Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fushatë popullarizon familjet me shumë fëmijë

Foto: goliamotosemeistvo.com
“Formula “mami, babi dhe unë” del më e përhapur në shoqërinë bullgare. Modeli i familjes me një fëmijë gjithnjë e më shumë imponohet në saj të pakësimit të numrit të familjeve me shumë fëmijë. Detyrën ambicioze t’i anojnë peshoret në drejtim të kundërt ja kanë vënë vetes organizatorët e projektit “Familja e madhe bullgare”. Pas tij qëndrojnë gratë nga projekti “Multi mama” nga Fondacioni “Dua bebe”, i cili ndihmon familjet me probleme reproduktive dhe Revista “Kangur”, e cila i kushtohet rritjes së fëmijëve.

“Pakësimi i lindjeve vetëm gjatë vitit të kaluar kundrejt vitit të mëparshëm është rreth 10 për qind – thotë Vesella Zaharieva nga Revistës “Kangur”. – Në qoftë se fillojmë të llogarisim gjatë viteve mbrapa, statistika bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Sipas statistikës bullgarja lind mesatarisht rreth 1,4 fëmijë. Kjo do të thotë një ose dy fëmijë. Treguesi është i krahasueshëm me të dhënat për Evropën, por ajo, e cila është shumë shqetësuese është se në sajë të ritmeve të mëdha të emigracionit pakësohet me të vërtetë në mënyrë drastike. Sipas sociologëve, që të riprodhohet një komb lindjet duhet të jenë 2,1 fëmijë, me fjalë të tjera dy prindër të kenë dy dhe më shumë fëmijë. Në rastin bullgar, bile këto shifra nuk do të jenë të mjaftueshme, duke pasur parasysh rrymën e emigracionit. Që do të thotë se në qoftë se nuk ndërmerren masa të ngutshme për rritjen e lindjeve dhe kufizimin e rrymave të emigrantëve, kombi do të pakësohet me ritme të shpejta. Sipas prognozave sociologjike, në qoftë se tendencat aktuale për lindshmëri emigracion ruhen, gjatë vitit 2030 popullsia e Bullgarisë do të bjerë nën 6 milionë, kurse gjatë vitit 2050 mund të arrijë 4 milionë e 650 mijë veta.”

Për krahasim – popullsia e vendit në fillim të vitit 2011 ka qenë 7 400 000 veta. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Statistikor 54,8 për qind është pjesa e familjeve bullgare me dy anëtarë – me fjalë të tjera, të këtyre pa fëmijë. Familjet me një fëmijë janë 24,5 për qind, me 2 fëmijë – 17 për qind, kurse vetëm 3,7 për qind janë familjet me 3 dhe më shumë fëmijë.

“Këto janë të dhënat statistikore – shton Vesella Zaharieva. – Pas tyre qëndrojnë shumë shkaqe që situata të jetë e tillë. Por mendojmë që në kuadrin e kësaj fushate të mos të përqendrohemi kaq mbi shkaqet politike dhe sociale për lindjet e ulëta, por shikojmë pak më pozitivisht. Sepse, në qoftë se presim vetëm nga shteti dhe qeveritarët, do të kalojnë me të vërtetë shumë vjet dhe nuk do të mund t’i përballojmë këto tendenca negative. Ajo të cilën e duam është të mund të ndryshojmë mendimin e shoqërisë. Të ndërmerret modeli me më shumë se dy fëmijë në familje si diçka pozitive, të inkurajohemi këta njerëz.”

Ideja e fushatës është të tregojë familje të lumtura me shumë fëmijë. Ajo fillon më 15 mars dhe do të përfundojë më 15 maj – Dita e Familjes nën përkrahjen e OKB-së. Mes aktiviteteve në këtë ditë do të ketë dhe ballo të familjeve me shumë fëmijë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD