Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrjetet për “solidaritet ushqimor” në ndihmë të agrarëve dhe konsumatorëve bullgarë

Foto: BGNES

Prej viteve jemi mësuar të shikojmë protesta masive të fermerëve, të dalë nëpër rrugët e kryeqyteteve të ndryshme evropiane me makina bujqësore ose me kafshët e vet. Ata shpesh e hedhin produktin e vet ose ua shpërndajnë kalimtarëve në shenjë të indinjatës nga çmimet e ulëta blerëse, nganjëherë shumë herë më të ulëta nga çmimet përfundimtare nëpër raftet e dyqaneve. Ky problem kronik, i shkaktuar nga rregullat e ekonomisë së tregut, shkaktojë keqardhjen e rretheve të caktuara në shoqëritë perëndimore. Në këtë mënyrë lindën rrjetet për solidaritet “ushqimor” ose “agrar”, të cilat bashkojnë fermerë dhe konsumatorë në sistemin për shitje direkt dhe forma të tjera të solidaritetit.

Kështu të paktën një pjesë nga fermerët marrin një pagim më të drejtë dhe të mirë për punën e tyre fare jo të lehtë. Punë, rëndësia strategjike e së cilës gjithnjë e më shumë do të rritet në perspektivën për mungesë të pritur të ushqimeve për popullsinë botërore e cila rritet shumë shpejt në sfondin e tokave përpunuese të cilat po pakësohen. Këto rrjete për solidaritet, të quajtura shpesh dhe kooperative, rriten vazhdimisht. Në Barcelonë për shembull funksionojnë rreth 200 të tilla. Dukuria është shumë karakteristike edhe për Francën, Italinë e vende të tjera.

© Foto: BGNES

Greva e prodhuesve bujqësorë në qendrën e Sofjes.

Prej 1-2 vjetëve forma të ngjashmet të solidaritetit midis pronarëve bujqësorë dhe konsumatorëve u shfaqën edhe në Bullgari, ku gjendja e fermerëve, më në veçanti të atyre të vegjël, të cilët janë mbi 90 për qind është mjaft më e rëndë nga kjo e kolegëve të tyre në Perëndim. Në ndryshim nga të fundit, të cilët kanë pasur mundësi të shfrytëzohen nga solidariteti evropian, të shprehur përmes 50 vjetëve të Politikës së Përbashkët Bujqësore të subvencioneve solide, fermerët bullgarë deri vonë nuk merrnin asnjëfarë përkrahje nga shteti. Sot subvencionet evropiane fillojnë ta gjallërojnë bujqësinë bullgare, por produktet vendase agrare janë akoma shumë të dobëta për t’u konkurruar, pavarësisht se sipas traditës të jenë me një cilësi shumë të mirë. Në kontekstin bullgar, motivacioni për 1-2 rrjetet e krijuara, për solidaritet ushqimor është më tepër sigurim të produkti të pastër biologjik për një rrethi të caktuar konsumatorësh, të shqetësuar për këtë se çfarë pikërisht vendosin në tavolinën e vet. Përkrahja për agrarët sikurse vjen në vend të dytë, por rezultati solidar është prapë së prapi në dukje.
Vera Petkançin është mes krijuesve të njërës prej këtyre rrjeteve, e cila mban retro emërtimin “Hrankoop”. “Ideja lindi përpara 2 vjetëve mes njerëzve në Sofje dhe në qytete të tjera të mëdha, të cilët pak a shumë ndihen të shkëputur nga mënyrat e natyrshme të prodhimit të ushqimeve, nga ushqimi i pastër dhe do të donin të rinovojnë këtë lidhje – tregon znj. Petkançin. – Kjo u bë përmes kërkimit dhe krijimit të kontakteve më të afërta me fermerët e vegjël nga krahinat e ndryshme të vendit, të cilët merren me prodhimin e ushqimit, qofshi ato perime, fruta, produkte të qumështit dhe të mishit pa përdorimin e pesticideve, plehrave artificiale, pa OMG. Kjo quhet një bujqësi solidare, tek e cila klienti jo vetëm se e konsumon produktin bujqësor, por po kështu interesohet nga fati i fermës përkatëse. Për shembull gjatë verës konsumatorët mund të ndihmojnë gjatë kositjes së barit, gjatë mbjelljes së perimeve të caktuara ose për kujdesin për to, gjatë mbledhjes së tyre e kështu me radhë.”

Motivacionin e vet për të marrë pjesë në këtë rrjet për “solidaritet ushqimor” zonja Vera Petkançin e formulon kështu: “Marrë pjesë në një cilësi personale si njeri, i cili është i interesuar fortë nga kjo të ushqehet me një ushqim më të shëndetshëm, por po kështu dhe të inkurajojë lindjen e një tipi më të ndryshëm marrëdhëniesh ekonomike, më solidare dhe më të drejta ndaj të gjithë pjesëmarrësit.” Sipas saj më e vlefshmja është se në këtë mënyrë pronarët agrarë fitojnë bindje, se edhe në Bullgari ka klientë të cilët janë dakord të paguajnë pak më shumë për ushqime më cilësore, që kërkojnë një punë dhe shpenzime më të madhe dhe kështu të sigurojë të ardhura më të mira për fermerët.” Kjo stimulon agrarët e vegjël bullgarë të merren me bujqësi të natyrshme, dhe jo të kthejnë vështrim drejt metodave më të njohura industriale.

Një nga karakteristikat e rrjeteve për bujqësi agrare është synimi të konsumohen produktet vendase agrare, nga prodhuesit më të afërt. Kështu nga njëra anë inkurajohet bujqësia vendase, kurse nga ana tjetër frutat dhe perimet janë më të freskëta dhe kursehen emisionet e dëmshme për transportimin e tyre nga tokat e largëta. Përveç kësaj bie domosdoshmëria që frutat dhe perimet të mblidhen akoma jeshile dhe ato të piqen nëpër rrugë në mënyrë jo të natyrshme.

© Foto: BGNES


“Të gjithë konsumatorët nga grupi ynë kanë preferencë ndaj mallrave bullgare – nënvizon zonja Petkançin. – Por jo më pak e rëndësishme për ta është dhe produktet të mos të jenë të trajtuara me elemente kimike, pesticide, herbicide e kështu me radhë. Këta dy faktorë janë në një nivel për nga rëndësia për konsumatorët në rrjetin tonë. Kjo është zgjedhja e tyre – me cilësi, një produkt bullgar, për të cilin ato janë gati të paguajnë dhe një çmim pak më të lartë, por duke pasur garanci se ajo është ekologjikisht e pastër. Ne do të donim po kështu që një pjesë më e madhe nga prodhimi, e cila arrin deri te ne të vijë nga vendet më të afërta, sepse kjo kursen emisionet e dëmshme në mjedisin rrethues nga transportimi i tyre. Kurse në përgjithësi parimi për prodhim lokal është prijës për filozofinë tonë.”

Pothuajse gjysma nga furnizimet për rrjetin “Hrankoop” janë me produkte biologjike që kanë certifikatë për këtë. Të tjerët vijnë nga prodhuesit, të cilët nuk kanë një certifikatë të tillë, por për të cilët ka garanci nga disa nga konsumatorët, se janë prodhuar pa asnjë lojë elemente kimike. Për nga vëllimi furnizimet janë akoma në përmasa modeste. Tregtohet kryesisht me perime, djathë, kos, gjalpë, kultura të drithit, miell etj. Më pak të përdorshme tani për tani janë frutat. Por rrjeti për bujqësi solidare ka një potencial më të madh, i cili dëshmohet me furnizime më të mëdha episodike.

“Kohët e fundit porositëm rreth 5 tonë thjerrëz biologjike, të cilën e shpërndamë konsumatorëve individualë – shpjegon znj. Petkançin. – Kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme, që tregon potencialin e një lloji të tillë marrëdhëniesh midis prodhuesve agrarë të ushqimeve cilësore dhe konsumatorëve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD