Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rosen Plevneliev bën thirrje për liberalizim të shpejtë të tregut energjetik

Foto: BGNES
Bullgaria është vendi i fundit në Bashkimin Evropian, e cila nuk ka futur paketën e tretë energjetike, deklaroi përpara ditëve në Bruksel presidenti bullgar Rosen Plevneliev. Masat për liberalizimin e tregut energjetik duhet të merren së shpejti, sepse mbledhja e Këshillit të ardhshëm Evropian gjatë muajit maj do t’u kushtohet temave energjetike. Aq më tepër se, Brukseli mund ta gjobojë Bullgarinë me 17 000 euro në ditë për shkak të mosrespektimit të ligjeve dhe rregullave evropiane. Bëhet fjalë për mungesë të konkurrencës në tregtinë me korrentin dhe gazin.

“Nga 1 levë të cilën qytetarët bullgarë e paguajnë për korrent, kompanitë e shpërndarjes së energjetikës janë me një pjesë prej 9 stotinki (qindarka), 16 stotinki janë TVSH-ja, kurse 75 stotinki shkojnë për monopolet shtetërore”, komenton presidenti Plevneliev.

Atanas Tasev

© Foto: BGNES

“Në energjetikë ka monopole të natyrshme, që do të thotë se dhe gjatë një liberalizimi total të tregut në sektorin energjetik të korrentit, monopolet e natyrshme do të mbeten dhe do të rregullohen – sqaron eksperti energjetik prof. Tanas Tasev. – Vetëm se kjo do të bëhet “prapa perdes”. Dhe me qenë se kjo do të bëhet “prapa perdes”, prandaj roli i rregullatorëve energjetik rritet dhe kjo jo vetëm në plan kombëtar, por dhe në plan të përgjithshëm evropian.”

Përse jemi në fund? “Jo, ne nuk jemi në fund”, është kategorik profesori Tasev, duke u argumentuar se: “Ne nuk jemi mes të dalluarve dhe deri përpara pak kohe 18 prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kishin aplikuar deri në fund paketën e tretë liberalizuese energjetike. Tani në grup mbetën 3 shtete – Estonia, Anglia dhe Bullgaria. Britania e Madhe po kështu ka probleme me liberalizimin, sepse që të mund të ndahet prodhimi, transportimi dhe shpërndarja edhe si pronësi – ky është një problem shumë i rëndë dhe serioz. Në Bullgari problemi bazë lindi nga kalimi i aktivëve të sistemit transportues elektrik në aktivët e operatorit sistematik. Vonimi është thjesht teknologjik. Nga ana tjetër, ne si shtet i kemi kryer detyrat, sepse me ndryshimet e fundit dhe shtesat në Ligjin për Energjetikën nga vera e vitit të kaluar të gjitha kërkesat e domosdoshme të direktivave evropiane u adoptuan në legjislacionin bullgar. Por kishte dhe probleme me botimin e normativës nënligjore, e cila rregullonte praninë deri tek sistemet e gazit dhe të transportimit të korrentit, por kjo po kështu tanimë është fakt. Kështu që, nga pikëpamja normative, në Bullgari tanimë i kemi shkruar detyrat. Mbetet problemi për përcaktimin faktik të të ashtuquajturave grupe balancuese. Sepse, si rezultat të aplikimit të liberalizimit, çdo një qytetar në Bullgari do të ketë mundësi të zgjedhë prej furnizuesve të shumtë. Por këta furnizues nuk qenë të siguruar nga ana normative. Çështje kohe është të fillojnë të funksionojnë.”

Gjatë kësaj jave një delegacion bullgar, i cili përfshin zëvendëskryeministrin dhe ministrin e ekonomisë, do të shqyrtojnë në Bruksel hollësirat, sesi më shpejt të mund të ndërmerren masat e domosdoshme për liberalizimin e tregut energjetik. “Sepse ato janë në interes të protestuesve, të të gjithë qytetarëve bullgarë dhe të ndërmarrjeve – të mos varemi nga një furnizues dhe nga një tub i caktuar”, deklaroi presidenti Rosen Plevneliev.

“Nga pikëpamja e pritjeve të konsumatorit përfundimtar ka një lajm të mirë dhe një lajm të keq – komenton liberalizimin e tregut energjetik prof. Atanas Tasev. – Lajmi i mirë është se, fitojmë lirinë e zgjedhjes – diçka e cila ka dhe çmimin e vet. Kurse ai është, se çmimi i korrentit, pavarësisht nga protestat, do të rritet. Nuk ka sesi të mbetet në këto nivele. Sepse të gjitha disbalancat në sistemin energjetik do të shpërthejnë gjatë ekspozimit të këtyre çmimeve në treg. Por, mendoj se, liria meriton të paguhet me një çmim më të lartë të energjisë elektrike.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD