Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mikro-kreditë – hiti i ri në treg

Foto: BGNES
Në fundvitin e 2012-ës në Bullgari u shpërndanë shumë oferta për kreditë e vogla dhe të shpejta. Ja disa prej tyre: kredi deri 500 euro, miratim të menjëhershëm dhe absorbim në minutë. Kredi të shpejtë deri 200 euro ose kreditim të shpejt onlinë në vlerë nga 50 deri në 400 euro. Këto janë mikrokredi të cilat jepen deri në marrjen e pagës, për nevoja urgjente dhe me këste mujore ose hipotekare.

Cilat janë “dyqanet e parave” në Bullgari?

Gjatë vitit e fundit kishte fluks të të ashtuquajturave institucione financiare jobankare. Ato u bënë hit mes konsumatorëve dhe njëkohësisht konkurrencë serioze mes bankave tregtare. Numri i kompanive, të cilat ofrojnë para në formë të kredisë së vogël dhe të shpejtë vazhdimisht rritet. Shumica e “dyqaneve të parave” janë bullgare, por ka edhe të huaja, të cilat shpejt përvetësojnë mënyrën e përfitimit në sektorin jobankar në vend. Klientët kanë nevojë për të mbuluar shpenzimet në një kohë të shkurtër dhe respektivisht shtohen kompanitë të cilat japin kredi. Të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare tregojnë kategorikisht se numri i tyre rritet vazhdimisht.

Përse u duhen bullgarëve kreditë e shpejta?

Sipas të dhënave në degë së shpeshti bullgarët kërkojë kredi për të shlyer shpenzimet e përditshme dhe ato komunale. Çdo e treta kredi e shpejtë është përdorur për buxhetin e shtëpisë. Kredi të tjera janë përdorur për biznesin ose shërbimet shëndetësore. Pak janë klientët e kompanive të cilët kanë marrë kredi për të bërë pushime dhe akoma më pak janë ata të cilët kanë shpenzuar parat për nevoja arsimore ose të automobilit. Bullgarët përfitojnë nga kreditë e shpejta për të shlyer detyrimet e tyre ndaj bankave. Mirëpo, shumë prej tyre më tepër i thellojnë problemet.

Kush merr kredi të shpejtë?

Gati 70 për qind të konsumatorëve të kredive të shpejta janë njerëz me një standard të ulët të jetesës, të cilët e kanë pagën mujore rreth 250 euro. Këta njerëz janë të moshës nga 25 deri në 50 vjeç dhe më së shpeshti janë me banim në vendbanime të vogla. Për shkak të të ardhurave të ulëta, ata vështirësisht kursejnë para. Përfitojnë nga kreditë dhe ua kthejnë të afërmve huan. Më së shumti kërkohen kreditë me afat të shkurtër të shlyerjes deri në 1 vit. Të dhënat e kompanive tregojnë se klientët më të përpiktë janë femrat. Vlera mesatare e kredive të vogla është nga 500 deri në 750 euro dhe zakonisht kësti mujor është 50-70 euro. Biznesi i vogël gjithashtu mbështetet në kreditë e shpejta. Financimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është arsyeja e tretë kryesore për t’u marrë kredi të shpejta. Tregtarët me pakicë nuk kanë alternativë tjetër, sepse bankat preferojnë të financojnë projektet e mëdha të kompanive të mëdha. Falë institucioneve jobankare ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ia sigurojnë vetes kapitalin për mirëmbajtjen e biznesit, megjithëse këto para dalin shumë shtrenjtë. Për kredi prej 300 eurosh pas dy muajve ata duhet të kthejnë më shumë se 370 euro.

Pse plusi çon te minusi?

Sepse varfëria e popullsisë ndikon edhe në shlyerjen e kredive të shpejta, të marra nga institucionet jobankare. Pjesa e kredive të këqija gjithashtu shënon rritje – 21 për qind, duke marrë parasysh se një vit më parë ka qenë 18 për qind. Interesat mbi kreditë e shpejta janë shumë më të larta nga ata bankarë, sepse sipas kompanive vetë klientët përbëjnë rrezik më të madh. Interesi, p.sh., për dy muaj është 25 për qind, kurse për disa kredi vjetore ai arrin bazën vjetore nga 500 deri në 800 për qind. Fillimisht njerëzit nuk kuptojnë se sa shumë do t’ju dalë kredia. 10 për qind e kredive të këqija në Bullgari kanë të bëjnë me pamundësinë e shlyerjes së kredisë së shpejtë. Kështu bëhesh borxhli i madh. Për ç’bëhet fjalë? Nëse njeriu nuk disponon me parat për të shlyer këstin mujor, ai kërkon shërbimet e institucioneve jobankare. Shumë të cilën tërheq është dy herë më e madhe dhe depoziton në bankë dy këste. Por nga paga e tij janë mbajtur si shumat e kredisë së vjetër ndaj bankës, ashtu edhe parat e kredisë së shpejt, plus interesat e mëdha. Në qoftë se në të ardhmen shlyerja e detyrimeve bëhet e pamundur, njeriu sërish kërkon kredi të shpejta.

Tendencat

Ekspertët parashikojnë që bumi i kredive të shpejta të vazhdojë edhe këtë vit. Arsyet kanë të bëjnë me vështirësitë financiare të gjithnjë e më shumë familjeve.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD