Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në Ditën Botërore të Ujit

Foto: arkiv
Ka 20 vjet që bota shënon Ditën e Ujit – pasuria më e vlefshme e planetit tonë. Duke e ndier rëndësinë e ruajtjes të këtij birimi mahnitës të jetës gjithnjë e më shumë vende nëpër botë përfshihen në nismën me fushatat informuese për ujin. I tillë është dhe qëllimi i Urës Ndërkombëtare të Ujit, e cila organizohet çdo vit të dytë të radhës në bazë të idesë të Shoqatës bullgare “Unë e dua ujin”, të Klubit Ndërkombëtar SPA të menaxhimit dhe të Asociacionit Bullgar të Ujërave.

Ura Ndërkombëtare e Ujit bashkon festime të shumta në pikë të ndryshme të vendit dhe jashtë kushtuar Ditës Botërore të Ujit përmes një video-lidhjeje online në kohë reale. Kështu për shembull në Inter Expo Center Sofia po zhvillohet një takim i madh pune me temë “Urat e ujit drejt Evropës”. Ajo organizohet me ndihmën e Ministrisë së Mjedisit dhe të Ujërave dhe Agjencia Ekzekutive të Mjedisit. Takimi jep mundësi për dialog mbi prioritetet bazë, të prekura në Strategjinë e Komisionit Evropian për një partneritet evropian në inovacione në sferën e ujërave.

“Ideja është që të mbledhim përfaqësues nga ministritë e ndryshme, nga biznesi si dhe shumë njerëz të rinj, me të cilët të shqyrtojmë tema lidhur me ujin – thotë Antoaneta Sallfixh, kryetare e Shoqatës “Unë e dua ujin”. – Këto jenë aplikimet e teknologjive të reja në fushën e shfrytëzimit të resurseve të ujit. Ndaj urës ujore sivjet u përfshinë shumë qytete, bashki, si dhe organizata joqeveritare. Kjo me të vërtetë na gëzon shumë. Në rajonin Pançarevo, ka një program interesant dëfryes ku rreth pishinës minerale me ujë të ngrohtë mblidhen 250 fëmijë me mësueset e tyre. Në sajë të fondacionit “We are Water”, sivjet organizohet dhe një koncert online me pjesëmarrjen e fyelltarit Teodosij Spasov, i cili është dhe fytyra e fondacionit qëkurse ai ekziston. Festa të mëdha presim dhe në qytetet Bllagoevgrad, Smoljan, Llom, Ruse, Pleven, Bellovo dhe në qytetin e prekur kohët e fundit nga uragani, Gabrovo. Pikët, të cilat u përfshinë në Urën Ndërkombëtare të Ujit janë të pajisura me çdo gjë të domosdoshme, që të mund të realizojnë një lidhje online. Ato lidhen me sajtin www.waterbridge.info dhe transmetojnë në të. Në këtë mënyrë secili mundet në kohë reale të vërejë ngjarjet të cilat rastisin në të gjithë rrjetin e Urës Ndërkombëtare të Ujit. Ngjarjet janë nga më të ndryshmet dhe kudo ka dëfrime interesante për fëmijët – piktura, lojëra me ujë, etj. Ka dhe konkurse për piktura të fëmijëve, për fotografi, si dhe gara të ndryshme. Në shumë universitete organizohen tryeza të rrumbullakëta në të cilat studentët dhe pedagogët diskutojnë mbi çështje aktuale, lidhur me ujin.”

Në takimin në Inter Expo Center diskutohet dhe tema për pasuritë natyrore të Bullgarisë: “Vendi ynë me të vërtetë zotëron shumë burime malore me një ujë të shkëlqyer të pijshëm – shpjegon Antoaneta Sallfixh. – Një nga ligjëruesit është profesori Ignat Ignatov. Ai vite të gjata merret me studimin e ujit tonë malor dhe shpërndan lavdinë e saj nëpër të gjithë botën. Kjo është edhe një mundësi tjetër që të flasim për cilësitë e jashtëzakonshme të ujit të pijshëm në Bullgari, më në veçanti në kohë kur e gjithë bota rri në siklet se uji i pijshëm është duke u zhdukur. Në fakt, e vërteta është se, në Bullgari akoma ka ujë të mjaftueshëm, por që të mund të jetë kështu edhe në të ardhme duhet të ketë një drejtim të qëndrueshëm të resurseve ujore.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD