Ruse është një qytet i bukur bullgar, i cili ndodhet në bregun lindor të lumit Danub. Ai është qendra e pestë administrative dhe ekonomike për nga madhësia te ne. Historia e tij filloi që para 23 shekujsh, kur në këto troje u themelua një vendbanim trak. Në të njëjtin vend më vonë u ndërtua kështjella romake Seksaginta Prista (emri i saj do të thotë “porti i 60 anijeve”). Gjatë Mesjetës bullgare në këtë rajon ekzistonte një vendbanim i fortifikuar, me emrin Ruse. Gjatë udhëheqjes osmane qyteti mori emrin Rusçuk, kurse në shekullin e XIX-të u shpall qendër e Vilajetit Danubian (njësia më e madhe administrative dhe territoriale në Perandorinë Osmane).
Shumë janë ekspozitat interesante, të cilat rrëfejnë për të gjitha etapat e historisë së pasur të kësaj krahine. Në qoftë se ndodheni në Ruse, mos harroni të vizitoni Muzeun e jetës së përditshme të qytetit, i cili është i njohur si “Shtëpia e Kaliopas”. Godina dykatëshe gjendet në bregun e Danubit, kurse nga dritaret e saj shihet një pamje e mrekullueshme. Midis mureve të shtëpisë ruhet legjenda për një histori të bukur dashurie. Iskra Todorova, kujdestare e degës etnografike pranë Muzeut historik regjional në Ruse tregon:
“Shtëpia u ndërtua në vitin 1864 – viti, kur Midhat pasha erdhi në Ruse dhe u bë vali (qeveritari më i lartë në vilajet). Sipas legjendave të qytetit pashait i bëri një përshtypje shumë të madhe një grua. Qytetarët e Rusçkut e quanin Kaliopa, sepse ishte e bukur si muza në mitologjinë e lashtë greke. Mirëpo kjo grua ishte e martuar. Si shenjë dashurie qeveritari turk mori vendim t’i dhurojë një shtëpi. Nga njëra anë kjo dhuratë i përgjigjej rangut tij. Nga ana tjetër valiu mendonte se ky do të ishte një vend i përshtatshëm për takimet e tyre. Pas ndërtimit të shtëpisë ai sajoi një mënyrë elegante për ta bërë Kaliopan pronare të shtëpisë. Për këtë qëllim valiu organizoi një garë për damat e rretheve mondane – qitje kundër pëllumbave. Si çmim për fitueset ishte shpallur shtëpia e bukur. Të gjithë pjesëmarrëset morën pushka, të mbushura me fishekë mësimorë. Vetëm e dashura e Midhatit kishte fishekë të vërtetë. Përveç kësaj që të jetë e sigurt fitorja e saj, afër Kalopas ishte fshehur një qitës i mirë. Kuptohet, pas të gjitha këtyre përgatitjeve, Kaliopa fitoi garën. Kështu rrëfen legjenda.
Kjo, që dimë me siguri, është se pas Çlirimit nga Zgjedha Osmane në vitin 1878, shtëpia u bë pronë e Stefan Kamburovit – një tregtar i pasur, luftëtar për pavarësinë kishtare, pjesëmarrës në Komitetin për themelimin e Eksarkisë bullgare në Stamboll në vitin 1870. Për shkak të problemeve të tij me autoritetet turke Kamburov ka banuar në Mançestër deri në Çlirimin. Duke qenë ortak në një kompani të madhe anijesh, ai fitoi një pasuri të madhe dhe pasi u kthye në Bullgari, mori vendim të vendoset në Ruse. E pëlqeu shtëpinë, por duhej të shkonte në Vjenë, për ta lidhur marrëveshje për blerjen e saj. Në Vjenë banonte pronarja e saj e atëhershme – Katerina Kalish – bashkëshorte e konsullit të Prusisë Moris Kalish. Dokumenti për shitjen është burimi më i hershëm historik, të cilin disponojmë. Ai u jep arsye shkencëtarëve për të menduar se këtu ka qenë Konsullata e Prusisë në atë kohë.”
Sipas zërave pikërisht e shoqja e konsullit ka qenë Kaliopa e bukur, por historianët nuk e prekin zyrtarisht këtë çështje, ndoshta për shkak të mungesave të fakteve të mjafta ose për shkaqe të tjera. Sa për ekspozitën në muze, ajo vërtet paraqet sende unikale dhe vepra arti, të cilat japin një përfytyrim shumë të mirë për jetën e përditshme dhe festat e familjeve të pasura në atë kohë. Më shumë hollësi na solli përsëri zonja Todorova: “Shtëpia ishte pronë e familjes së Kamburovit rreth 90 vjet. Pas kësaj e bleu bashkia. Shtëpia u remontua, u restauruan mobiliet etj. Ato ruhen ashtu siç i ka blerë vetë Kamburovi. Ngjyrat dhe motivet e tyre i bëjnë shumë të vlershme. Autori i tyre është piktori austriak Karl Shauersberg. Muzeu ekziston që nga viti 1987. Në të paraqitim mënyrën e jetesës në qytet. Në fund të shekullit të XIX qyteti u modernizua shumë. Sipas historianëve modelet kulturore evropiane që përhapen nga pjesa perëndimore e kontinentit pranohen më mirë në Ruse. Në katin e parë të muzeut organizohen ekspozita të përkohshme, kurse në katin e dytë paraqitim interiorin e shtëpisë së pasur të Ruses në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit të XX-të.”
Mobiliet autentike në muze dikur ishin pronë e familjeve të pasura. Në dhomën e pritjes mund të shihni një bufe të bukur dhe një tryezë të madhe, ku mbaheshin darkat solemne. Mund të shihni gjithashtu sedef nga detet jugore, fajancë kineze etj. Këtu është dhe pianofortja me bisht, për të cilën thuhet se është ndër veglat e para të këtij lloji të importuara në Bullgari. Në të kanë luajtur muzikantë shumë të njohur, të cilët kanë vizituar Ruse. Në të kanë luajtur gjithashtu zonjushat e reja dhe fëmijët më të vegjël të familjes. Jashtëzakonisht të bukura janë mobiliet në dhomën e gjumit, të blera në Vjenë si kujtim nga udhëtimi i dasmës i çiftit të ri. Në muze ka dhe një sallon muzikor, i cili është karakteristik për shtëpitë në Ruse. Në të janë dhënë koncerte të ndryshme. Në shtëpinë e Kaliopas janë ruajtur vegla të ndryshme muzikore. Ndër to është dhe citra moderne në atë kohë. Një prej dhomave paraqet “mbretërinë” e zonjës së shtëpisë. Si të gjitha bullgaret, edhe gratë e Ruses kanë qenë shumë të mira në punën e dorës. Këtu do të shihni veshje, perde dhe mbulesa shumë të bukura – vepër e grave të Ruses. Muret e shtëpisë janë stolisur me piktura, të cilat janë pronë e Galerisë së arteve të Ruses. Në shtëpi ka shumë sende nga jeta e përditshme e qytetarëve të Ruses, të cilat tregojnë se qytetarët e Ruses kanë jetuar si evropianët shumë kohë para bashkatdhetarëve të tyre.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Allbena Bezovska
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..