© Foto: BGNES
Më shumë hollësi për përvojën e qytetit Kjustendill sjell kryetari i bashkisë Petër Paunov: “Kur e morëm këtë vendim, ajo provokoi pakënaqësinë e tregtarëve, sepse ata nuk ishin të bindur, se do të gjejnë zgjidhje alternative të problemit. Mirëpo, pasi rirregulluam një takim midis tregtarëve vendor dhe prodhuesve të pakove prej letre, u bë e qartë, se propozimet e bëra iu përgjigjen kërkesave të tyre, duke përfshirë edhe çmimin. U jam mirënjohës dyqaneve ushqimore dhe zinxhirëve tregtarë në qytetin tonë, sepse vetë ata para përfundimit të afatit filluan të përdorin qeset ekologjike. Kështu ata treguan, se qeset prej najloni mund të zëvendësohen me qese ekologjike. Në fakt organizatat civile ishin nismëtarë të kësaj ideje të gjelbër. Bashkia vetëm shfaqi një pragmatizëm duke e përkrahur dhe duke e realizuar këtë ide.”
Si u realizua ideja?
Me një deklaratë në fillim të vitit çdo tregtar shpall çfarë lloji qese do të shfrytëzojë. Në rast se do të përdorë qeset prej najloni ai duhet të paguajë një taks nga 750 euro për metër katror sipërfaqe tregtare. Nga viti në vit numri i tregtarëve, që heqin dorë nga qeset prej najloni po rritet. Kështu qyteti Kjustendill për një periudhë të shkurtër u bë një nga vendbanimet më të pastra, sepse në ajër nuk fluturojnë qeset prej najloni.
Qyteti Kjustendill ishte pionier edhe në vendosjen e ndalesës së plotë të pirjes së duhanit në ambientin publik, duke përfshirë edhe restorantet. Ndalesa hyri në fuqi më 1 qershor të vitit 2012, megjithë peripecitë që hasi. Kryetari i bashkisë së qytetit Petër Paunov kujton: “Në fillim ndalesa u mirëprit, sepse ishte vera. Mirëpo me ardhjen e dimrit një pjesë prej tregtarëve filluan të shfaqin pakënaqësi, duke kërkuar shkaqe për vëllimet e ulura të qarkullimit jo në krizën dhe në asortimentin e kufizuar, por në ndalesën e pirjes së duhanit. Ata bënë një ankesë para gjyqit administrativ të qytetit, i cili e hoqi. Atëherë bashkia iu drejtua Gjyqit Suprem Administrativ, i cili ripohoi drejtësinë e ndalimit të pirjes së duhanit. Atëherë nisëm një dialog serioz me tregtarët dhe pronarët e lokaleve, kafeneve, restoranteve. Tani më se 90 për qind prej tyre e respektojnë ndalesën. Jemi dëshmitarë si në shtetet evropiane, në SHBA-në ndalesa të tilla janë të vendosura prej kohe dhe nuk diskutohen. Mirëpo, te ne morali është më tepër ballkanik dhe prandaj vështirë pajtohemi me ndalesat.”
Qyteti Kjustendill disponon një resurs jashtëzakonisht të çmueshëm. Ky vendbanim i lashtë shtrihet mbi një burim të madh të ujërave mineralë. Gjatë shekujve V dhe VI para erës sonë burimet minerale tërhoqën vëmendjen e trakëve, të cilët krijuan një vendbanim këtu. Pas tyre romakët e shndërruan në një qendër të rëndësishme tregtare dhe balneologjike, me emrin Pautallia.
© Foto: kustendil.bg
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..