Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Regjisori Xheki Komforti krijon filma për shpëtimin e hebrenjve bullgarë

Kuadër nga filmi “Xhazi ballkanik”
Foto: siff.bg
Përvjetori i 70-të i shpëtimit të afro 50 mijë hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore është një nga theksat tematikë të Sofja Film Fest. Gjatë javës së fundit të festivalit shikuesit patën mundësinë të ndjekin filma kushtuar kësaj ngjarjeje të rëndësishme, por pak të njohur në botë. Në kuadër të këtij programi regjisori Xheki Komforti paraqiti dy dokumentarë të tij – “Optimistët” dhe “Xhazi ballkanik”.

Xheki Komforti

© Foto: Veneta Pavllova

Xheki ka lindur në Izrael. Prindërit e tij janë hebrenj bullgarë, të cilët janë shpërngulur nga vendi dhe janë nga hebrenjtë e shpëtuar. Interesi i tij ndaj Bullgarisë dhe ngjarjeve nga përpara 70 vitesh u provokua nga një kuti me dy mijë fotografi të vjetra, të ruajtura nga gjyshja e tij. Këto janë fotografi, të cilat rrëfejnë për jetën e përditshme të hebrenjve në Bullgari. Në koleksionin e familjes Xheki shton akoma fotografi, të dhuruara nga të afërmit dhe shokët e tij.

Gjatë vitit 1990, në vigjilje të ndryshimeve demokratike, ai erdhi për herë të parë në Bullgari. “Arkivat ishin hapur gjerësisht. Njerëzit donin të na ndihmonin. Kisha ndjenjën se gjendesha në Ishullin e Thesarit dhe xhepat e mia nuk mund të mbanin më shumë gjëra – thotë ai. – Xheki vizitoi 20 qytete, në të cilat kishte komunitete hebraike, ku studioi arkiva të ndryshme, skanoi fotografi dhe dokumente, intervistoi mbi 120 veta – hebrenj bullgarë, të cilët banonin në Izrael, Bullgari dhe Spanjë, dhe disa bullgarë. Materiali i xhiruar nga ai ishte mbi 90 orë dhe pas një pune të madhe, gjatë vitit 2000 filmi “Optimistët” ishte i gatshëm. Filmi mori shumë çmime, ndër të cilat është çmimi i parë i Festivalit Ndërkombëtar në Jerusalem dhe Çmimi për Paqe nga Berlinale.

© Foto: theoptimists.com

“Kjo nuk është vetëm një histori. Ky është një film i vlerave. Në këtë film shohim njerëz të mrekullueshëm. Ndër ta ka mësues, një prift, një lider fetar, një bukëtar etj. Kemi shembuj të miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë” – na tregon regjisori për bullgarët, të cilët i kanë ndihmuar hebrenjtë në vitet e luftës.

Ndër njerëzit, me të cilat na takon filmi, është Penka Kasabova – motra e poetit të vdekur tragjikisht Geo Milev. Gjatë luftës ajo ka qenë drejtoreshë e një shkolle, e cila ka përgatitur mësuese fëmijësh. Pavarësisht nga ndalimet, Penka Kasabova ka pranuar katër vajza hebraike. Ndër to ka qenë dhe nëna e Xhekit. Në film një prift 92 vjeçar nga Pazarxhiku – ati Boris Harallampiev, i cili ka luftuar për shpëtimin e hebrenjve, reflekton për humanizmin, për tolerancën në komunikimin midis njerëzve me fe të ndryshme. Jemi dëshmitarë se si në saje të shoqërisë dhe guximit të mitropolitëve Stefan dhe Kirill, të 43 parlamentarëve me në krye kryetarin e Kuvendit Popullor Dimitër Peshev provat e depërtimit janë ndaluar. Kjo nuk ka ndodhur në kufijtë e vjetër të Bullgarisë. Mirëpo nga trojet e përfshira në Maqedoni dhe në Trakinë Perëndimore drejt kampeve në Poloni janë dërguar 11 343 veta.

Filmi prej 80 minutash mban titullin e orkestrës së njohur të xhazit “Optimistët”, krijuar në Bullgari nga Niko Kisimovi. Filmi i dytë i Xheki Komfortit , paraqitur në Sofia Film Fest, “Xhazi ballkanik” tregon për Nikon dhe historinë e jashtëzakonshme të shpëtimit të tij, por edhe për hapat e parë të xhazit në Bullgari.

Përveç filmave të tij, në programin kushtuar përvjetorit të 70-të të shpëtimit të hebrenjve bullgarë, ka dhe filma të disa regjisorëve bullgarë: Hristo Hristov, Ivan Niçev, Kostadin Bonev.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD