Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punishtja e mrekullive ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara mendore dhe prindërit e tyre

Jovka Hristova me profesion është mësuese e matematikës. Punon në një shkollë të kryeqytetit. Për momentin në të mëson fëmija e saj më e vogël, të cilit ia kanë përcaktuar diagnozën autizëm. Edhe pse fëmija është me sëmundje mendore dhe ka nevojë për shumë kujdes, Jovka le pas punën dhe i kushtohet tërësisht atij. Ndërkohë shpenzimet e familjes u rritën ndjeshëm, sepse fëmijëve me autizëm u nevojiten terapi të specializuara mjekësore. Nxitur nga të afërmit e saj, Jovka kthen kokë ndaj gjërave, të cilat i kanë pëlqyer në vitet kur ka qenë nxënëse – qepja, thurja, suvenirët. Së pari e kanë mbështetur pronarët e galerisë “Tradicia” pranë Klubit të të shoqeve të ambasadorëve në vend, ku ekspozohen punimet e të moshuarve dhe ato të jetimëve. Suvenirët që bën nëna, të punuara me shumë dashuri dhe emocione pozitive, shiten shpejt e shpejt, dhe kjo ia nxiti vrullin për t’i vazhduar punimet me dorë. Pastaj Jovka rregulloi ekspozita në galerinë “Shmirgela”, e cila ndihmon nënat, fëmijët e të cilave janë me aftësi të kufizuara mendore – ata me autizmin, me sindromën e Daun-it dhe me epilepsinë. Përmes artit këto nëna përpiqen të përmirësojnë mënyrën e jetesës së fëmijëve të tyre. Kështu nëpërmjet aktiviteteve bamirëse u hodh baza dhe hapi tjetër që bëri Jovka ishte themelimi i Punishtes së saj të mrekullive. Në të ajo dhe nënat e tjera bëjnë suvenirë me dorë, duke përdorur lloje të ndryshme të arteve të aplikuara.

© Foto: arkiv personal

“E kam quajtur Punishte të mrekullive, sepse meqenëse është një ndërmarrje e vogël, punonjëset e saj bëhen dëshmitare të mrekullive që zakonisht nuk u kushtojmë vëmendje në jetën e përditshme – sqaron Jovka Hristova. – E kam fjalën për këto mrekulli, kur nënat e fëmijëve me sëmundje mendore i shikojnë ata të ecët për herë të parë, dëgjojnë prej tyre fjalët “të dua”, megjithëse mjekët paralajmërojnë se kurrë nuk do ta bëjnë këtë. Ne besojmë në mrekulli. Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara mendore kanë pak kohë të lirë. Fëmijët me sëmundje kërkojnë shumë kujdes të specializuar, mbikëqyrje mjekësore, rehabilitim përditë dhe vëmendje të vazhdueshme. Kur bëhet fjalë për një çift familjar, zakonisht njëri nga prindërit është tërësisht i angazhuar për rritjen e fëmijës dhe nuk ka mundësi të zhvillohet profesionalisht. Ideja për Punishten e mrekullive është që të japë mundësi këta prindër të krijojnë dhe ndërkohë të fitojnë mjete financiare, duke shitur artin e tyre. Një pjesë e parave të fituara shpenzohet për materialet e duhura, ndërsa pjesa tjetër shpërndahen mes nënave në mënyrë të barabartë. Në fillim punuam tri femra. Pastaj ndaj nesh u anëtarësua një nënë tjetër, fëmija e së cilës është me sëmundje të shumta mendore. Parashikojmë të organizojmë kurse të specializuara për nëna. Brenda 120 orëve në kohë të përshtatshme për femrat ato do të përvetësojnë 10 teknikat e arteve të aplikuara. Ndër këto janë: paçuërk – qepja e copëve të pëlhurës, të cilat janë të njëjtit material apo të atij të ndryshëm; plësti – një lloj i tekstilit të jo endur, ku përdoret leshi; makrame – një punim me dorë, ku elementi kryesor është nyja, e cila megjithëse lidh dy a më shumë fije, gjithashtu përdoret për dekorim; dekupazh – ky është kolazhi i letrës. Femrat mund të përfitojnë nga njohuritë që do të marrin pasi kanë mbaruar kursin. Në vend të parë mund të anëtarësohen ndaj Punishtes së mrekullive, po ashtu të udhëheqin atelie pranë shkollave dhe vatrave kulturore. Kështu ne u sigurojmë atyre mundësi pune.”

Znj. Hristova sqaron se tani për tani nuk kërkojnë ndihmën dhe financimin e institucioneve shtetërore. Kjo që u nevojiten fëmijëve me aftësi të kufizuara mendore nuk janë ilaçet e shtrenjta jetëshpëtuese, ndërsa para për t’u ndjekur terapi të vazhdueshme. Punimet me dorë që bëjnë nënat e fëmijëve të sëmurë nuk blihen veç me idenë për t’u ndihmuar. Suvenirët janë të punuara në mënyrë profesionale dhe gëzojnë interesin e blerësve. “Është shumë mirë, sepse mblidhemi së bashku dhe duke punuar, bisedojmë me njëra-tjetrën – thotë Jovka Hristova. – Kështu çlodhemi, puna është terapia jonë fizike dhe psikike. Siç pohohet një problem është gjysmë i zgjidhur nëse deklarohet me gojë. Zakonisht është lehtësisht të vlerësosh dhe të zgjidhesh problemet, duke i analizuar anash. Për ne, nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara mendore, kanë shumë rëndësi këto biseda. Sa për punën që bëjmë, ajo na mbush me emocione pozitive, me shpresa se ka mrekulli. Në të vërtetë duke pasur durim dhe duke vepruar me vazhdueshmëri, linden gjerat me vlerë – buzëqeshjet e fëmijëve tanë.”

Punishtja e mrekullive ka për qëllim organizimin e aktiviteteve lidhur me mjekimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara mendore. Këto janë drejtuar ndaj kujdesit pasi fëmijët të kenë mbaruar shkollën e përgjithshme, sepse, siç sqaron znj. Hristova, nëse fëmijët mbeten në shtëpi ata bëjnë hapa prapa në zhvillimin e tyre. “Nga ana tjetër, veprimtaritë e ndryshme japin mundësi për t’u zbuluar talentet e fëmijëve”, e bindur është Jovka Hristova. Gjatë verës Punishtja e mrekullive parashikon të organizojë kurse të specializuara për prindërit, ku të regjistruarit do të mësojnë më tepër rreth metodave të ndryshme pedagogjike, si janë këto të psikiatres Maria Montessori, të Zajcevit dhe Glenn Doman-it. Tezat e tyre ndihmojnë për t’u përvetësuar lëndët shkollore dhe për t’u zbuluar talentet e fëmijëve.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD