Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takime romantike në Javën e Martesës

Foto: BTA
“Qëllimi ynë është t’i frymëzojmë çiftet në Bullgari se, martesa është diçka e vlefshme dhe e rëndësishme dhe se mund të ruajnë dashurinë e vet të gjallë gjatë gjithë jetës. Por që të mund të ndodhet , janë të nevojshme përpjekje të mëdha”.

Këtë e tha për Radio Bullgarinë Stojan Georgiev, zëdhënës i iniciativës Java e Martesës, e cila organizohet për vit të dytë në Bullgari. Ngjarja po realizohet dhe në akoma afro 20 shteteve nëpër botë, mes të cilave janë dhe ShBA, Australia, Britania, Gjermania, Italia, Çekia, Rumania... Në ditët midis 7 dhe 14 shkurtit, kur sikurse vet ajri është i përmbushur me romantikë dhe çdo gjë është e zbukuruar në ngjyrën e kuqe, organizatorët u drejtojnë apel partnerëve ta venë martesën e vet në fokus dhe të zhvillojnë vesin të mund t’i ndajnë kohë njëri-tjetrit.

Stojan Georgiev

© Foto: arkiv

“Qëllimi ynë bazë për këtë vit ishte që t’i inkurajojmë çiftet të ndajnë kohë për një takim romantik javor – sqaron Stojan Gjeorgjiev. – Diçka të cilën partneret shumë shpesh e harrojnë gjatë kohës së rrugës së vet jetike të përbashkët. Ne ndajmë shumë kohë të investojmë në zhvillimin tonë personal, arsim, zgjerimin e spektrit të mjeshtërive tona, por sikurse kjo pjesë e rëndësishme nga jeta jonë nuk është dhe kaq në fokus. Ja përse ne drejtojmë apel ndaj çifteve të ndajnë kohë vetëm për ata të dy, jashtë rutinës së përgjegjësive të tyre të përditshme, problemet e punës. Me rëndësi të madhe është që në këtë periudhë të dy të buzëqeshin, të dëfrejnë bashkërisht, të ushqejnë romantikën dhe të lidhen nga ana emociononte. Sepse në qoftë se nuk ekziston kjo lidhje emociononte, pak nga pak kjo fillon të ndikojë mbi gjendjen e tyre, ndjenjat e tyre ftohen, ndiejnë se largohen me kalimin e kohës dhe fillojnë ti përngjajnë qiraxhinjve, sesa partnerëve në një lidhje martesore. Prandaj ne i kemi ulur të gjitha gjërat deri në dy fjalë të thjeshta – takim javor. Kështu që në qoftë se dy partnerët ndajnë kohë për këtë takim dhe kjo bëhet parim jo vetëm gjatë Javës së Martesës, por dhe gjatë pjesës tjetër të jetës së tyre, dhe ajo planifikohet me prioritet, unë jam optimist se ata mund të arrijnë një sukses afatgjatë.”

“Pavarësisht se gjatë viteve të fundit po rritet numri i çifteve të cilët bashkëjetojnë pa martesën, martesa po vazhdon të jetë një formë e preferuar për bashkëjetesë në Bullgari”, thotë Stojan Georgiev, duke iu referuar të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës. Koordinator i Javës së Martesës në Bullgari është Asociacioni “Shoqëri dhe Vlera”. Përveç takimit romantik, organizatorët kanë parashikuar dhe konkurs, në të cilin çiftet mund të përfshihen, duke treguar se kur dhe si ndajnë kohë për gjysmat e veta dhe se çfarë rëndësie ka kjo për martesën e tyre. Nga faqja e iniciativës www.brak.bg mund të marrin ide të ndryshme për këtë sesi të forcojnë dashurinë midis tyre, si të dëfrejnë bashkërisht. Koha të cilën e kalojmë me bashkëshortët tanë, duhet të përjetohet në mënyrë të plotë vlefshme. Me rëndësi është po kështu të përmirësojmë mjeshtëritë tona të komunikimit, të mësohemi të dëgjojmë, të drejtojmë pyetje sqaruese, në vend që të bëjmë konkluzione të përshpejtuara. Përkushtim, gatishmëri për flijime, pushime të këndshme, një drejtim të përbashkët të financave. Këto janë një pjesë nga këshillat për një martesë të suksesshme, të cilat i jep Stojan Georgiev si terapeutik familjar. Ai vet është i martuar prej afro 12 vjetëve dhe ka 3 fëmijë.

“Gjatë viteve, martesa jonë kuptohet ka kaluar gjatë testeve të ndryshme. U nisëm në fillim duke besuar se çdo gjë është e shkëlqyer dhe bojë rozë – thotë ai. – Doli se, ka sfida të ndryshme, përpara të cilave duhet të drejtohemi dhe këto janë përgjegjësitë rutine. Nganjëherë ato mund të jenë shumë lodhëse, por një pjesë e madhe prej parimeve, të cilat i thashë kanë qenë në themelin e kësaj të cilën ne synojmë ta bëjmë. Kthimi në prioritet të marrëdhënieve tona të përbashkëta dhe ruajtja e dashurisë sonë gjatë viteve ka qenë diçka e rëndësishme. Pavarësisht se me çfarë financa kemi disponuar, për ne ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme të dalim diku bashkërisht, të mos ia lemë veten anës rutine, të stimulojmë dashurinë tonë. Të shkojmë për pushime diku vetëm ne të dy, kuptohet veçmas dhe me fëmijët. E gjej këtë për kyç drejt suksesit në martesë. Përmirësimi i mjeshtërive tona për komunikim po kështu ishte me dobi. Si pjesa më e madhe e burrave, dhe unë kam qenë pak më brutal në stilin tim të komunikimit dhe duhej të punoj mjaft, që të mund të mësohem të dëgjoj gruan time, të vlerësoj vështirësitë, përmes të cilave kalon ajo, në vend që t’i japë vazhdimisht ide praktike për këtë sesi duhet t’i përballojë. Na ndihmoi shumë parimi të drejtojmë bashkërisht financat tona, në vend që ta bëjmë veçmas siç e praktikojnë mjerisht shumë çifte. Mendoj se përkushtimi është ajo e cila na mirëmban më tepër. Përveç kësaj, të dy jemi të krishterë dhe besimi na ndihmon shumë në këtë të mund ta ruajmë martesën tonë të gjallë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD