Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Java bullgare e projekteve të mëdha energjetike

Foto: Архив
“Po i hedhim bazat e pavarësisë energjetike të Bullgarisë”. Me këto fjalë Ministri Bullgar i Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit, Deljan Dobrev nënshkroi kontratën kërkimit të naftës dhe gazit në territorin bullgar të Detit të Zi. Bullgaria dhe kompania ruse “Gazprom” përfundimisht vënë firmat për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma jugore” në Bullgari. Kompania amerikane “Westinghause” u përzgjodh të bëjë shqyrtime në lidhje me ndërtimin e bllokut 7 të Centralit Elektrik Atomik “Kozlloduj”. E thënë ndryshe kësaj jave startuan projektet e mëdha energjetike të Bullgarisë lidhur me gazin, naftën dhe energjinë bërthamore.

“Kontrata e sondazhit të naftës dhe gazit në Detin e Zi është ngjarja më e rëndësishme sivjet në Bullgari në fushën e energjetikës”, deklaroi ministri Dobrev. Nxjerrja vendase është alternativa më e mirë e Bullgarisë, sepse vendi importon nga Rusia mbi 80 për qind të burimeve kryesore. Kërkimi i gazit dhe naftës në Detin e Zi iu besua kompanisë franceze “Total”, e cila do të punojë së bashku me kompaninë austriake “OMV” dhe atë spanjolle “Respol”. Pesë vitet në vazhdim do të investohet afro gjysmë miliard euro. Bullgaria shpreson shumë në burimet e gazit, sepse vetëm në 15 km larg, në territorin rumun të Detit të Zi u gjetën burime të mëdha gazi. Ekspertët janë të mendimit se të këtilla do të gjenden, duke i sjellë Bullgarisë pavarësi energjetike 20-30 vitet që vijojnë. Dëshmi tjetër se zona bullgare është e pasur përbën interesin e kompanive botërore të naftës. Kompania franceze do t’i japë shtetit bullgar shtesë në vlerë 40 mln euro. Konsorciumi i firmave ndërkombëtare do të bëjë dy sondazhe në thellësi 5 mijë metra, secili kushton 300 mln euro. Bullgaria do të marrë taksë koncesioneri në varësi të sasive të nxjerra të naftës dhe gazit. Gazi në tregun bullgar do të jetë me 40 për qind më i lirë se ai i importuari nga Rusia.

Kësaj jave Bullgaria nënshkroi tri dokumente me “Gazprom”-in. Më i rëndësishmi ka të bëjë me projektin e gazsjellësit “Rryma jugore”, i cili përfshin një pjesë të territorit të vendit. U mor vendim për pikën e hyrjes, parametrat e tij dhe hapat vijuese të projektit. Me këtë rast deri më 15 nëntor të këtij viti Bullgaria duhet të arrijë një marrëveshje investimi me kompaninë ruse. Deri datën e lartpërmendur duhet të përgatitet kontrata e re me Moskën lidhur furnizimet me gaz natyror që duhet filluar prej 2013-ës. Bullgarisë i bënë ulje çmimi të gazit në vlerë 11 për qind, të vlefshme deri në fund të këtij viti. Gjatë vitit ulje të këtilla “Gazprom”-i u ka bërë Francës, Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Turqisë dhe Sllovakisë. Disa ekspertë rusë komentuan se “Bullgaria është konsumatore e vogël e “Gazprom”-it dhe për sa i përket projektit të gazsjellësit “Rryma jugore”, realizimi i tij është shumë më i rëndësishëm për palën ruse.” Kryeministri Borisov gjithashtu e deklaroi këtë direkt. Më 1 dhjetor të këtij viti kompania ruse do të fillojë ndërtimin e lidhjes detare të gazsjellësit e cila të arrijë deri në Bullgari. Rusia ngutet të dalë në territorin e BE-së përmes Bullgarisë derisa të mos miratohet legjislacioni i ri i Evropës, i cili hyn në fuqi nga viti 2013. Sipas tij gazsjellësit dhe depot e gazit nuk do të kontrollohen vetëm nga një kompani, d.m.th. legjislacioni i ri i Evropës nuk do të jetë në favor të monopolistëve.

Pas 33 vitesh “endje në magji”, siç Kryeministri Borisov e interpretoi çështjen e Centralit Atomik “Belene”, po i shihet fundi. Reaktori i parashikuar për centralin tjetër atomik do të instalohet përfundimisht në sheshin e centralit “Kozlloduj”. Për sa i përket punës së kompanisë “Westinghause”, ajo ka të bëjë me shqyrtimin e mundësive të instalimit të reaktorit rus, i cili të funksionojë në përputhje me sistemet perëndimore të mbikëqyrjes dhe sigurisë, si dhe me ato të freskimit. Shqyrtimi duhet të përfundojë deri në muajin mars të 2013-ës. Realisht kompania amerikane është mjaft e njohur në Bullgari. Ajo mori pjesë në nxjerrjen nga eksploatimi të katër reaktorëve atomikë. Ka kohë që “Westinghause” sugjeron Bullgarinë në vend të centralit të ri atomik të investimeve ruse, të ndërtohen blloqet 7 e 8 të Centralit “Kozlloduj”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, 24% kursejnë

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë sociologjike "Trend", të kryer me porosi të Finance Academy midis 1005 qytetarëve të rritur në..

botuar më 25-01-29 3.40.MD

BNB pret që Bullgaria të përmbushë kriterin e stabilitetit të çmimeve për eurozonën

Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..

botuar më 25-01-29 1.51.MD

Hapet zyrtarisht Dhoma e Tregtisë Bullgari-Shqipëri

Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe..

botuar më 25-01-27 9.05.MD