Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët rrallëherë blejnë automjete të reja

Foto: BGNES
Industria e automjeteve në Evropë vazhdon të jetë nën preson të madh, pasi u bë e qartë se gjatë shtatorit shitjet e automjeteve të reja në Bashkimin Evropian shënuan ulje për muajin e 12-të të radhës. U shitën afro 11 për qind më pak automjete të reja në raport me muajin shator të 2011-ës. Vitet e fundit ky është pakësimi më i konsiderueshëm i shitjeve. Këtë e tregojnë të dhënat e Asociacionit të prodhuesve të automjeteve në Evropë. Shitjet në shtator arritën gati 1.1 mln vetura, kurse numri i përgjithshëm i shitjeve nga fillimi i vitit arriti përafërsisht 9.4 mln vetura të reja.

Shitjet e automjeteve të reja në Bullgari gjithashtu u pakësuan. Sipas Asociacionit të prodhuesve në Evropë gjatë shtatorit u bënë 1 mijë e 347 blerje të veturave të reja. Blerjet në vend shënuan ulje me 22 për qind në raport me muajin shtator të një viti më parë. Që nga fillimi i vitit automjetet e reja në rrugët e Bullgarisë u pakësuan me 0.7 për qind dhe arritën shifrën 14 mijë e 252.

Parashikimet e ekspertëve nuk e shikojnë të ardhmen e sektorit me optimizëm. Asociacioni i prodhuesve të automjeteve në Evropë konstaton se nuk vërehen mundësi për t’u ringjallur tregu i veturave të reja gjatë 2013-ës. Që të lirohen nga automjetet ekzistuese, tregtarët ia ulin çmimin. Bile disa raste në Evropë treguan se ulja e çmimeve shënoi 30 për qind, megjithëse viteve të fundit në treg u nxorën modele shumë të mira.

Shitja e automjeteve të reja në Bullgari për periudhën 2008-2011 shënoi ulje prej 60 përqindësh. Ndryshe nga Evropa, aktualisht magazinat në Bullgari nuk disponojnë me sasi të mëdha automjetesh dhe për këtë arsye nuk ka ulje të konsiderueshme të çmimeve. Pasi shitjet u stopuan gjatë vitit 2009, shumë importues dhe tregtarë të automjeteve të reja u gjetën në magazina plot me modele të ndryshme. Këto ishin të porositura gjatë 2008-ës kur u shënua bumi i veturave të reja. Atëherë tregtarët u detyruan t’i sheshin veturat me ulje të mëdha çmimesh, bile kishte raste të çuditshme të promovimit “bli një veturë të madhe dhe merr një të vogël”. Pas kësaj gjendjeje tregtare, importi u pakësua ndjeshëm. Sipas përfaqësuesve nga dega aktualisht shitja e veturës së re shkon së bashku me disa shërbime falas me TVSH-në, me kohë të zgjatur për riparim etj. Më të shiturat janë automjetet e klasës së vogël dhe të mesëm, të cilat përbëjnë 45-50 për qind të tregut.

Për arsye se nuk ekziston një sistem i përmbledhjes së tërë të automjeteve të reja që u shitën në Bullgari, vëshirësisht nxirren përfundime. Gjithsesi ekspertët janë të mendimit se gjendja me e keqe në vend ka qenë gjatë 2010-ës dhe që atëherë tregu i veturave të reja është i qëndrueshëm. Importuesit shpresojnë se kjo tendencë do të mbahet deri në fund të vitit. Tremujori i katërt i vitit zakonisht dallohet me shumë shitje. Pritet që ai i 2012-ës gjithashtu të jetë i fortë.

Faktikisht dy vitet e fundit u shënua pak rrije e shitjeve të automjeteve të reja, por sigurisht ajo ka të bëjë me rieksportin. Aktualisht rritja e blerjes vërehet te veturat e punës. Gjithnjë e më shumë kompani përfitojnë nga blerja e veturave me lizing. Sipas disa ekspertëve rritja e gjithë vitit në sektor nuk do të kalojë mbi 5 për qind. Gjithsesi tregu mbetet i pakësuar.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD