Poli Genova është ndër këngëtaret më të dashura nga brezi i ri. Suksesi i projekteve të saj muzikore sigurisht ka të bëjë me përvojën që ka në skenë. Shumë vite me radhë Poli Genova ka qenë soliste e formacionit vokal të fëmijëve “Bon Bon”. Përveç kësaj këngëtarja e re ka përgatitje të thelluar për muzikë dhe në çdo një hap që bën jep shumë emocione pozitive prej vetes.
Kënga e saj e re “Dy” përcjell një mesazh special – i është kushtuar luftimit të sëmundjeve hematologjike te fëmijët. “Përditë ballafaqohemi me sëmundje të tilla por rrallëherë flitet për to. Fëmijët vështirësisht pranojnë pranë vetes të ndryshmit dhe duhet të punohet në këtë drejtim”, është i mendimit Poli Genova.
Në Teatrin Kombëtar të Muzikës “Stefan Makedonski” jepet një spektakël ku Poli Genova luan rolin e princeshës, kurse interpretuesi pop Doni është transformuar në personazhin e magjistarit. Më shumë rreth spektaklit fantastik na solli vetë Poli Genova: “Titulli i shfaqjes muzikore është “Aladin”. Rolin kryesor e luan Nenço Balabanov. Për sa i përket pjesëmarrjes sime, tani bëjë hapat e parë në skenën e tetarit. Në të vërtetë, u dashurova pas këngëve. Meloditë janë shumë të bukura dhe lehtësisht perceptohen nga publiku. Donit shumë i shkon roli. Ai më rrëfente se si ka parë shumë filma me shejtan dhe më së fundi ka ndërtuar personazhin e magjistarit. Nenço Balabanov është i njohur në dublim. Zëri i tij shpeshherë dëgjohet në filma dhe reklama. Në rolin e ri gjithashtu është i suksesshëm. Bashkë me ta jemi tandem i mirë. Këngën që dëgjohet në fund të spektaklit e kemi të përbashkët – “Shpirti është brenda teje”. Mesazhi i interpretimit është që të thellohemi në vetvete, për të gjetur përgjigjen e pyetjeve që bëjmë.”
Një projekt tjetër muzikor Poli Genova ka realizuar së bashku me muzikantët e formacionit për muzikë flamengo “Del padre”. “Kënga quhet “Bueno”. Çvetan, kitaristin e grupit, e kam pasur bashkënxënës në shkollë, tregoi Poli Genova. – Ai është muzikant klasik dhe atij i përket ideja që të më ftojnë në këtë projekt. Rashë dakord, edhe pse e kisha të vështirë të interpretoj në gjuhën spanjolle. Në bërjen e këngës më ndihmoi frontmeni i grupit, i cili më tregoi se si duhet të sillem ndaj muzikës flamengo.”
© Foto: BGNES
Këngëtarja e re i uroi vetes të bëjë sa më shumë muzikë dhe ekipit e saj t’i lindin shumë ide të reja. “Dua të interpretoj edhe një këngë tjetër dance. Në çdo një moment mendoj për të ardhmen. Derisa të përfundoj një projekt muzikor, kam filluar të mendojë për tjetrin. Puna e muzikantëve nuk ka kohë të lirë”, tha Poli Genova.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...
Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën..