Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rendimenti i mirë – gëzim për prodhuesit e drithit dhe shqetësim për blegtorët

Foto: BGNES
Fundi i korrjeve në Bullgari ripohoi pritjet për një rendiment të grurit mes më të mirave për 20 vjetët e fundit. Janë mbledhur rreth 4,2 milionë tonë gjatë ose rendiment mesatar prej rreth 4 tonë prej hektari. Kjo është pothuajse dy herë më shumë nga ajo që është e nevojshme për tregun e brendshëm dhe do të ketë mjaft edhe për eksport. Gruri bullgar përbën afro 1 për qind nga tregu botëror i këtij malli strategjik, që nuk është pak kundrejt territorit të kufizuar të vendit prej 111 mijë kilometra katrore. Pritet që prodhuesit e drithit te ne të marrin një çmim të mirë për grurin e vet trendi i të cilit eshalon në tregun ndërkombëtar. Shkaku është rendimenti i dobët gjatë këtij viti në dy nga prodhuesit më të mëdhenj në botë – ShBA dhe Rusia. Korrja ishte si tërësi më e dobët dhe në regjionin tonë të Detit të Zi. Sipas zëvendës-kryetarit të Asociacionit Kombëtar të Prodhuesve të Drithit, z. Radosllav Hristov ndaj momentit drithi i bukës me cilësi tregtohet me çmim midis 210 dhe 240 euro për ton, që nuk është larg nga maksimumi historik më i afërt prej 255 euro për ton, të shënuar në fillim të vitit 2008. Çmimet e larta të grurit shqetësojnë blegtorët te ne, si edhe bullgarin e zakonshëm, me qenë se kjo do të thotë rritje të çmimit të bukës, të qumështit dhe të mishit.

Rendimenti i mirë i drithit u bë objekt diskutimi, të iniciuar nga kryeministri Bojko Borisov pikërisht në këtë aspekt – a do të mund të përballojë konsumatori bullgar me aftësi të kufizuara blerëse një rritje të re të çmimeve te këto mallra ushqimore dhe si do të evitohen spekulimet e mundshme të tregut. Situata tregtare e këtyre mallrave te ne doli mjaft paradoksale, derisa të gjithë pjesëmarrësit nëpër tërë zinxhirin – që nga blegtorët deri te dyqanet e mëdha, deklaruan se po punojnë me humbje për shkak të aftësisë së ulët blerëse të bullgarit, të ardhurat e të cilit janë më të ulëtat në Bashkimin Evropian. Për të cilët pjesëmarrës në treg ky pohim është i vërtet do të bëhet çartë gjatë 2 javëve të ardhshme kur organet shtetërore do ta realizojnë kontrollime. Deri në dëshminë e të kundërtës, mendimi dominues është se, fitime spekulative ka dhe ato janë në sektorin e dyqaneve të mëdha tregtare. “Po vëmë re një mbyllje të përhershme të firmave blegtorale dhe përpunuese, derisa në të njëjtën kohë qendra të mëdha tregtare hapin vazhdimisht dyqane të reja”, deklaroi në përkrahje të këtij mendimi ministri i bujqësisë dhe i ushqimeve, z. Mirosllav Najdenov.

Në një situatë më kritike janë blegtorët, shtoi ai. Përveç çmimeve tanimë të larta të grurit për foragjeret, pritet që të tilla të jenë ato dhe te misri dhe luledielli, në qoftë se periudha e tanishme e thatë po vazhdon deri në periudhën e korrjeve. Kjo do të ndikojë rëndë mbi fermat, të cilat rrisin kafshë për marrje të qumështit ose të mishit. Të ndërlikuara janë edhe problemet te blegtorët bullgarë dhe presioni i dyqaneve të mëdha tregtare është vetëm një prej tyre. Gjatë këtij viti blegtoria në Bullgari do të subvencionohet me rreth 100 milionë euro, por kjo shumë fare nuk është e mjaftueshme, që ta bëjë të aftë konkurruese. Blegtoria bullgare ka një problem të trashëguar – fermat e blegtorisë nuk disponojnë me tokë të vet, në të cilën të rrisin kultura për foragjere. Në këtë mënyrë ata humbasin të drejtën e subvencioneve për një sasi sipërfaqe, por të cilën gazohen pothuajse të gjithë kolegët e tyre nga Bashkimi Evropian. Këtu duhet po kështu të saktësojmë se, sipas marrëveshjes gjatë aderimit të Bullgarisë ndaj Bashkimit Evropian, deri në fund të vitit 2016 bujqësia vendase do të marrë 3-4 herë subvencione më të ulëta nga këto të fermerëve nga “vendet e vjetra” në bashkësi. Një kauzë mjaft e padrejtë, për të cilën shtetet e “reja” këmbëngulin të bjerr akoma në fillim të vitit 2014.

Për një dalje të përkohshme nga situata kritike të blegtorëve vendas, ministri i bujqësisë propozoi masa të ngutshme si për shembull subvencionet për kokë kafshe të jepen akoma gjatë tetorit, me fjalë të tjera 2 muaj më herët nga ajo e parashikuar, dhe ndihma për ta të shtohet me 13,5 milionë euro deri në arritjen e tavanit të lejueshëm sipas marrëveshjeve me Bashkimin Evropian. Mes masave të propozuara nuk është pakësimi i kërkuar prej kohe të TVSh-së të përpunuesve të drithit, qumështit dhe mishit për mallrat bazë ushqimore me 10 për qind kundrejt universalet 20 për qind, të cilat ekzistojnë në pjesën më të madhe të vendeve evropiane.

Sa i përket çmimit të bukës, sipas bindjeve të marra nga organizatat përfaqësive të prodhuesve të bukës, çmimi i saj do të rritet pak për shkak të aftësisë së dobët blerëse të konsumatorit, por kjo mund të çojë deri në falimentim të kolegëve të tyre. Një shpenzim suplementar për prodhimin e bukës është pjesa relative e madhe e ekonomisë gri në degë, e cila po kështu ruan çmime të ulëta të bukës në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD