Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sektori bullgar IT është njeri prej më të përparuarit në botë

Specialistët më të mirë të softuerit në Google dhe Facebook janë bullgarë. Dhe kjo nuk është e rastit, në fakt vendi ynë ka tradita shumëvjeçare në këtë fushë. Që në vitet e socializmit në fushën e teknologjive të informacionit Bullgaria ishte e njohur si “Lugina e Silicit”, sepse gjatë kësaj periudhe industria IT te ne u lulëzua. Ndoshta për këtë arsye, sot kjo degë e ekonomisë jep frytet e saj. “Duket, se Bullgaria, e cila u aderua me BE-në në vitin 2007, është një vend, në të cilin industria IT zhvillohet me ritmet më të shpejta në mbarë Evropën. Çmimet e ulëta të punës, tatimet e ulëta dhe bollëku i programuesve të talentuar e shndërruan Sofjen në një zgjedhje të preferuar të shumë kompanive të huaja, që punojnë në fushën e teknologjive të informacionit”, komenton gazeta “Nju Jork Times”.

Rajoni i Evropës Lindore tërheq vëmendjen e kompanive të informacionit dhe të komunikacionit, me zhvillimin e mirë të sektorit IT në përmasë botërore. Dhe Bullgaria është një nga vendet e preferuara në këtë fushë. Edhe të dhënat e studimit të Asociacionit Bullgar të Kompanive të Softuerit, me emrin “Barometër i industrisë bullgare softuer” japin disa fakte interesante. Kryetari i asociacionit Gerogi Brashnarov sjell më shumë hollësi:
“Në radhë të parë shihet një rritje e qëndrueshme e shitjeve, megjithë krizën. Shitja e produkteve dhe shërbimeve softuer rriti me 12 për qind gjatë vitit 2010 dhe me akoma 6 për qind gjatë vitit 2011. Të gjithë, që punojnë në këtë sektor janë me shpresë, se tendenca e rritjes së qëndrueshme të shitjeve do të ruhet edhe gjatë vitit 2012. Kompanitë e sektorit arritën të zënë një pozitë shumë të mirë eksportues, megjithë krizën në botë dhe në Bullgari. Më se 60 për qind nga shitjet realizohen jashtë vendit. Tregjet kryesore janë vendet e BE-së. Tregu më i madh i vetëm është ai i SHBA-së, në të cilin realizohet më se 30 për qind nga prodhimi. Është shumë mirë, se produktet dhe shërbimet bullgare të softuerit gjejnë treg në mbarë botën. Si rezultat vazhdon të rritet rroga mesatare mujore në këtë sektor. Shihet edhe një tendencë e qëndrueshme për punësimin e specialistëve të rinj.”

Në fakt Bullgaria disponon një nga industritë më mirë të zhvilluara të softuerit në mbarë Evropën Lindore. Specialistët bullgarë të teknologjive të informacionit u ndihmojnë kolegëve të tyre të më se 15 vendeve për zhvillimin e sektorit IT. Kështu Bullgaria vazhdon të jetë një nga qendrat rajonale të kësaj dege ekonomike. Për perspektivat e ardhshme të sektorit kompjuterik në Bullgari Georgi Brashnarov tregon: “Nga mbarë bota na drejtojnë pyetje si mund të realizohen produktet softuer në Bullgari. Orientohemi te e ashtuquajtura eko-sistemi i sipërmarrjes dhe inovacioneve, i cili do të lejojë, që profili i eksportit bullgar të riorientohet nga shërbimet te produktet. Kështu kompanitë bullgare të softuerit do të jenë në gjendje të shesin në mbarë botën jo vetëm përpunimet e tyre softuer, por edhe produktet e tyre. Për shembull kompania bullgare e softuerit “Telerik” ka më se 100 mijë klientë në 94 vende të mbarë botës. Dhe ky është modeli, sipas të cilit kemi dëshirë të zhvillohen të gjitha kompanitë bullgare IT. Atëherë Bullgaria do të bëhet një vend, i cili do të realizojë edhe produkte të veta. Kështu do të jetë në gjendje të radhitet në një nga vendet e para në botë në sektorin IT.”

Çfarë i detyrohet suksesi bullgar në sektorin IT?

“Mund të themi, se vitet e fundit industria kompjuterike në Bullgari u zhvillua pa asnjë mbështetje shtetërore dhe pa asnjë subvencionim. Firmat u bënë konkurruese, sepse iu shpresuan vetes – përgjigjet z. Brashnarov. – Në fakt bullgarët si specialistë janë shumë të përshtatshëm për firma softuer. Idetë inovative dhe arsimi i mirë janë vetëm pjesë e arsyetimeve, për të cilët Bullgaria zë pozita shumë të mira në këtë fushë.”

Dhe megjithëqë rrogat mesatare në sektorin IT në Bullgari janë ndër më të lartat, kuadrot nuk mjaftojnë:

“Përgjigja është shumë e thjeshtë. Biznesi i firmave zhvillohet tri herë më shpejtë, se sa universitetet arsimojnë kuadro – saktëson z. Brashnarov. – Në fakt ne jemi viktimë të suksesit të vet, sepse gjatë 7 – 8 viteve të fundit zhvillimi i këtij biznesi, si rezultat i shtimit të porosive, shumë shpejtë avancoi para arsimimit të kuadrove. Është e vërtetë, se sektori IT nevojitet për kuadro specifike të përgatitura shumë mirë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD
Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD
Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD