Klarinetisti Petko Radev është shumë i nderuar mes muzikantëve. Ka lindur më 9 prill 1933 në fshatin Svoboda të rrethit Haskovo. Ka trashëguar dashurinë për klarinetën nga babai i tij. Fillimisht, ka interpretuar muzikë popullore me orkestra të ndryshme popullore. Më pas është regjistruar në Akademinë Muzikore të Sofjes në degën e muzikës klasike.
Në Bukuresht ka marrë pjesë në një konkurs në kuadër të Festivalit Botëror të Rinisë, ku ka fituar çmimin e parë. Duke qenë student, është paraqitur në Garën e Tretë Kombëtare për muzikantët që i bien instrumentit dhe është dekoruar me çmimin e parë. Në atë kohë veglave frymore prej druri garonin në një grup bashkë me flautin, oboen dhe fagotin. Kështu që Petko Radev ka korrur në të vërtetë sukses të madh. Më 1957 ai ka fituar dhe çmimin prestigjioz në Konkursin Ndërkombëatr të Muzikës në Gjenevë. Është punësuar si klarinetist kryesor në orkestrën e radios dhe nga viti 1961 është i pari dhe në Filarmoninë e Sofjes.
Më 1974 Petko Radev ka fituar një konkurs në Teatrin e Operës të Milanos dhe 11 vite me radhë ka qenë klarinetist kryesor në të. “Gjatë kësaj periudhe kam marrë pjesë në shumë spektakle dhe koncerte bashkë me disa nga dirigjentët më të mëdhenj të ditës – thotë muzikanti. – Ndër ta janë Klaudio Abado dhe Rikardo Muti. Mysafirë kanë qenë dhe këngëtarë të operës të famshëm botërisht si Pavaroti, Domingo, bullgarët Gjaurov dhe Kabaivanska. Kjo ishte njëra nga periudhat më të mira në karrierën time.”
© Foto: arkiv personal
Para se të shkojë në Milano, Petko Radev ka ligjëruar në Akademinë e Muzikës në vend. “Pata fat se në klasën time ishin klarinetistë shumë të mirë – thotë Petko Radev. – Pasi i kryen studimet, ata u punësuan në SHBA, Austri, Britaninë e Madhe etj. Në operë teatër, muzikë dhe në filarmoni në Bullgari gjithashtu punojnë nxënës të mi.”
Petko Radev përkushtohet dhe në muzikën popullore. Ai është një interpretues i njohur, themelues i një orkestre, autor i disa nga valleve më të mira bullgare. Kështu që ka fituar reputacion të mirë në fushën e folklorit. Ai është etalonë e artit popullor. Njëra nga vallet e para të cilën ka incizuar me orkestrën e Ivan Kirevit është “Vallja e zhdrejtë e qytetit Sadovo”.
“Që nga koha kur isha në orkestrën e radios konkurroja me muzikantë të njohur popullorë – rrëfen Petko Radev. – Gjatë asaj kohe bëra incizimet e para me fizarmonicistët Kosta Kolev, Ivan Kirev, Ivan Shibilev dhe Emil Kolev. Takimi im me fizarmonicistin Petko Daçev më dha guxim që të themeloj një orkestër. Me atë pata koncerte në radio, televizion, nëpër gjithë Bullgarinë. Me orkestrën time incizuam vallet më të bukura dhe shoqëruam këngëtarë të njohur. Incizimet ruhen në Fondin e Radios Kombëtare Bullgare dhe janë nxjerrë në pllaka gramafoni dhe në CD.”
Petko Radev shpeshherë është ftuar në konkurrime kush luan më mirë si bilbil. Ai është ndër muzikantët të cilët ia kanë fituar klarinetës famën e një instrumenti solo. E madhe është domethënia e klarinetës në zhvillimin e muzikës popullore bullgare.
“Klarinetistët e sotëm janë mjeshtër të mëdhenj dhe kanë fituar shumë nga shembulli i Ivo Papazovit, thotë muzikanti Petko Radev. Ai ndan përvojën e tij në muzikë me të rinjtë. Ligjëron në Akademitë e Muzikës në Sofje dhe në Plovdiv, merr pjesë në seminare ndërkombëtare për muzikantë që i bien instrumentit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë..