Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizita e Barozut në Sofje – bilanc i mirë dhe përkrahje e fortë për Bullgarinë

Foto: BGNES
Kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuell Barozu vizitoi për herë të dytë Bullgarinë gjatë muajve të fundit. Ai erdhi me ftesë të kryeministrit bullgar Bojko Borisov, që të mund të inaugurojnë vijën e dytë të metrosë së Sofjes, siç premtoi përpara rreth 1 viti. Metro-diametri i ri është me gjatësi 10,5 kilometra dhe 11 stacione, zbulon dhe një pjesë nga trashëgimia unikale kulturore e historike dhe sipas fjalëve të Barozut është një shembull i mirë për këtë se çfarë mund të bëjmë bashkërisht në Bashkimin Evropian me fondet strukturore dhe të kohezionit.

“Në bazë të kësaj vije Bashkimi Evropian bashkëfinancon 50 për qind nga vlera e projektit ose 476 milionë euro. Kurse zgjerimi i planifikuar ndaj aeroportit të kryeqytetit do të sigurojë dhe një lidhje më të shpejtë të qytetarëve bullgarë me pjesën tjetër të Evropës dhe të botës. Në buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian për periudhën 2014-2020 është me një rëndësi të madhe të kemi pikërisht projekte të tilla si Metroja e Sofjes, të cilat të tregojnë se çfarë mund të bëjnë fondet evropiane për garantimin e rritjes dhe të prosperitetit në Evropë. Jam i bindur se këtu kemi zbuluar simbole të rëndësishme të progresit dhe të prosperitetit të Bullgarisë”. Kjo është vetëm një pjesë nga bilanci për projektin e madh evropian të realizuar te ne, të deklaruar në Sofje nga Zhoze Manuell Barozu, i cili nuk fshehu gëzimin e vet, se një nga stacionet e metrosë quhet “Bashkimi Evropian”.
“Jam shumë i mahnitur nga vija e re e metrosë, të cilën e inauguruam. Ky është një simbol i përparimit të Bullgarisë, një zgjidhje për një cilësi më të mirë të jetës për qytetarët bullgarë, por edhe një shembull i shkëlqyer për ndihmën e Bashkimit Evropian”.

Vizita e Barozut në Sofje përveç bilancit të mirë nga përpjekjet e përbashkëta të Komisionit Evropian dhe të autoriteteve bullgare mbi politikën e kohezionit ishte edhe një përkrahje serioze për Bullgarinë. Shefi i Komisionit Evropian nuk la pa e lavdëruar vendin tonë dhe për politikën e mirë fiskale dhe pakësimin e deficitit buxhetor nën 3 për qind.

“Gëzohem se, Bullgaria dhe kryeministri Borisov e përballojnë me sukses krizën ekonomike. Janë ndërmarrë masa të rëndësishme për konsolidimin buxhetor. Kjo i lejoi Bullgarisë të nxirret nga procedura për borxh të jashtëm dhe deficit buxhetor. Kjo është e vështirë në momentin, por është dhe në interes të shtetit ta ndjekë këtë vijë të sjelljes. Kështu Bullgaria do të mund të ruajë besimin e tregut financiar por dhe në të ardhmen të marrë para për investime me përqindje më të mira.”

Barozu e këshilloi qeverinë të vazhdojë reformat e mëtejshme, siç ishte rekomanduar në raportin e korrikut të Komisionit Evropian për përparimin e Bullgarisë. Dhe nënvizoi se është shumë e rëndësishme të ketë një reformë reale të sistemit të pensionimit, luftë me varfërinë dhe papunësinë mes të rinjve. Ai vuri në dukje se, ka përparim në përvetësimin e fondeve evropiane te ne. Mirëpo është me rëndësi po kështu se si më mirë të përvetësohen në të ardhmen paratë për projektet me prioritet të infrastrukturës, të rritet kapaciteti administrativ dhe të thjeshtohen procedurat mbi prokurimet publike. Kryetari i Komisionit Evropian e inkurajoi qeverinë bullgare t’i vazhdojë përpjekjet në luftimin e korrupsionit dhe reformën e mëtejshme në sistemin gjyqësor. Dhe nënvizoi: “Janë bërë hapa të rëndësishme në këtë drejtim, por duhen akoma përpjekje nga qeveria dhe politikanët, nga të gjitha institucionet, magjistratët, mediat dhe e gjithë shoqëria. Është shumë e rëndësishme përbërja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe cili prokuror i përgjithshëm do të zgjidhet për disa vjetët e ardhshme.”

Zhoze Barozu përsëri shprehu përkrahjen e plotë të Komisionit Evropian për aderimin e Bullgarisë ndaj hapësirës së Shengenit. Dhe shtoi: “Bullgaria u përgjigjet krejtësisht kushteve për anëtarësi në zonën Shengen. Shpresojmë që vendi të aderohet ndaj saj sa është e mundur më shpejt, që të mund qytetarët bullgarë të shfrytëzohen plotësisht nga anëtarësia e vendit në Bashkimin Evropian.”

Kryeministri Bojko Borisov nga ana e vet nënvizoi përsëri se, vendi ynë mbetet plotësisht në pozitën e pakësimit të mjeteve nga Fondi i Kohezionit gjatë periudhës tjetër të programit të Bashkimit Evropian. Pozita ishte deklaruar akoma në fund të muajit qershor prej 15 vendeve në Bashkimin Evropian, mes të cilave edhe Bullgaria, kurse Metroja e Sofjes ishte treguar si një shembull konkret për suksesin e politikës të afrimit dhe argument që përmasa e mjeteve për të të ruhen. Aq më tepër se që të plotësohen të gjitha normat për anëtarësi në Bashkimin Evropian, vendi mbylli 4 reaktorë nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj”, që sjellin vetëm të ardhura dhe ka marrë edhe vendime të tjera të ngjashme, duke pritur që solidariteti evropian për barazimin e ndryshimeve midis Bullgarisë dhe shteteve të tjera të BE-së, rikujtoi ai.

“Këto projekte u japin vetëdije qytetarëve të një shteti. Kurse kjo jep dhe demokracinë, ndjenjën se je i barabartë me vendet e tjera nga Bashkimi Evropian – deklaroi Bojko Borisovi. – Ne nuk e kishim këtë mundësi. Por, fëmijët tanë, brezat të cilat tani po rriten, do të kenë një pikë drejtimi të njëjtë me të gjithë fëmijët në Bashkimin Evropian.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD