Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë – garanci për transparencë

Komisioni për Çështjet Ligjore dëgjon në një mbledhje të hapur në sallën plenare kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga kuota e Kuvendit Popullore. Në fotografinë kryetarja e Komisionit, znj. Iskra Fidosova.
Foto: BTA

Filloi dëgjimi nga Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore i kandidatëve për anëtarë të Këshillit të ri të Lartë të Drejtësisë në Bullgari. Për herë të parë marrja në pyetje transmetohet onllajn, kurse zgjedhja garanton një transparencë optimale. Theksi është mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor, ngarkesën e magjistratëve dhe të gjithë reformës së plotë gjyqësor, në përshtatje me rekomandimet e Komisionit Evropian për përparimin e vendit në fushën “Drejtësi dhe rend të brendshëm”.

Në Bullgari organi i lartë i pushtetit gjyqësor ka 25 anëtarë. Prej tyre 11 zgjidhen nga parlamenti, 11 nga magjistratët, kurse 3 të tjerët, të cilët zgjidhen më vete, janë anëtar drejtësie. Këta janë përfaqësuesit e Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe Gjykatës së Lartë të Apelit, dhe prokurori i përgjithshëm. Mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë zhvillohen nga ministri i drejtësisë, por ai nuk ka të drejtë votimit gjatë marrjes së vendimeve. Komisioni Evropian do të vëzhgojë me vëmendje zgjedhjen e ardhshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si edhe të kryeprokurorit te ne.

Përpara dëgjimit anëtarët e ardhshëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u nominuan publikisht dhe u zgjodhën kandidat-anëtarë nga rrethet profesionale, nga organizatat civile dhe joqeveritare. Më e rëndësishmja gjatë miratimit të kandidaturave ishte nëse u përgjigjen kërkesave të Ligjit për pushtetin gjyqësor, që është në bazë të dokumenteve, dhe nëse kanë stazhin e domosdoshëm 15 vjeçar juridik në sistem. 17 kandidatët e miratuar nga kuota e Kuvendit Popullor për anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga të cilët duhet të zgjidhen 11, kaluan “sitën” e bashkëbisedimit paraprak në Komisionin mbi çështjet juridike pranë Kuvendit Popullor dhe në praninë e diplomatëve. Ata po kështu deklaruan se, procedura e re garanton një start të barabartë, transparencë dhe garë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Sofje, z. Xhonatan Allën shprehu në një gjuhë të pastër bullgare bindjen e vendeve nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli Evropian se, reforma e mëtejshme gjyqësore është mes çështjeve më të rëndësishme për Bullgarinë sot. Dhe akoma: “Në si përfaqësues të qeverive besojmë si miq të Bullgarisë se, këto zgjedhje do të jenë transparente dhe përkrahim përpjekjet e deputetëve dhe të qeverisë për këtë. Sepse besojmë se, tani ka shumë mundësi të mirë të mund të zgjidhen kandidatë shumë të mirë për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.”

Sipas fjalëve të ambasadorit të ShBA-së, z. Xhejms Uorlik “këto janë vendime të cilat duhet të merren nga bullgarët. Por, ne ambasadorët në Bullgari, duam të sigurojmë ndihmën e duhur, që të mund të garantohet një procedurë e sinqertë dhe transparente.” Ambasadori Uorlik, mandati i të cilit përfundon në fund të kësaj jave, ripohoi akoma se: “Nuk ka një çështje më të rëndësishme, përpara së cilës të jetë e drejtuar gjatë javëve të ardhshme Bullgaria, nga çështja për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në të kaluarën zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë zakonisht realizohej më qetë, në heshtje dhe gjatë dyerve të mbyllura. Por sivjet zgjedhja do të realizohet haptazi dhe në kushtet e transparencës, në sajë të përpjekjeve të qeverisë. Këto zgjedhje janë të rëndësishme jo vetëm për qeverinë dhe Kuvendin Popullor, por edhe për qytetarët e Bullgarisë. Ato janë një hap shumë i rëndësishëm, që të mund të kthehet besimi te sistemi gjyqësor.”

© Foto: BGNES

Komisioni për Çështjet Ligjore paraqiti procedurën e dëgjimit të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor në një takim me ambasadorët e ShBA-së, Danimarkës, Holandës, Gjermanisë, Finlandës dhe Britanisë së Madhe.

Mes ambasadorëve nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilët posaçërisht vërejnë reformat në fushën e drejtësisë dhe të rendit të brendshëm dhe mendimi i të cilëve është me një peshë të veçantë mbi anëtarësinë e Bullgarisë në Shengen, është edhe z. Filip Otie nga Franca: “Të gjithë ambasadorët besojmë se, lufta me korrupsionin dhe me krimin e organizuar, si edhe reforma e mëtejshme e sistemit gjyqësor janë shumë të rëndësishme jo vetëm për Bullgarinë, por dhe për partnerët tuaj në Bashkimin Evropian. Ne me të vërtetë i vlerësojmë përpjekjet e Bullgarisë në këtë drejtim dhe mendojmë se, zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është një hap i rëndësishëm në vazhdimin e reformës së sistemit gjyqësor. Mbase hapi tjetër i tillë do të jetë zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm. Dy gjëra janë shumë të rëndësishme, të cilat duhet të llogariten në këtë proces. Kjo është transparenca e procedurës – me të vërtetë i vlerësojmë përpjekjet tuaja, dhe përveç kësaj – karakterin e garës. Shpresojmë që, në fund të kësaj procedure do të keni një Këshill të ri të Lartë të Drejtësisë, i cili do të mund të marrë përsipër reformën e mëtejshme të sistemit gjyqësor.”

Rekomandimet e ambasadorëve drejt deputetëve bullgarë ishin në frymën më tepër të kësaj të mund të sigurojmë transparencë, konkurrencë dhe garë të procesit zgjedhor – rikujtoi përpara një jave shefja e Komisionit për Çështjet Ligjore në Kuvendin Popullor dhe zëvendëskryetare e Grupit Parlamentar të Partisë GERB, znj. Iskra Fidosova: “Ne kemi pranuar pa dyshim disa rregulla shumë të mira. Ato ishin vlerësuar lart nga të gjithë. Por është shumë e rëndësishme se si t’i aplikojmë në praktikë, si më 11 shtator gjatë dëgjimit të kandidatëve, ashtu edhe në raportin, të cilin do të duhet ta përgatisim dhe ta miratojmë pas kësaj në Komision. Kështu që ai të jetë bazë për të gjithë kolegët deputetë, që të mund të marrin vendim cilin kandidat ta përkrahin në sallën plenare për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.”

Votimi përfundimtar për anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të jetë më 26 shtator. Kështu që pas 2 javëve do të jetë e qartë nëse janë respektuar rekomandimet e Komisionit Evropian ndaj Bullgarisë në këtë sferë delikate, por shumë të rëndësishme – drejtësia.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD