Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këshilli Konsultativ i Sigurisë Kombëtare pranë presidentit shqyrtoi situatën në Bullgari

“Pas datës 18 korrik nuk mund të flasim vetëm për rreziqe nga atentate terroriste”, deklaroi presidenti Plevneliev.
Foto: BTA
Këshilli Konsultativ i Sigurisë Kombëtare pranë presidentit të Republikës së Bullgarisë shqyrtoi gjendjen aktuale dhe sistemin e sigurisë kombëtare. Tema qe e përfshirë nga udhëheqësi i shtetit në lidhje me aktin terrorist në Aeroportin e Burgasit, gjatë të cilit u vranë pesë turistë izraelit dhe shoferi bullgar.

Në bazë të rendit paraprak të ditës mbledhja e dytë e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare duhej të pranojë vetëm rregulla të brendshme për punën e Këshillit dhe të analizoi vlerësimet dhe rekomandimet në raportin pesëvjeçar të Komisionit Evropian për përparimin e Bullgarisë në fushat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme. Raporti, i cili shtyu rënien e Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Verifikim për fundin e vitit 2013, u bë shkak që opozita në Parlament të kërkojë votë të mosbesimit ndaj kabinetit Borisov. Por ai u hodh poshtë në ditën e mbledhjes së Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare. Kështu fokusi natyrisht që u shty mbi temën më të rëndësishme për Bullgarinë pas sulmit në Burgas – aktualizimi i planeve antiterroriste dhe forcimi i masave për evitimin e incidenteve të ngjashme tragjike. Sipas vlerësimit të presidentit Rosen Plevneliev kjo atakë ka qenë e planifikuar mirë dhe e siguruar mirë, prandaj vështirë mund të parashikohet. “Akti terrorist është një sfidë brutale dhe kërcënim për sigurinë kombëtare – deklaroi kreu i shtetit. – Ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet, që t’i garantojmë shoqërisë se, kjo nuk do të përsëritet, se njerëz të pafajshëm nuk do të përjetojnë tmerrin e terrorit përsëri. Pas datës 18 korrik nuk mund të flasim vetëm për rreziqe nga atentate terroriste. Kemi një realitet të ri dhe i japim llogari vetes se, është në dukje një problem i rëndë për sigurinë e vendit . Është e domosdoshme të sillemi me përgjegjësi dhe nga pozita shtetërore drejt zgjidhjes së tij, duke studiuar me precizitet proceset në mjedisin për siguri. T’u përgjigjemi pyetjeve: çfarë dhe si u ndryshua në të, a është adekuat modeli, mbi të cilin i kundërveprojmë terrorizmit, a ndajmë resurset e domosdoshme, si shpërndajmë dhe drejtojmë, përse pikërisht në Bullgari ndodhi kjo.”

Sipas qëndrimit të anëtarëve të Këshillit, mbi të cilin u arrit një konsensus i plotë, “atentati i realizuar terrorist në aeroportin në Burgas kërkon një analizë të re të dinamikës së mjedisit për siguri” – informoi pas fundit të mbledhjes presidenti Rosen Plevneliev: “Mbrojtja e qytetarëve bullgarë dhe të huaj në territorin e Bullgarisë nga cenime terroriste mbetet prioriteti i parë i zyrave të sigurisë. Është i domosdoshëm një mbindërtim i modelit konceptual kombëtar për kundërveprim të terrorizmit në përshtatje me realitetet e reja. Mbi bazën e analizës së thelluar duhet të aktualizohen programet shtetërore afatshkurtra dhe afatgjata për sigurimin dhe garantimin e resurseve të domosdoshme organizative, njerëzore dhe financiare, edhe për zhvillimin e aftësive të nevojshme organizative dhe sistematike për kundërveprim efektiv ndaj terrorizmit.”

Sipas fjalëve të kreut të shtetit, anëtarët e Këshillit janë bashkuar rreth qëndrimit se, shpërndarja optimale dhe drejtimi i resurseve dhe bashkëveprimi i suksesshëm mes institucioneve, të angazhuara në luftën kundër terrorizmit, është një faktor kyç për sukses. Duke pasur parasysh dinamikën e mjedisit pjesëmarrësit në mbledhje kanë pranuar njëzëri po kështu pesë propozime drejtuar Këshillit të Ministrave, njoftoi akoma Rosen Plevneliev: “Të organizojë dhe të realizojë një analizë të thelluar të mjedisit për sqarimin e lidhjeve midis faktorëve të veçantë, ngjarjeve dhe veprimeve, të cilat kanë sjellë deri në aktin terrorist në Aeroportin e Burgasit. Të bëhen konkluzione për zhvillimin e tyre edhe një vlerësim të ndikimit kompleks mbi sigurinë kombëtare, Këshilli i Ministrave të aktualizojë modelin kombëtar konceptual për luftë me terrorizmin në përshtatje me ndryshimet të mjedisit për siguri dhe resurset e disponueshme dhe ta paraqesë para Kuvendit Popullor. Të përmirësohet puna e Qendrës Kombëtare të Situatës pranë Këshillit të Ministrave për drejtimin e krizave, Këshilli i Ministrave të përpunojë rregulla të ngjashme të procedurës për punë në kushte të krizës të Këshillit të Sigurisë pranë Këshillit të Ministrave. Të analizojë dhe të aktualizojë Planin kombëtar për kundërveprim të terrorizmit me tregimin e resurseve të domosdoshme dhe ndërtimin deri në fund të aftësive për një luftë afektive me terrorizmin, dhe ta paraqesë në vëmendjen e Kuvendit Popullor”.

Mbi temën tjetër bazë, lidhur me raportin e Komisionit Evropian për Bullgarinë, Këshilli i vuri vetes si qëllim të arrijë një bashkim të institucioneve rreth masave dhe rekomandimeve, të cilat duhet të realizohen deri në fund të vitit 2013. Pavarësisht nga disa dallimet politike, institucionet shtetërore janë unanim në vlerësimin e vet, se rekomandimet në raportin e Komisionit Evropian janë të mundshme për t’u kryer realisht në një afat prej 18 muajve, përgjithësoi rezultatet nga mbledhja e Këshillit, presidenti Rosen Plevneliev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD