Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

50 vjet nga vdekja e këngëtarit madhështor të muzikës popullore Boris Mashallov

Këngëtari Boris Mashallov zë një vend special në muzikën popullore bullgare. Ai është ndër interpretuesit e parë në Bullgari, të cilët fituan popullaritet me incizimet që bënë në radio, me nxjerrjen e pllakave të gramafonit dhe me shumë koncerte. “Megjithëse e kishte rrugën e shkurtë artistike (Boris Mashallov u nda nga jeta në moshën 48-vjeçare), këngëtari është një dukuri e kalimit të periudhave, botëve dhe brezave të ndryshëm – ai bashkonte traditën me tendencat moderne, stilin e fshatit me atë të qytetit, shkonte pas muzikës bullgare dhe asaj botërore”, shkruan etnomuzikologia Llozanka Pejçeva. Nuk mundësi të gabohet tenori i fuqishëm, temperamenti artistik dhe muzikaliteti që i përkiste atij. Ndaj këtyre cilësive profesionale ia vlen të përmendet njeriu Boris Mashallov – shpirtmadh, i devotshëm, me talent të gjejë rrugën e shkurtë ndaj zemrës së njerëzve.

Boris Mashallov; Foto: arkivKëngët e ngadalta me ornamentikë të pasur melodike ishin tepër karakteristike për repertorin e tij. Ai i interpretonte në mënyrë të veçantë. Repertori i interpretuesit numëron qindra këngë nga vendlindja e tij, fshati i Sevlievos, Bullgari Verore, dhe nga rajone të tjera të vendit. Ai ka qenë edhe mbledhës i folklorit. Gjatë udhëtimeve që ka bërë Boris Mashallovi ka regjistruar një varg këngësh popullore. Në arkivin e tij personal u gjetën qindra letra dërguar nga adhuruesit që ka pasur. Talentin e ka trashëguar nga babai i tij, Nikolla Mashallov, i cili i ka lënë djalit një repertor të pasur këngësh popullore. Boris Mashallovi ka punuar si bojaxhi, ka qenë marinar dhe ka dalë fitues në një garë të mundjes. Një fakt pak i njohur është se Boris Mashallovi ka mësuar teknikat e vokalit te këngëtari i operës Sëbço Sëbev. Hapat e parë drejt skenës muzikore, ai bëri me shtëpinë muzikore “Simonavia”, e cila nxori interpretimet e tij në pllakat e gramafonit. Me ftesë të drejtorit të parë të Radio Sofjes, Sirak Skitnik, Boris Mashallovi filloi të interpretonte në grupin e qytetit Ugërçinit. Disa vite më vonë ai themeloi grupin e muzikës popullore “Kënga jonë”. Bashkë me formacionin Boris Mashallov udhëtonte nëpër Bullgarinë dhe jashtë vendit, duke u shoqëruar nga këngëtarët më të njohur të asaj kohe – Atanaska Todorova, Mita Stojçeva, Magda Pushkarova, fizarmonicisti Boris Karllov, me të cilin parapëlqente të punonte.

Boris Mashallovi kishte një fuqi të paparë të ndikonte mbi publikun në mënyrë hipotetike: “Kur interpretonte, publiku nuk kushte guxim as të lëvizte që të mos e trembë atë – tregon folkloristja Elena Ognjanova. – Ai kishte një fytyrë rrezatuese, duart i mbante përpara, të shtrënguara me njëra-tjetrën, ndërsa koka qëndronte anash. Kishte ndikim jashtëzakonisht të madh mbi publikun.”

Manoll Todorov, i biri i këngëtares Atanaska Todorova, tregon se Boris Mashallovi ka bërë që publiku dhe muzikantët të qajnë nga gëzimi. Një adhurues tjetër, këngëtari Marin Ivanov thotë: “Duhej të jetonte më shumë kohë për të kënduar më shumë këngë kështu siç vetëm ai e mund të bënte këtë. Fatkeqësisht, nuk jemi takuar ndonjëherë. Gjithsesi pikërisht ai bëri kështu që kënga të prek thellë zemrën time. Boris Mashallovi i la popullit këngët e veta, në të cilat buron shpirti i tij.” Kaluan 50 vjet që këngëtari Boris nuk jeton më. Mirëpo zëri i tij madhështor preferohet nga të gjithë brezat bullgarë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Punëtori i zellshëm" – kënga më e re e Papi Hans

Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..

botuar më 25-02-20 6.35.PD
Portreti i Vasill Levskit, nga piktori Dionisij Donçev

“Mos këndo, o bilbil, kam kohë, nuk nxitoj...”

"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..

botuar më 25-02-19 7.30.PD

"Më thuaj, o pyll"

Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një prej tyre – “Më thuaj, o pyll” – interpretuar nga fëmijët e grupit vokal “Karllovojs” me drejtore..

botuar më 25-02-19 6.00.PD