Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria u përfshi në nismën evropiane të ushqimeve të shëndetshme

Pjesëmarrësit bullgarë të nismës ngulin këmbë për barazimin e subvencionimeve për prodhuesit bujqësorë në vendet anëtare të vjetra dhe atyre të reja të BE-së
Foto: arkiv
Që nga fillimi i shtatorit prodhues të imtë bujqësorë dhe organizata të ndryshme joqeveritare, që shfaqin interes ndaj politikës së ardhshme bujqësore të BE-së u organizuan një ecje me biçikleta deri në Strasburg, nga ku u drejtuan te Brukseli. Pjesëmarrësit e “Nismës së ushqimit të shëndetshëm” do të mbërrijë në Bruksel më 19 shtator, që të prezantojnë kërkesat e prodhuesve të imtë për një politikë të re të përbashkët bujqësore. Për herë të parë politika e BE-së në fushën e bujqësisë do të hartohet me pjesëmarrjen e Parlamentit Evropian, jo vetëm nga Këshilli i Ministrave siç ishte deri tashti. Politika e re bujqësore e BE-së për periudhën buxhetore 2014 – 2020 është me rëndësi të madhe si për prodhuesit, ashtu edhe për konsumatorët.

Pas një fushate të gjerë të informacionit edhe Bullgaria u përfshi në “Nismën e ushqimit të shëndetshëm”. Përkrahësit e kësaj iniciative prezantuan në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Sofje pikëpamjet e tyre për të ardhmen e politikës së përbashkët bujqësore të BE-së. Albena Simeonova është një prodhuese e produkteve biologjike. Krahas kësaj është edhe kryetare e Fondacionit për Ambientin Rrethues dhe Bujqësinë. Për sa i përket nismës, ajo thekson: “Deri tashti në emrin tënd fliteshin prodhuesit e mëdhenj, që përbëjnë vetëm 2 – 3 për qind nga bujqit bullgarë, por përpunojnë më se 85 për qind nga sipërfaqet bujqësore. Krahas kësaj ata janë njerëzit, që arrijnë të marrin subvencionime evropiane. Jemi me shpresë, se politika e re bujqësore e BE-së pas vitit 2014 të ndryshojë ato rregulla të padrejta.”

Pjesëmarrësit bullgarë të nismës ngulin këmbë për barazimin e subvencionimeve për prodhuesit bujqësorë në vendet anëtare të vjetra dhe atyre të reja të BE-së. Ata shpallen për vendosjen e një tavani të pagesave për njësi sipërfaqe, gjë që deri tashti ishte në favor të prodhuesve të mëdhenj. Sipas tyre e ardhmja e botës nuk është në bujqësinë industriale, por në ekonomitë e vogla, që garantojnë për prodhimin e tyre. Bujqit bullgarë ngulin këmbë, që mjetet evropiane të përqendrohen në programin për zhvillimin e rajoneve bujqësore. Kështu do të përkrahen prodhuesit e rinj dhe do t’i jepet fund shpopullimit të fshatrave bullgare.

Bujqit bullgarë përkrahin propozimin e Komisionit Evropian për inkurajimin e prodhimit të pastër dhe biologjik në kuadrin e politikës së përbashkët bujqësore si një garanci për zhvillim të qëndrueshëm dhe për jetesë në një ambient më të pastër. Lidhur me këtë Borisllav Sandovi nga Lëvizja e Pavarësisë Ushqimore shpjegon: “Shfrytëzimi i plehrave të azotit në bujqësinë intensive jo vetëm që e ndot ujin dhe dheun. Ato plehra lëshojnë në atmosferë sasi të mëdha okside të azotit. Oksidet e azotit janë 123 herë më të forta, dhe janë shkaktarët më të mëdhenj të efektit të serrave, se sa dyoksidi i karbonit. Bujqësia zë territore të mëdha në përmasë botërore dhe nëse vazhdon përdorimi i plehrave artificiale, kjo padyshim do të shtojë misionet e dëmshme në ajër dhe do të ndotë ujërat dhe dheun.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për 5 ditë Stara Zagora bëhet kryeqyteti i birrës

Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit..

botuar më 24-09-04 5.25.PD

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD