gjendet brenda një shkolle.
“Me këngën “Në pritje të erës” fituam çmimin e publikut gjatë 2010-ës – thotë Mariana. – Ishim shumë të kënaqur me këtë vlerësim. Përveç këtij interpretimi, në eter është dëgjuar dhe kënga “Si bërtet” nga albumi i ri. Kompozimet e tjera akoma nuk i kemi interpretuar para publikut. Këto i krijuam disa muaj para se të dalë albumi. Vetes nuk i kemi vënë kufi. Ka këngë në bullgarisht, ka dhe në anglisht. Kjo nuk është një zgjedhje e menduar, gjërat u bënë në mënyre natyrale. Besoj se dëgjuesve do t’u pëlqejnë.”

Zakonisht në verë grupi “Siluetë” i ngjitet skenës së ngjarjeve muzikore, sidomos në ato që organizohen në bregdet.
“Sivjet në qershor fillojmë të marrim pjesë në festivale të muzikës rok – bën të ditur Mariana. – Do të shkojmë në festivalin në Shkup. Pas kësaj, do të interpretojmë në koncertin e Joe Lynn Turner-it në Burgas para se të dalë ai në skenë. Mbase do të marrim pjesë në “Spirtit of Burgas” si dhe në “Mindia Rock Fest”. Përpiqemi të interpretojmë në çdo ngjarje të muzikës rok që organizohet në vend.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Loti i fundit” i këngëtares Mihaella Fileva

Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për të, pasi ajo merr drejtimin e një artisti të vetë-prodhuar me një shpërndarës të ri dhe një kanal..

botuar më 25-01-15 8.10.PD

Papi Hans me një projekt të ri emocional – “Parkingu”

Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..

botuar më 25-01-14 8.10.PD
Grupi Tangra

"Qyteti ynë"

Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..

botuar më 25-01-13 8.25.PD