Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Disiplina e keqe mes gjahtarëve çon në rritjen e incidenteve

Foto: BGNES
Sipas të dhënave zyrtare gjahtarët në Bullgari janë rreth 130 000. Një pjesë prej tyre vazhdojnë të drejtën e vet të gjahut vetëm sepse ai u jep mundësi të zotërojnë dhe të mbajnë armë. Të tjerë e ushtrojnë nga koha në kohë, por ka dhe një kategori të tretë, këto të gjahtarëve të pasionuar. Njerëzit e kësaj kategorie nuk e lënë pa shfrytëzuar periudhën e gjahut dhe janë gati të lënë çdo gjë tjetër mënjanë për shkak të tij.

Çfarë i shtyn të jenë kaq përkrahës të pasionuar të kësaj nisme kaq të rrezikshme? Në qytetet më të vogla dhe nëpër fshatra gjahu është nisme e vetme interesante, lidhur me emocione dhe me mbledhje të shokëve. Në tryezë pas gjahut tregohen histori interesante, të cilat shumë herë dhe përsëriten, por dëgjuesit gjithmonë i pranojnë si të reja dhe reagojnë në mënyrë shumë emociononte. Ka dhe një kategori tjetër, ajo e gjahtarëve të qytetit – biznesmenë të njohur, sportistë, politikanë, drejtues. Ata gjithmonë janë të pranuar mirë dhe sepse mbajnë me vete pije të shtrenjta dhe meze. Zakonisht ata janë të armatosur me dy pushka më moderne gjahu ose karabina dhe për ta ruhen pusitë më të mira. Që të dyja kategoritë janë të bashkuar nga pasioni i vet ndaj gjahut. Disa prej tyre shikojnë në këtë zgjidhje të probleme të ushqimit, kurse të tjerë e imponojnë vetëdijen e vet prej burrërie.

Në syrin e individit modern, gjahu duket shumë marramendës-burra të armatosur i ndjekin kafshën e egër nëpër fusha e pyje dhe emocionohen nga skenat e përgjakura të kafshëve të rrëzuar. Në këtë pamje nuk ka sesi në peizazh të mos ndodhet dhe ndonjë rast fatkeqësie mes gjahtarëve. Një kryeplak i njohur indian pati thënë përpara shumë kohe “Ajo që u rastis kafshëve, një ditë të mos t’u rastis dhe gjahtarëve”.

Gjatë stinës së fundit të gjahut statistika e plagosjeve dhe rasteve me vdekje gjatë kohës së gjahut është trembëse. Numri i incidenteve që nga viti 2009 e këtej i tejkaloi 60. E çuditshme është që, pavarësisht nga masat e reja të parashtruara në ligjin për gjahun dhe ruajtjen e mishit për parrezikshmëri sa u përket municioneve, veshja sinjalizuese dhe alkooli, rastet e fatkeqësisë shënojnë rritje. Te pjesa më e madhe prej tyre u regjistrua shkelje të ligjit, që flet, se shkelja e vogël, kompromisi i vogël mund të çojë deri në pasoja serioze dhe të pandreqshme. Problemet vijnë nga përgatitja e keqe dhe nga mungesa e instruktimit. Shkeljet më të rrezikshme gjatë kohës së gjahut janë ikje nga pozicioni përpara fundit të vrapimit, qitje mbi shënjestër e cila nuk duket qartë, lëvizje me pushkë të vënë në veprim, një përdorim të armës pa një instruktim dhe mësim paraprak, mungesë të veshjes ose të kapelës në një ngjyrë sinjalizuese dhe përdorimi i pijes alkoolike para kohës së përfundimit të gjahut.

Është keq si për të dëmtuarit, ashtu edhe për të afërmit e tyre, por ky është bullgari i sotëm dhe në ligjin më të rreptë dhe globe të mëdha nga ana e organeve kontrolluese gjithmonë ka vend për kompromis në emër të trofeut. Por, që t’u vihet fund incidenteve fatale janë të domosdoshme masa më serioze për përgatitjen më të mirë të gjahtarëve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD