Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të ardhurat e ulëta i detyrojnë njerëzit të kërkojnë punë jashtë shtetit

Foto: BGNES
Më shumë se gjysma e emigrantëve bullgarë nuk duan që të kthehen në Bullgari. Këto janë të dhëna nga një studim i Konfederatës së Punës “Podkrepa” për lëvizjen e krahut të punës në Bashkimin Evropian. Vetëm një e treta nga kandidat-emigrantët janë përgjigjur se nisen përkohësisht. Shkaku bazë, kuptohet, janë të ardhurat e ulëta dhe papunësia. Për këto shkaqe bullgari pranon dhe punën më pak të paguar dhe jo prestigjioze në një shtet tjetër, pagesa në të cilin është shumë herë më e lartë nga ajo që merret te ne. Statistika evropiane tregon se, pagat në Bullgari janë më të ulëta në krahasim me shtetet e tjera nga Bashkimi Evropian, kurse bullgarët janë qytetarët më të varfër të bashkësisë.

Rreth 25 mijë bullgarë të rinj në moshë midis 25 dhe 29 vjeç, çdo vit gjatë 3 vjetët e fundit kanë ikur nga Bullgaria përgjithmonë në bazë të shkaqeve ekonomike. Ata kanë preferuar bile shtete, të cilat janë në një krizë të rëndë, tregon akoma studimi i “Podkrepës”. Sipas prof. Temenuzhka Rakaxhijska nga Akademia Bullgare e Shkencave, që nga viti 2009, kur filloi kriza botërore ekonomike të ndikojë mbi ekonominë tonë, deri në vitin 2012, papunësia te ne është rritur dyfish. Sipas të dhënave të Evrostatit gjatë muajit korrik të vitit 2012 ajo ka qenë 12,4 për qind. Pagimi i ulët është shkaku bazë për derdhjen e truve nga vendi, ve në dukje prof. Rakaxhijska. Bullgaria mund të arrijë të ardhurat e portugezëve – më të ulëtat në Eurozonë, në qoftë se deri në vitin 2040 mban një vëllim të qëndrueshëm vjetor të prodhueshmërisë prej 4-5 për qind, thotë ajo. Studimi i “Podkrepës” tregon se, 34 për qind nga të anketuarit do të emigrojnë në Greqi, pas kësaj vjen Britania e Madhe me 32 për qind, 24 për qind preferojnë Gjermaninë, kurse 20 për qind – Spanjën.

Sipas burimeve të ndryshme, pas fillimit të ndryshimeve demokratike te ne që nga viti 1989, nga Bullgaria kanë emigruar midis 1 milionë e 200 mijë dhe 1 milionë e 600 mijë veta në kërkim të punës. “Për shkak të mungesës të perspektivës, specialistët më të arsimuar shkojnë jashtë shtetit”, komenton lideri i “Podkrepës” Konstantin Trençev. Pavarësisht nga kualifikimi i lartë, të marrë te ne, jashtë ata punojnë një punë me kualifikim të ulët, por të paguar shumë herë më lartë sesa te ne. Ata bëhen ndihmës shtëpiak, punojnë në bujqësi, tregti, transport. Si një transfero për të afërmit e vet në Bullgari ata fusin për vit në vend midis 700 dhe 800 milionë euro. Si tërësi emigrantët bullgarë janë 4 për qind nga i gjithë procesi i migracionit të punës në kuadrin e Bashkimit Evropian.

Emigrimi i bullgarëve të rinj me një arsim të lartë keqëson si situatën demografike, ashtu edhe situatën e tregut të punës. Plakja e popullsisë po vazhdon, migracioni drejt qyteteve të mëdha në kërkim të punës i le qytezat më të vogla pa njerëz. Nga ana tjetër, biznesit nuk i arrijnë më kuadro në sfera të caktuara, në këtë numër dhe me një arsim të lartë. Në industrinë e qepjes, për shembull, ka vende të lira pune për shkak të pagesës së ulët. Mbi 180 janë vendet bosh për mjekë dhe infermiere në vendet e vogla të populluara. Vetëm gjatë muajit korrik biznesi privat ka deklaruar 6647 vende të lira pune. Kuadro kërkohen dhe në industrinë përpunuese, tregtinë dhe ndërtim.

Përveç nga pagimi i ulët dhe pamundësia për realizim në Bullgari, ata të cilët ikin nga vendi janë të pakënaqur dhe nga kultura e ulët civile dhe të menaxhimit, si dhe nga niveli i kriminalitetit. Mungesa e vlerave, si dhe edukimi i ndjenjës për identitet ndaj atdheut, po kështu është mes shkaqeve për numrin e madhe të atyre të cilët duan të emigrojnë nga Bullgaria. Sipas prof. Rakaxhijska “njerëzit nisen, sepse nuk e pëlqejnë jetën e vet në Bullgari dhe duan të jetojnë në një shtet të rregulluar, dhe jo të luftojnë për bukën e gojës”. Mes emigrantëve, rikujton akoma ajo, ka edhe gjithnjë e më shumë sipërmarrës të pasur, të cilët ikin me familjet e tyre jashtë shtetit, ku periodikisht vijnë në Bullgari që të mund të drejtojnë biznesin e vet. Më shumë prej tyre jetojnë në Austri.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD