Çdo vit mijëra turistë i janë të nënshtruar magjisë të njërit prej maleve më të bukura bullgare – Pirin në Bullgarinë Jugperëndimore. Qytezat dhe fshatrat, e shpërndara në të dhe përreth, mahnitin me jetën autentike, kulturën dhe traditat. Kuzhina vendase propozon gjellëza nga më të ndryshmet, kurse përveç recetës kulinare, miqtë e kësaj krahine mund të marrin me vete dhe prodhime të zanatçinjve.
© Foto: BTA
Stina turistike e verës në Pirin dhe përreth është në kulm. Mali ka hapur prehrin e vet për të gjithë, kurse miqtë e tij do të mund të bëhen pjesë nga festimet e përvitshme “Ditë të Pirinit”, të cilët do të vazhdojnë deri në fund të vitit: “Viti 2012 është jubile për Parkun Kombëtar Pirin – ve në dukje Liljana Dekova, eksperte mbi veprimtarinë arsimuese pranë parkut. – Mbushen 50 vjet nga krijimi i territorit të mbrojtur dhe të gjitha veprimtaritë tona gjatë këtij viti i janë kushtuar jubileut, përfshi dhe festat tradicionale “Ditë të Pirinit”, të cilat ne i organizojmë për vit të 10 të radhës në partneritet me baskitë rreth parkut. Çdo vit formati i festave është i ndryshëm. Por qëllimi është i njëjtë – njohje të miqve me bukurinë e malit dhe një larmi të pasur prej pyjeve, llojeve bimore dhe shtazore, të ruajtur në territorin e parkut, tërheqjen e turistëve bullgarë dhe të huaj drejt skajeve të panjohura nga mali dhe vendet e populluara përreth. Pirinë është emër, i cili është i pranishëm në folklorin bullgar dhe këngët, të cilat i kushtohen malit, janë një pjesë e pandarë nga “Ditët e Pirinit”. Njerëzit, të cilët janë bërë një pjesë nga këto festime, ruajnë kujtime të shkëlqyera për zërat e interpretuesve popullor, për kostumet e tyre të larmishme, për shijen e verës dhe ushqimet vendase.”
© Foto: BTA
Parku “Pirin” është një nga 3 parqet kombëtare të Bullgarisë. Përfshin pjesën më të madhe nga territori i malit dhe është një vend i preferuar për ekologët dhe mbrojtësit e natyrës. Një pjesë nga “Ditët e Pirinit” janë kampet ekologjike të përvitshme arsimuese me nxënës nga vendi dhe nga jashtë. Festat e sivjetshme filluan me një tubim të madh turistik. Do të ketë dhe një vizitë me në partneritet me Bashkinë e Sandanskit, si edhe kalim nëpër itinerarin ndërkombëtar turistik E4, me pjesëmarrjen e shoqërive turistike nga baskitë pranë parkut:
© Foto: bg.wikipedia.org
“Po kështu dhe një iniciativë të madhe për pastrimin e itinerareve turistike malore me pjesëmarrjen e vullnetarëve nga i gjithë vendi – shton Liljana Dekova. – Do të organizohet dhe një shkollë e gjelbër ekologjike me pjesëmarrjen e të rinjve nga i gjithë vendi, anëtarë të organizatave të ndryshme ekologjike të rinisë. Kemi parashikuar dhe një ekspozitë udhëtuese “Pirin nga vështrimi i zogut” me fotografi të malit përmes stinëve të ndryshme.”
Parku Kombëtar “Pirin” është një nga territoret më interesante botanike në Bullgari. Në të ka një numër të madh llojesh bimore nën mbrojtjen e Ligjit për mbrojtjen e natyrës, disa prej tyre janë vendase, të tjerë endemite ballkanike. Një përfaqësues karakteristik i llojeve të mbrojtura bimore është edelvajsi (ylli alpin) i cili me kalimin e kohës është kthyer në simbol të Pirinit. Në territorin e Parkut kombëtar gjendet dhe një kureshtje tjetër natyrore – pisha e Bajkushevit, nga lloji pisha e zezë, e cila me moshën e vet prej mbi 1300 vjet është një nga pemët më të vjetra në Bullgari.
© Foto: bg.wikipedia.org
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..