Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Siguria në Evropën Juglindore u diskutua në një forum në Sofje

Anëtarësia në BE-në dhe në NATO-në është një garanci për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore, tha presidenti Rosen Plevneliev në hapjen e konferencës.
Foto: BTA

Më 11 shtator në Sofje u mbajt Konferenca e X Ndërkombëtare “Siguria në Evropën Juglindore”. Sivjet përfaqësuesit e vendeve të ndryshme dhe organizatave ndërkombëtare diskutuan temën “Dinamika gjeopolitike në pellgun e Detit të Zi dhe siguria në Evropën Juglindore”. Pjesëmarrësit përqendruan vëmendjen e tyre mbi sigurinë e brendshme dhe rendin publik; sigurinë rajonale dhe mbrojtjen; sigurinë energjetike dhe rolin e ri të rajonit të Detit të Zi në furnizimet energjetike. Para 5 vjetësh me hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në BE-në, Deti i Zi u bë një nga kufijtë e jashtme të bashkimit. Është fakt se rajoni është strategjik dhe tërheq interesin e vendeve të ndryshme.

Duke hapur forumin presidenti Rosen Plevneliev ndër të tjerët theksoi, se anëtarësia në BE-në dhe në NATO-në është një garanci për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore. Ai kujtoi çfarë theksohet në Rezolutën e Parlamentit Evropian nga 20 janari i vitit 2011 për strategjinë e BE-së për rajonin e Detit të Zi: “Bullgaria, Greqia dhe Rumania si anëtare e BE-së dhe si vende të këtij rajoni, kanë rëndësi të madhe për suksesin e politikës së bashkimit në pellgun e Detit të Zi. Ky rajon është me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike dhe për diversifikimin e furnizimeve energjetike për BE-në. Forcimi dhe konsolidimi i bashkëpunimit rajonal midis këtyre tri vendeve si anëtare të BE-së dhe NATO-së do të ndikojë pozitivisht mbi sigurinë rajonale jo vetëm në pellgun e Detit të Zi, por edhe në mbarë Evropën Juglindore. Krahas kësaj ato tri shtete do të jenë shprehës dhe mbrojtës të interesave të BE-së.”

Më se 40 fjalime u lexuan në kuadrin e forumit në Sofje. Ndër temat, që provokuan interesin e pjesëmarrësve ishte politike e kundërvënies së terrorizmit dhe aspektet

Konstantin Kazakov

fetare të sigurisë së brendshme. Lidhur me këtë drejtori i Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare”, z. Konstantin Kazakov tha: “Në territorin e pellgut të Detit të Zi duken faktorë si kundërvënia mbi bazë fetare dhe etnike. Ato janë sfida para komunikimit ndërkulturor. Rëndësi kanë edhe faktorët si terrorizmi, krimi i organizuar dhe migracioni. Padyshim në kushtet e krizës financiare dhe ekonomike, të gjitha ato faktorë forcohen. Prandaj është e domosdoshme të krijohen kushte për komunikim në të gjitha nivelet dhe të formulohen vlera të përbashkëta, që do të respektohen nga të gjithë. Kjo do të jetë një bazë e mirë mbi të cilën të hartojmë plane të përbashkëta për zgjidhjen e problemeve në rajonin e Detit të Zi.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD