Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Millanov u bë mbajtësi më i ri i dekoratës “Futbollisti i Vitit”

Foto: BTA
Për vit të radhës në Bullgari u dhanë dekoratat “Futbollisti i Vitit”. Ylli i ri i futbollit bullgar Georgi Millanov ishte favorit dhe fitoi në mënyrë të merituar.

Gjysmëmbrojtësi u prezantua në nivel shumë të mirë gjatë vitit në ndeshjet për klubin e vet “Liteks”, si edhe për skuadrën kombëtare. Kështu lojtari 20 vjeçar u bë futbollisti më i ri në historinë e klasifikimit, që po realizohet pa ndërprerje që nga viti 1961 e këtej. Rekordi i deritanishëm për mbajtës më të ri të dekoratës ishte i fituesit për 7 herë me radhë në anketë Dimitër Berbatov, i cili përpara 10 vjetëve fitoi për herë të parë dekoratën në moshën 21 vjeçe.

Millanov ka luajtur mbi 70 ndeshje në grupin “A” dhe dy herë ishte kampion i vendit me skuadrën e vet. Besimi i trajnerëve në mundësitë e lojtarit të ri janë më se kuptimplotë dhe specialistët i parashikojnë një të ardhme të shkëlqyer. Gjatë shtatorit ai shënoi një gol të rëndësishëm në klasifikim për Kampionatin Botëror në Brazil gjatë vitit 2014 kundër skuadrës së Italisë dhe justifikoi besimin e trajnerit Ljubosllav Penev. Ndryshimi i dukshëm pozitiv në lojën e kombëtarëve, të cilën e futi trajneri, në mënyrë të merituar i solli dekoratë për Trajner të Vitit. Nën drejtimin e Penevit ëndrrat për klasifikim për Kupën Botërore u gjallëruan, po kështu si motivacioni i vetëdijes së lojtarëve. Millanov nuk fshehu emocionin e vet gjatë marrjes së dekoratës. “Për mua është një nder i madh të jem numër një në Bullgari”, tha sportisti dhe i falënderoi trajnerët për besimin në të.

Sipas Gjeorgji Millanovit në klasifikim u rendit lojtari i “Partizan”-Beograd Ivan Ivanov. Loja e shkëlqyer e futbollistit të kampionit serb nuk mbeti pa u vënë re gjatë stinës dhe mediat sportive filluan të flasin për një transfero të ardhshëm në klubin anglez. Stanisllav Manolev, i cili luan për PSV Eindhoven zuri vendin e tretë në klasifikim. Karriera në rritje e futbollistit dhe prezantimi i tij stabil nëpër terrenet e Holandës i sollën njohjen e gazetarëve sportivë në Bullgari dhe jashtë shtetit.

Gjatë këtij viti një prizë e posaçme për afirmimin e autoriteteve të futbollit bullgar dhe bashkimin e fansave i ishte dhënë futbollistit të madh Stiljan Petrov. Gjatë vitit 2012 ai përkohësisht e ndërpreu karrierën e tij në “Aston Villa”, që të luftojë me sëmundjen vdekjesjellëse leucemi. Fansat në Evropë i harruan dallimet midis tyre, që të mund të tregojnë dashurinë dhe përkrahjen e vet ndaj futbollistit.

Edicioni i sivjetshëm i Futbollistit të Vitit do të mbahet mend me një fakt interesant. Gjatë 10 botimeve të fundit të klasifikimit dekorata e madhe gjithmonë është e fituar nga futbollistët bullgarë, të cilët luajnë jashtë kufirit. Georgi Millanov u bë një nga lojtarët e paktë në klub vendas, i cili e merr dekoratën pas vitit 1990. Pavarësisht se shpesh flitet për transferimin e ardhshëm të yllit të “Liteks” jashtë shtetit, Millanov tani për tani mbetet në Bullgari dhe të gjithë fansat presin sukseset e tij të ardhshme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Aleksandër Markov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Miliona e shikuan reklamën e re të filmit "Gundi - Legjenda për dashurinë" në internet

Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..

botuar më 24-10-11 12.02.MD
Grigor Dimitrov

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov nuk do të luajë me Gjokoviqin

Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..

botuar më 24-10-09 3.48.MD

Maratonistë vrapojnë përgjatë rrugës Kom-Emine në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara

Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..

botuar më 24-10-09 6.10.PD