Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Talentet e reja të skenës muzikore në Bullgari

Josif Shukerov
Foto: arkiv
Interpretuesit e rinj bullgarë vazhdojnë të kënaqin publikun me sukseset dhe talentin e tyre. Njëra nga garat muzikore që mediat ndjekin me vëmendje është Konkursi Ndërkombëtar i Radios “Koncertino Pragë”. Në edicionin e sivjetshëm kitaristi bullgar Josif Shukerov fitoi çmimin e tretë. Ai është 16-vjeçar dhe mëson në Shkollën Kombëtare të Muzikës “Ljubomir Pipkov” në Sofje. Pedagogia e kitaristit të ri është znj. Stolina Dobreva. Gjatë muajit qershor të këtij viti Radioja Kombëtare Çeke do të japë koncertet e Josif Shukerovit në Pragë.

Në fund të muajit shkurt violonçelistja Penka Petrova dhe violinistja Joanna Ruseva debutuan me orkestrën e Radios Klasik FM. Dy vajzat ishin soliste të koncertit me të cilin u hap Festivali Evropian i Muzikës në Sofje.

Penka Petrova ka korrur suksese si interpretuese solo, ashtu dhe si interpretuese e muzikës së dhomës. Më 2012 duke qenë anëtare e trios “Apasionato” ka fituar vendin e parë në konkursin “Koncertino Pragë”. Violonçelistja mori dekoratë nga Ministri Bullgar i Kulturës, po ashtu u dekorua me titullin “Bullgari i denjë” – një nismë e Televizionit Kombëtar Bullgar. Penka Petrova është maturante në Shkollën e Muzikës në Sofje. Do të vazhdojë studimet në Guildhall School në Londër.

Joanna Ruseva është vetëm 14-vjeçare. Ka një sërë dekoratash. Disa herë ka fituar çmimin e parë të Konkursit Ndërkombëtar të Violinistëve “Prof. Nedjallka Simeonova”, si dhe atë të Konkursit “Dobrin Petkov” në Plovdiv. Në skenën e sallës “Bëllgaria” e shoqëruar nga orkestra e Radios Klasik FM, Joanna Ruseva interpretoi Koncertin e njohur për violinë dhe orkestër№1 g-moll nga Maks Bruh.

Për herë të parë e reja Kalia Kallçeva ishte soliste e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Nën dirigjimin e Rejnhard Zeehafel nga Gjermania u dha Koncerti për piano dhe orkestër №2 nga Kamij Sen-Sans. Interpretuesja e talentuar është nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje. Ka fituar shumë çmime nga konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Që në moshën 4-vjeçare ka incizuar një album me këngë për fëmijë. I ka interpretuar para publikut të Teatrit të Kukullave në qytetin Dobriç, duke dhënë mbi 20 spektakle. Më 2006 Kalia Kallçeva ka dhënë koncertin e saj të parë.

Mes interpretuesve të talentuar të Shkollës Kombëtare të Muzikës dhe Valleve në Plovdiv është trombisti Dimitër Panajotov. Ai është në klasën e 11-të dhe është mbajtës i shumë dekoratave. Pedagogu i tij quhet Penço Pençev. Ky i fundit është organizator i konkursit të vetëm ndërkombëtar të trombistëve të rinj në Bullgari. Në arkivat e Radios Kombëtare Bullgare gjendet një xhirim i tij nga Koncerti gala i laureatëve i festivalit “Shpresa, talente dhe mjeshtër 2009” në qytetin Dobriç. Dimitër Panajotov është solist i Koncertit të Fëmijëve nga Vjaçesllav Shtellokov.

Vitin e kaluar Dimitër Kënçev u dekorua në Konkursin prestigjioz ndërkombëtar “Virtuozët e rinj”. Sivjet nga data 11 deri në 17 mars në Shkollën Kombëtare të Muzikës në kryeqytet do të mbahet Edicioni i IX-të i Konkursit Ndërkombëtar. Violinistët do të garohen në katër grupe sipas moshës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD