Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjekë protestojnë kundër mënyrës së financimit të shëndetësisë

Diagnoza për gjendjen e sistemit shëndetësor në Bullgari nuk është optimiste, paralajmërojnë nga Bashkimi i Mjekëve
Foto: BGNES
Në fushën e shëndetësisë në Bullgari mungojnë para, bëri të ditur për herë të radhës Bashkimi i Mjekëve në vend. Në deklaratën e firmosur ata e përcaktojnë sistemin e shëndetësisë katastrofë. Mjekët janë të mendimit se përzierja e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, sigurimit suplementar shëndetësor dhe e shpërndarjes së buxhetit shkaktoi kaos të madh në sistem. Ata pohojnë se Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor është “një strukturë politike e cila shpërndan paratë në mënyrë që shoqëria të jetë e pakënaqur dhe mjekët të largohen nga vendi.”

© Foto: BGNES

dr. Cvetan Rajçinov
Kryetar i Bashkimit Bullgar të Mjekëve, dr. Cvetan Rajçinov nguli këmbë që të rishqyrtohet buxheti i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Sipas tij nuk janë të caktuara paratë që do t’u nevojiten imunizimeve falas, fekondimit in vitro dhe pagesave të departamenteve të Ministrisë së Shëndetësisë ndaj Institutit të Sigurimeve. “Buxheti i shëndetësisë jo vetëm se nuk u rrit konsiderueshëm, por u pakësua ndjeshëm – tha dr. Rajçinov. – Është e parealizueshme që të marrim përsipër veprime të cilat i takojnë shtetit. Kur vitin e kaluar u transferuan disa veprime shëndetësore nga Ministria ndaj Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, doli se financimi për këto ishte shumë më pak se sa para nevojiteshin. Sot kjo gjendje përsëritet. Bashkimi Bullgar i Mjekëve nuk ka kërkuar më shumë mjete, e kemi fjalën për rritjen e kuotës së sigurimit shëndetësor, për rritjen e tatimeve etj. Ne kërkojmë vetëm atë që duhet sipas ligjit – të financohet normalisht puna e mjekëve në Bullgari. Përveç anës financiare të çështjes, një problem tjetër është se në vit largohen nga vendi 500 mjekë dhe jo veç se nuk paguhen mirë, por edhe pse ata nuk gjejnë në Bullgari kushte të mira pune.”

Disa ditë para deklaratës së Bashkimit të Mjekëve nga Asociacioni i Kirurgëve paraqitën të dhëna për pakësim të konsiderueshëm të numrit të kirurgëve në Bullgari. I njëjti problem qëndron tek anesteziologët, patologët, pediatrit dhe infermieret. Bullgaria është e vetmi vend në Evropë ku nuk ka spital të specializuar të pediatrisë. Edhe pse problemet gjatë viteve u shtuan, Bashkimi i Mjekëve ngul këmbë që presidenti Rosen Plevneliev të mbledhë së shpejti Këshillin e Sigurimit Kombëtar dhe të shqyrtohet situata e shëndetësisë në Bullgari që detyrë i takon qeverisë.

“Këtë që e kërkojmë ne, nuk e insistojmë për shëndetësinë vetvetiu, e kërkojmë për gjithë kombin – thotë dr. Rajçinov. – Popullsia bullgare po plaket dhe po pakësohet. Kemi treguesin më të vogël të lindshmërisë në Evropë dhe njëkohësisht atë më të madh të vdekshmërisë. Po ashtu niveli i sëmundjeve në Bullgari është më i lartë në raport me vendet e tjera të Evropës, si dhe sistemi i shëndetësisë te ne është pak i siguruar. Do të zhvillojmë bisedime deri më fund. E kemi këtë detyrë sipas ligjit. Në varësi të rezultateve që do të arrijmë mbledhja e Bashkimit Bullgar të Mjekëve do të marrë vendimin a do të ketë marrëveshje apo jo.”

Mjekët ngulin këmbë që së pakti 7 për qind e PBB-së t’i drejtohet shëndetësisë, të sigurohet mbledhja e kuotave të sigurimit shëndetësor dhe shteti t’i sigurojë personat të cilave u takon të sigurohen sipas ligjit. Po ashtu të caktohen njerëzit të cilët duhet të marrin ndihma sociale, d.m.th. çlirim nga pagesat për sigurimin shëndetësor ose pagim suplementar të shërbimeve mjekësore. Mjekët kërkojnë që të caktohet me ligj kush do t’u paguajë spitaleve për shërbimet mjekësore suplementare.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD
Marcelo Tarapov

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..

botuar më 24-10-22 7.30.PD

Bullgaria bëri ekzaminime parandaluese për bullgarët në fshatin shqiptar Pustec

Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..

botuar më 24-10-21 3.48.MD