Filloi dëgjimi nga Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore i kandidatëve për anëtarë të Këshillit të ri të Lartë të Drejtësisë në Bullgari. Për herë të parë marrja në pyetje transmetohet onllajn, kurse zgjedhja garanton një transparencë optimale. Theksi është mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor, ngarkesën e magjistratëve dhe të gjithë reformës së plotë gjyqësor, në përshtatje me rekomandimet e Komisionit Evropian për përparimin e vendit në fushën “Drejtësi dhe rend të brendshëm”.
Në Bullgari organi i lartë i pushtetit gjyqësor ka 25 anëtarë. Prej tyre 11 zgjidhen nga parlamenti, 11 nga magjistratët, kurse 3 të tjerët, të cilët zgjidhen më vete, janë anëtar drejtësie. Këta janë përfaqësuesit e Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe Gjykatës së Lartë të Apelit, dhe prokurori i përgjithshëm. Mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë zhvillohen nga ministri i drejtësisë, por ai nuk ka të drejtë votimit gjatë marrjes së vendimeve. Komisioni Evropian do të vëzhgojë me vëmendje zgjedhjen e ardhshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si edhe të kryeprokurorit te ne.
Përpara dëgjimit anëtarët e ardhshëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u nominuan publikisht dhe u zgjodhën kandidat-anëtarë nga rrethet profesionale, nga organizatat civile dhe joqeveritare. Më e rëndësishmja gjatë miratimit të kandidaturave ishte nëse u përgjigjen kërkesave të Ligjit për pushtetin gjyqësor, që është në bazë të dokumenteve, dhe nëse kanë stazhin e domosdoshëm 15 vjeçar juridik në sistem. 17 kandidatët e miratuar nga kuota e Kuvendit Popullor për anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga të cilët duhet të zgjidhen 11, kaluan “sitën” e bashkëbisedimit paraprak në Komisionin mbi çështjet juridike pranë Kuvendit Popullor dhe në praninë e diplomatëve. Ata po kështu deklaruan se, procedura e re garanton një start të barabartë, transparencë dhe garë.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Sofje, z. Xhonatan Allën shprehu në një gjuhë të pastër bullgare bindjen e vendeve nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli Evropian se, reforma e mëtejshme gjyqësore është mes çështjeve më të rëndësishme për Bullgarinë sot. Dhe akoma: “Në si përfaqësues të qeverive besojmë si miq të Bullgarisë se, këto zgjedhje do të jenë transparente dhe përkrahim përpjekjet e deputetëve dhe të qeverisë për këtë. Sepse besojmë se, tani ka shumë mundësi të mirë të mund të zgjidhen kandidatë shumë të mirë për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.”
Sipas fjalëve të ambasadorit të ShBA-së, z. Xhejms Uorlik “këto janë vendime të cilat duhet të merren nga bullgarët. Por, ne ambasadorët në Bullgari, duam të sigurojmë ndihmën e duhur, që të mund të garantohet një procedurë e sinqertë dhe transparente.” Ambasadori Uorlik, mandati i të cilit përfundon në fund të kësaj jave, ripohoi akoma se: “Nuk ka një çështje më të rëndësishme, përpara së cilës të jetë e drejtuar gjatë javëve të ardhshme Bullgaria, nga çështja për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në të kaluarën zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë zakonisht realizohej më qetë, në heshtje dhe gjatë dyerve të mbyllura. Por sivjet zgjedhja do të realizohet haptazi dhe në kushtet e transparencës, në sajë të përpjekjeve të qeverisë. Këto zgjedhje janë të rëndësishme jo vetëm për qeverinë dhe Kuvendin Popullor, por edhe për qytetarët e Bullgarisë. Ato janë një hap shumë i rëndësishëm, që të mund të kthehet besimi te sistemi gjyqësor.”
© Foto: BGNES
Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..
Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..
Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..
Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e..
Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë..