Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofia Film Fest nxjerr në pah arritjet e kinematografisë evropiane

Kuadër nga filmi “Vajza dhe vdekja”
Foto: siff.bg
Njëri nga mjeshtrit e kinematografisë botërore është regjisori holandez Jos Stelling. Për herë të tertë ai merr pjesë në Festivalin Sofia Film Fest. Filmi i tij “Vajza dhe vdekja” bëri për vete publikun bullgar. Subjekti i filmit rrëfen për dashurinë e pamundur midis një rusi të ri dhe një kurtizaneje të bukur, të quajtur Elize. Filmi në të vërtetë të le pa frymë. Ngjarjet zhvillohen në shekullin e XIX-të dhe shoqërohen me muzikën e Shopenit.

© Foto: EPA/BGNES

Jos Stelling

“Më bëhet qejfi kur ndjek një film të mirë dhe nuk e mendoj shumë, kurse e hap zemrën. Dua ta sjell subjektin në një gjuhë ndërkombëtare kështu që të merret vesh pa pasur nevojë për të kuptuar domethënien e saktë të fjalëve” – thotë regjisori. Jos Stelling është autodidakt. E quajnë atë gjeniun holandez. Është nderuar me katër dekorata prestigjioze. Në Holandë u dekorua me “Demin e Artë”, në Shën Pjetërburg mori dy herë dekoratën “Grifoni i Artë” dhe në Zvicër – “Trëndafili i Artë”. Sivjet në Sofia Film Fest u dekorua me çmimin i cili jepet për kontribut të përgjithshëm në kinematografi. Njëra nga temat e trajtuara nga regjisori holandez ka të bëjë me vetminë.

“Për mendimin tim vetmia është problemi më i madh i njerëzimit – pohon Jos Stelling. – Jetën e fillon dhe e përfundon vetë. Sipas meje gjëja më prekëse është të jesh i/e vetmuar. Ndjekja e filmave në sallat e kinemasë gjithashtu është një përjetim individual për çdo njeri. Kur njeriu është në moshën 30-40 vjeçare, fillon së menduari për vdekjen. Ka disa mundësi për të shmangur këtë realitet mizor – lindja, feja dhe arti. Për mendimin tim një mundësi tjetër ka të bëjë me humorin e mirë. Ky i fundit e ndihmon njeriun për të mbijetuar.”

© Foto: siff.bg

Kuadër nga filmi “Në hije”

Në Edicionin e XII-të të Sofia Dilm Fest Jos Stelling ishte kryetar jurie. “Festivali zmadhohet dhe kjo është një shenjë e mirë. Njerëzit këtu bëhen më të dashur dhe të këndshëm” – vë në dukje regjisori holandez. 

© Foto: EPA/BGNES

David Ondricek
Për edicionin e sivjetshëm regjisori David Ondricek theksoi: “Festivali sjell frymëzim. Më pëlqen se ideja e aktivitetit u është drejtuar njerëzve. Kjo nuk haset shpeshherë nëpër festivalet e filmave. Është me shumë rëndësi që ta ruani këtë imazh.” Filmi i ri i regjisorit titullohet “Në hije”. Subjekti rrëfen për ngjarje të vërteta të viteve të 50-ta të shek. XX-të në Çekosllovaki. Bëhet fjalë për një vjedhje stolish që vjedhje është sjellë si aferë politike. “Më pëlqejnë historitë të cilat kanë të bëjnë me dedektivë. Po ashtu e kam qejf zhanrin Film Noir. I bashkova të dy dhe i hodha në sfondin e një periudhe shumë të vështirë në Çekosllovaki – thotë regjisori David Ondricek. – Filmi korri suksese si në Çeki, ashtu dhe në Sllovaki. Dekadat e fundit ne krijojmë kryesisht filma klasikë. Mirëpo, vitet e fundit patëm mundësi financiare dhe tani përpiqemi të rrëfejmë “historitë tona”. Më së shumti e preferoj filmi “Protektor” i cili sjell ngjarje nga Lufta e Dytë Botërore Më vjen mirë se njerëzit interesohen për këto tema. Nga ana tjetër, ne vazhdojmë të bëjmë dhe filma bashkëkohorë, shumica prej të cilëve janë komedi. Çekëve u pëlqen komedia. Është mirë se filmat historikë gjithashtu korrin suksese.”

Projektet filmore “Vajza dhe vdekja” dhe “Në hije” janë bashkëprodhim të disa shteteve. Gjithnjë e më shpesh bashkëprodhimi në Evropë bëhet e vetmja mundësi për t’u xhiruar filma të shtrenjtë. Sofia Film Fest mundëson prodhuesit e filmave nga shtetet e ndryshme të takohen me producentë të njohur, shefa të fondeve financiare dhe distributorë nga mbarë bota. Këto takime realizohen në kuadër të forumit Sofia Meetings. Kështu gjenden partnerë dhe financim. Filmat e mirë do të prezantohen jo vetëm në Kontinentin e Vjetër, por dhe në mbarë botën. Për mendimin e Stefan Kitanovit, drejtor të Sofia Film Fest, të gjithë filmat bullgarë të viteve të fundit të cilët janë dekoruar në festivale ndërkombëtare, fillimisht janë nisur nga Sofia Meetings.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD