Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi energjetik në Bullgari po shkatërrohet

Foto: BGNES

Operatori Elektrik i Bullgarisë pakësoi të gjitha kapacitetet e prodhimit të energjisë elektrike me 40 për qind. Kjo u bë për t’u shpëtuar sistemi energjetik. Arsyeja është se u prodhuan sasi të mëdha të energjisë elektrike që sasi nuk mund konsumohen. Në Bullgari kapacitetet e instaluara janë rreth 12 mijë megavatesh, kurse konsumi është për 4300 megavate. Deri tani energjia e mbetur elektrike eksportohej. Mirëpo, eksporti u pakësua me më se 30 për qind. E vetmja mundësi është ndërprerja e një pjesë prej kapaciteteve.

Për shkak të rrezikut real të ndërprerjes së korrentit, Operatori Elektrik pakësoi prodhimin e elektroenergjisë nga burime ripërtëritëse energjetike, Centrali Bërthamor “Kozlloduj” dhe centralet e ngrohjes qendrore. Me kapacitete të plota vazhdojnë të punojnë vetëm një pjesë e hidrocentraleve, sepse ka rrezik nga tejkalimi i ujit të liqeneve artificiale. Këto kufizime bëhen sepse bilanci midis prodhimit dhe konsumit është i detyrueshëm dhe sepse duhet të garantohet niveli i duhur i sigurisë në pajtim me rregullat e BE-së.

Kapacitetet e Centralit Bërthamor “Kozlloduj” u pakësuan përafërsisht me 20 për qind. Humbjet janë në vlerë më se 9 mln euro. Disa nga parqet e erës dhe të diellit pakësuan prodhimin e korrentit, kurse të tjerët po presin të mbyllen. Në lidhje me ndërprerjen e centraleve të energjisë së gjelbër, Asociacioni Bullgar i Sistemeve Fotovoltaike theksoi se kjo është një shkelje e ashpër e legjislacionit bullgar e evropian. U pakësua dhe prodhimi i centraleve termike. 1500 minatorë kanë dalë në pushime të detyrueshme. Këta kërcënuan me greva. Centralet e ngrohjes qendrore gjithashtu u detyruan ta pakësojnë prodhimin e tyre. Një rrezik i madh përbëjnë liqenet artificiale. Tetë nga ato kanë nivele tepër të larta të ujit. “Po të zërë erë e fortë, liqenet artificiale mund të shkojnë drejt përmbytjes” – paralajmëroi drejtori i Drejtorisë së Administrimit Qendror pranë Operatorit Elektrik, z. Mitjo Hristozov. Fatkeqësisht parashikohet mot me reshje të mëdha shiu.

Arsyet të cilat çuan deri te kjo situatë janë disa, mendojnë ekspertët. Pra, rolin kryesor e ka eksporti i pakësuar i korrentit muajt e fundit. Çmimet e energjisë elektrike në rajon ranë, kurse centralet në Bullgari nuk treguan aftësi për t’u konkurruar në treg për shkak të taksës së lartë të eksportit. Tre muajt e parë të këtij viti konsumi në vend gjithashtu shënoi ulje me 13 për qind. Ky është pakësimi më i konsiderueshëm në industri.

Humbjet në sektorin energjetik llogariten mijëra mln euro vetëm nga korrenti i cili nuk u prodhua. Centralet e energjisë së gjelbër kanë marrëveshje të nënshkruara për blerjen e garantuar të energjisë elektrike. Kështu që, do t’i kërkojnë Kompanisë Elektrike Bullgare shpërblim dëmesh. Shumë nga centralet e energjisë së gjelbër kanë për të shlyer kredi dhe ka mundësi që të hasen me vështirësi financiare. Kështu presioni mbi bankat do të rritet. Mos i diskutojmë humbjet në industrinë e minierave.

Ndërkohë, kontrolli i Prokurorisë në sektorin energjetik konfirmoi se Kompania Elektrike Bullgare ka prodhuar korrent të tepruar dhe rregullatori i shtetit nuk e ka kontrolluar atë. U konstatua një sërë shkeljesh. P.sh., Kompania Elektrike Bullgare detyrohet të blejë 100 për qind të energjisë së prodhuar elektrike, pavarësisht nga kërkesat në treg. Bile me çmime më të larta se ato të lejueshme. Magjistratët parashikojnë t’i ngrënë Kompanisë Elektrike procedurë paragjyqësore.

“Bullgaria ka korrent të tepruar dhe duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë – cilin kapacitet ta ndërpresë dhe cilin – jo”, tha zv/ministri energjetik Bozhan Stojanov, duke theksuar: “Nëse sektori i energjetikës është një varkë, të gjithë ne jemi brenda saj, nëse varka po fillon të përmbytet secili prej nesh duhet të kontribuojë për ta shpëtuar atë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD