Më 11 shtator në Sofje u mbajt Konferenca e X Ndërkombëtare “Siguria në Evropën Juglindore”. Sivjet përfaqësuesit e vendeve të ndryshme dhe organizatave ndërkombëtare diskutuan temën “Dinamika gjeopolitike në pellgun e Detit të Zi dhe siguria në Evropën Juglindore”. Pjesëmarrësit përqendruan vëmendjen e tyre mbi sigurinë e brendshme dhe rendin publik; sigurinë rajonale dhe mbrojtjen; sigurinë energjetike dhe rolin e ri të rajonit të Detit të Zi në furnizimet energjetike. Para 5 vjetësh me hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në BE-në, Deti i Zi u bë një nga kufijtë e jashtme të bashkimit. Është fakt se rajoni është strategjik dhe tërheq interesin e vendeve të ndryshme.
Duke hapur forumin presidenti Rosen Plevneliev ndër të tjerët theksoi, se anëtarësia në BE-në dhe në NATO-në është një garanci për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore. Ai kujtoi çfarë theksohet në Rezolutën e Parlamentit Evropian nga 20 janari i vitit 2011 për strategjinë e BE-së për rajonin e Detit të Zi: “Bullgaria, Greqia dhe Rumania si anëtare e BE-së dhe si vende të këtij rajoni, kanë rëndësi të madhe për suksesin e politikës së bashkimit në pellgun e Detit të Zi. Ky rajon është me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike dhe për diversifikimin e furnizimeve energjetike për BE-në. Forcimi dhe konsolidimi i bashkëpunimit rajonal midis këtyre tri vendeve si anëtare të BE-së dhe NATO-së do të ndikojë pozitivisht mbi sigurinë rajonale jo vetëm në pellgun e Detit të Zi, por edhe në mbarë Evropën Juglindore. Krahas kësaj ato tri shtete do të jenë shprehës dhe mbrojtës të interesave të BE-së.”
Më se 40 fjalime u lexuan në kuadrin e forumit në Sofje. Ndër temat, që provokuan interesin e pjesëmarrësve ishte politike e kundërvënies së terrorizmit dhe aspektet
fetare të sigurisë së brendshme. Lidhur me këtë drejtori i Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare”, z. Konstantin Kazakov tha: “Në territorin e pellgut të Detit të Zi duken faktorë si kundërvënia mbi bazë fetare dhe etnike. Ato janë sfida para komunikimit ndërkulturor. Rëndësi kanë edhe faktorët si terrorizmi, krimi i organizuar dhe migracioni. Padyshim në kushtet e krizës financiare dhe ekonomike, të gjitha ato faktorë forcohen. Prandaj është e domosdoshme të krijohen kushte për komunikim në të gjitha nivelet dhe të formulohen vlera të përbashkëta, që do të respektohen nga të gjithë. Kjo do të jetë një bazë e mirë mbi të cilën të hartojmë plane të përbashkëta për zgjidhjen e problemeve në rajonin e Detit të Zi.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...