Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Programi i zhvillimit të rajoneve fshatare – prioritet i politikës bujqësore të Evropës

Fermerët ngulin këmbë për barazim të të drejtave të fermerëve prej vendeve “të vjetra” dhe “të reja” të BE-së.
Foto: BGNES
Gati një vit vazhdojnë diskutimet rreth politikës bujqësore të Evropës. Subvencionet që BE-ja shpërndan për bujqësi përbëjnë 40 për qind të buxhetit të tij. Në periudhën 2007-2013 vendet e reja anëtare të BE-së marrin më pak para në krahasim me vendet e anëtarësuara më parë. Diferenca është nga një e katërta deri në një të tretën e mjeteve për të njëjtën sipërfaqe të përpunimit të tokës. Kjo mënyrë e shpërndarjes së financave shkel parimin e konkurrencës së lirë.

Në kudër të këtyre diskutimeve, fermerët me biznes të vogël dhe të mesëm nga shumë vende anëtare të BE-së do të organizojnë gjatë shatorit “Ekskursionin e ushqimit të shëndoshë” ndaj Brukselit. Qëllimi është që BE-ja të marrë parasysh dëshirat e tyre. Më 19 shtator në Ballinën e Parlamentit Evropian do të prezantohen kërkesat e dhjetëra fermerëve. Përfaqësuesja bullgare e ekskursionit është Allbena Simеonova. Ajo është pronare e vreshtave për prodhim të verës biologjike në Bullgari Veriore dhe kryetare e Fondacionit Bullgar të Bujqësisë dhe Mjedisit. Znj. Simеonova thotë se nismën e kanë përkrahur gati të gjithë fermerët me biznes të vogël dhe të mesëm në Bullgari.

Çfarë kërkojnë fermerët bullgarë në politikën bujqësore të Evropës?

Në vend të parë prioritet duhet të bëhet programi i zhvillimit të rajoneve fshatare, kurse jo subvencionet për një sipërfaqe. “Për qëllim e kemi të mos shpopullohen fshatrat në Bullgari, thotë Allbena Simеonova. – Kërkojmë që politika bujqësore e Evropës të riorientohet ndaj rajoneve fshatare, duke krijuar vende të reja pune. Kjo do të thotë të parashikohen para si për infrastrukturë, ashtu dhe për vatra kulturore.”

Pasi Bullgaria u anëtarësua në BE më pak se 4 për qind e fermerëve bullgarë morën 70 për qind të subvencioneve të parashikuara për bujqësinë. E ngjashme është situata edhe në Rumani., ku gjithashtu ka pronarë të sipërfaqeve shumë të mëdha dhe njëkohësisht shumë fermerë me biznes të vogël. Ky problem mund të mënjanohet nëse përkufizohen pagesat e drejtpërdrejta për një sipërfaqe. Shteti u siguron fermerëve bullgarë para shtesë për bujqësinë e gjelbër, por ata kërkojnë më shumë subvencione për metoda agroekologjike dhe bujqësi biologjike. Pse?

“E kërkojmë këtë, sepse nëse pjesa dërmuese e parave të parashikuara për agroekologjinë ridrejtohen ndaj bujqësisë biologjike, mund të ruhet toka që të jetë ajo prodhimtare edhe në të ardhmen, sqaron Milen Stojanov, fermer dhe kryetar i Asociacionit “Bio-produkte”. Sipas një statistike të 10 viteve përpara çdo minutë në botë lihet pas një akër toke për shkak të përpunimit intensiv.”

Znj. Simеonova thotë se do të bëjnë gjithçka që të barazohen subvencionet ndaj vendeve të reja anëtare dhe atyre të para të BE-së. “Vendete e para anëtare të BE-së e kundërshtojnë propozimin që parat e parashikuara për to të pakësohen në llogari të parave të anëtareve të reja, sqaron ajo. – Pasi jemi anëtare të të njëjtit bashkim, atëherë të drejtat e mia duhet të jenë të barabarta, p.sh. me ato të një fermeri të Holandës. Mirëpo, ai merr 50 euro në akër, ndërsa unë 12 euro. Fermeri holandez përkrahet dhe zë pozitë të denjë në vendin e tij, derisa unë punoj dhe jetoj si ai në fshat, por mezi mbijetoj.”

Në përfundim znj. Albena Simеonova i bëri thirrje të gjithë qytetarët e Bullgarisë që të deklarojnë pozitën e tyre në kuadër të fushatës “Ekskursioni për ushqimin e shëndoshë”. Çdo konsumator interesohet se çfarë do të vendosë për të ngrënë në tavolinë dhe kjo varet nga politika bujqësore e Evropës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD