Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Plevneliev: “Deri në fund të 2020-ës në Bullgari mund të hyjnë 45 mlrd euro”

“Kemi para, por edhe shumë punë për t’u kryer”, komentoi perspektivat para ekonomisë së Bullgarisë, presidenti Rosen Plevneliev.
Foto: BGNES
“Bullgarët duken si evropianë të përgjegjshëm, të disiplinuar dhe të qëndrueshëm”. Këtë e deklaroi komisionarja bullgare në BE, Kristalina Georgieva, gjatë Takimit të VII-të vjetor midis biznesit dhe qeverisë, që takim u mbajt nën moton “Çështjet e mëdha të 2013-ës”. Ndërmarrësit insistuan për një mjedis më të mirë biznesi, kurse qeveria vuri në dukje prioritetet dhe rreziqet para Bullgarisë në periudhën e vazhdueshme të krizës.

“Deri në fund të vitit 2020 në Bullgari mund të hyjnë 45 mlrd euro nëpërmjet programeve të BE-së dhe investimeve.” Këtë e tregojnë llogaritjet e presidentit Plevneliev, i cili bëri propozim që të krijohet një pakt kombëtar i fondeve evropiane. Të gjitha forcat politike dhe organizatat joqeveritare duhet të bashkohen rreth strategjisë “Bullgaria 2020”. Pakti duhet të bazohet në pesë parime themelore. Qeveritë vijuese të mos e prishin sistemin e punës, të ketë vazhdueshmëri në administratë, nga fondet evropiane të absorbohen nga 2.5 mlrd euro në vit, zgjedhjet të mos ndikojnë mbi përvetësimin e parave evropiane gjatë tri viteve në vijim, po ashtu të mbetet e njëjta shpejtësi në zbatimin e projekteve. “Para ka” tha presidenti bullgar, duke saktësuar sesi Bullgaria do të marrë 45 mlrd euro.

“Në radhë të parë, fondet evropiane drejtuar Bullgarisë sipas programeve operative në periudhën 2007-2013, përfshi bashkëfinancimin kombëtar, janë në vlerë 11.4 mlrd euro. Janë shlyer rreth 33 për qind dhe kanë mbetur për t’u absorbuar akoma 7.7 mlrd euro. Në radhë të dytë, fondet evropiane në periudhën 2014-2020 janë me 600 mln euro më shumë, d.m.th. e kemi fjalën për minimum 12 mlrd euro.”

Llogaritjet e bëra nga presidenti Plevneliev kanë të bëjnë si me investimet e huaja, ashtu edhe me shpenzimet nga buxheti për sa u përket veprimeve ekonomike tetë vitet e ardhshme. “Kemi para, por edhe shumë punë për t’u kryer”, komentoi perspektivat para ekonomisë së Bullgarisë, presidenti Rosen Plevneliev.

“Jetojmë në një periudhë të vështirë dhe për një kohë të gjatë do të përballemi me sfida të ndryshme”, deklaroi komisionarja bullgare në BE, Kristalina Georgieva. Sipas saj aktualisht pakësohen financat në sektorin privat dhe njëkohësisht në atë shtetëror, si dhe në familje. Kriza ka çuar deri te shkatërrimi i besimit në biznes dhe në qeveri në shkallë botërore. Komisonarja Georgieva vuri në dukje suksesin e qeverisë dhe biznesit në Bullgari për sa i përket përvetësimit të fondeve evropiane. Po ashtu ajo bëri kritika: “Cilat janë të metat tona? Këto kanë të bëjnë me realizimin e reformave strukturore, përmirësimin e mjedisit të biznesit, si dhe me ndërmarrjet e vogla.”

Ministri i financave, Simeon Djankov, premtoi që të ruhen tatimet e ulëta dhe të ndërmarren masa urgjente, të lidhura me përmirësimin e mjedisit të biznesit në vend. Qëllimi është që Bullgaria të dallohet me përparësitë e saj të konkurrueshmërisë mes vendeve të tjera në rajon, që nga ana e vetë do të çojë në rritje më të shpejt të ekonomisë. Ministri Djankov theksoi rrezikun më serioz para ekonomisë vendase. Kjo është varësia e Bullgarisë nga zhvillimi ekonomik i BE-së. Problemet në Evropë ndikojnë mbi Bullgarinë, komentoi ministri, duke nënvizuar se qeveria do të ndërmarrë masa kundërvepruese.

“Parashikimet e Komisionit Evropian, si dhe ato të Bankës Botërore tregojnë se në përgjithësi 2013-a do t’i ngjajë vitit 2012. Gjithsesi do të jetë pak më i mirë në raport një vit më parë, komentoi ministri i financave. – Kjo është me rëndësi, sepse një pjesë e madhe e biznesit bullgar eksporton mallra kryesisht në BE – në Gjermani, Itali, Holandë, etj. Ne jemi të varur nga tregjet evropiane, kurse situata e vështirë ekonomike në BE po vazhdon.”

Ministri Djankov theksoi faktin se buxheti i vitit të ardhshëm është bazuar te një rritje e ekonomisë prej 1.2 përqindësh, derisa pritjet e BE-së ndaj Bullgarisë janë 1.4 për qind.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD