Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

90 vjet nga lindja e këngëtares së krahinës së Trakisë Vëllkana Stojanova

Më 31 korrik u shënua 90-përvjetori nga lindja e këngëtares popullore Vëllkana Stojanova – një simbol të vërtetë të krahinës së Trakisë. Ajo bënte publikun për vete me zërin e saj mahnitës. Mjeshtëria e Vëllkana Stojanovës qëndronte në interpretimet e këngëve të ngadalta me ornamentikë të vështirë.

Këngëtarja popullore u nda nga jeta më 11 janar të vitit 2009. Në një intervistë para Radio Bullgarisë ajo kishte thënë: “gjithë jeta ime kaloi duke kënduar. Në të kaluarën ne mësonim këngët popullore në arë dhe kjo ishte akademia jonë. Nuk kishte përpunime, nuk bëheshin incizime. Më shumë mësova prej së ëmës – ajo këndonte bukur këngët me tematikë të trishtuar.”

Vëllkana Stojanova; Foto: arkivVëllkana Stojanova lindi më 1922 në fshatin Lylin, Bullgari Juglindore. Që nga mosha e fëmijërisë u dashurua pas këngëve popullore, duke dëgjuar zërin e nënës së saj. Parapëlqente këngët me ritme të ngadalta, të cilat interpretohen në tryezë dhe rrëfejnë për jetën e përditshme të njerëzve. Gjatë vitit 1936 Vëllkana Stojanova pati një takim të rastit me Gergi Llollovin, vëllain e klarinetistit të njohur të asaj kohe Ramadan Llollov. Duke qenë i mahnitur nga interpretimet e Vëllkana Stojanovës, Gergi Llallov bisedoi me babin e saj “thur këngën, sikur bën kurorë zanash”. Pas disa muajsh në studion e shtëpisë muzikore “Arfa” Vëllkana Stojanova incizoi këngët e saj të para me orkestrën e Ramadan Llollovit.

Kur ka qenë e moshës 16 vjeçare këngëtarja popullore Vëllkana Stojanova incizoi afro 90 këngë në pllakat e gramafonit. Gjatë viteve të 50-të të shekullit të kaluar, kur Filip Kutev themeloi ansamblin e muzikës folklorike me të njëjtin emër, ajo ishte ndër solistet e tij të para. Afro tri dekada zëri i Vëllkana Stojanovës tingëllonte në skenat e Evropës, Japonisë dhe SHBA-s. Ajo prekte thellë emigrantët bullgarë kudo në botë.

Në një konkurs muzikor kompozitori i njohur bullgar, akademik Petko Stajnov komentoi zërin e Vëllkanës kështu: “Ajo ka një bashkëshoqërim natyror – zile bien në fyt, gjë që nuk kam parë përpara. Mbase poeti ynë i madh Hristo Botev ka pasur parasysh këngëtare të këtilla që të përshkruajë zërin e ëmbël të korrëses bullgare, e cila shpërndan këngën në arë.”

Në skenën muzikore Vëllkana Stojanova pushtonte publikun me lehtësinë e interpretimeve të saj. Adhuruesit e muzikës popullore nuk do të harrojnë kurrë bashkëpunimin e saj me fyelltarin Nikolla Gançev, me të cilin gëzonin një sinkroni të vërtetë.

Njohësi i muzikës popullore Todor Todorov ka shkruar në lidhje me interpretimet e këngëtares Vëllkana Stojanova këto fjalë: “Ajo është e njohur njëzëri si primadona e këngëtarëve të muzikës popullore bullgare me një stil karakteristik për krahinën e Trakisë dhe me diksion të pastër.” Kolegët e Vëllkana Stojanovës e adhurojnë, kurse të rinjtë e respektojnë si mësuese. “Vëllkana është këngëtarja më e madhe e Bullgarisë”, thotë këngëtari i krahinës së Trakisë Jovço Karaivanov. “Ajo qëndron në majën e piramidës së interpretuesve të njohur popullorë, mbi të cilën është vetëm Zoti”, pohon Vera Siderova, interpretuese e këngëve të krahinës së Dobruxhës. “Gjeniu i muzikës popullore, përkulem para saj”, tregon nderin e vet këngëtarja e maleve Rodope, Bojka Prisadova.

Vëllkana Stojanova interpretoi deri në moshën 70-vjeçare. Pastaj ajo ndau përvojën e saj profesionale në shkollën e arteve folkloristike në qytetin e Kotelit, Bullgari Lindore, dhe në Universitetin e Ri të Sofjes. Për të është shkruar shumë, janë botuar një sërë artikujsh dhe librash. Një botim kushtuar këngëve të Vëllkana Stojanovës u përket autorëve Elena Ognjanova dhe Mihail Bukureshtliev. Në kujtimin e saj, që prej 1995-ës në malin e Stranxhës mbahet konkursi kombëtar “Me këngët e Vëllkana Stojanovës”, i cili synon të zbulojë talente të reja muzikore. Disa pjesëmarrës tashmë kanë fituar popullaritet në Bullgari. Këta janë Dejan Mitev, Desisllava, Neli Petkova dhe Darina Sllavçeva.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD