Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Familja e Svetlla dhe Zdravko Nestorovit zgjodhi jetën në fshat dhe bio-bujqësinë

Foto: biozeleno.com
Mjedisi i ndotur, zhurma dhe stresi bëjnë shumë njerëz për të zgjedhur jetën në provincë. Ndër ta është dhe familja e Svetlla dhe Zdravko Nestorovit, të cilët e ndërruan apartamentin në kryeqytetin e Sofjes me një shtëpi në fshat, ku rritin fruta, perime dhe kafshë shtëpiake.

Pas një studimi të tregut të pasurive të patundshme, familja Nestorovi mori vendim të blejë shtëpi në fshatin Belopopci, i cili ndodhet rreth 26 kilometra larg kryeqytetit, ku mjedisi është më i pastër dhe mund të konsumojnë ushqim nga ekonomia e tyre private. Svetlla është ekonomist për nga profesioni, kurse i shoqi teknolog bujqësor. Ky kombinim i profesioneve del fitimprurës, pasi megjithë dyshimet e shokëve të tyre se nuk do të arrijnë t’i përballojnë sfidat në jetën e tyre të re, familja Nestorovi ndihet shumë mirë.

Si lindi ideja për ndërrimin e jetës në qytet me atë në provincë?

“Para rreth dhjetë vitesh në Bullgari nuk ofroheshin bioprodukte dhe ky ishte një prej shkaqeve për vendimin tonë – na tregon Svetlla. – Kuptohet kishte njerëz, të cilët prodhonin produkte të tilla në fshat, por ne, qytetasit, nuk kishim mundësi tjetër. Kishte dhe diçka tjetër: më bëri përshtypje se ndër produktet, të cilat ofrohen në vargjet e mëdha te ne, pothuaj nuk ka fruta dhe perime bullgare. Ato të huaj janë gjithnjë e më shumë: patate nga Egjipti, fasule nga Etiopia, domate dhe kastravecë nga Greqia dhe Maqedonia, hudhër nga Kina... I thashë vetes: Pse të mos rritim fruta dhe perime të veta, toka jonë është pjellore... Kështu filluam të rritim domate, kastravecë, qepë, lakër, karota, erëza... Kemi provuar të rritim kultura më të ndryshme. Kemi dhe pemë. Kështu domosdoshmëria dhe dëshira jonë për të ngrënë ushqim cilësor dhe të pastër na provokoi të largohemi nga qyteti dhe të vendosemi në fshat.”

Gjatë pranverës në kopshtin e familjes Nestorovi gjithçka lulëzon. “Kur rriten me dashuri dhe kujdes frutat dhe perimet bëhen shumë të shijshme!” – është e bindur Svetlla. Ndër kulturat më specifike në kopshtin e tyre janë çaji i Mursalicës, i njohur për vetitë e tij mjekësore dhe spelta: “Në kopshtin tonë rritet jo vetëm çaji i Mursalicës dhe spelta, por të gjitha llojet e bimëve mjekësore, të cilat janë karakteristike për Bullgarinë. Kuptohet disa bimë janë më specifike, për shembull spelta. Vitin e kaluar tërë kopshti ishte plotë speltë, por pas një shiu të rrëmbyeshëm ajo u dëmtua dhe pas kësaj korrjet ishin të vështira.”

Për fermën e familjes kujdesen dhe dy bijtë e Svetllës dhe Zdravkos. Përveç frutave dhe perimeve familja rrit dhe kafshë shtëpiake. Kështu familja Nestorovi mund të konsumojë mish dhe veza cilësore.

“Rritim pata, rosa, misërokë, pula – na shpjegon Svetlla. – Ata rriten lehtë, nuk kërkohen kujdese speciale. I ushqejmë kryesisht me grurë. Gjatë verës ushqehen me barojat në kopsht, hanë gjithashtu kërmij. Fëmijët ndihmojnë kryesisht në rritjen e perimeve dhe në mbledhjen e frutave. Nuk sëmuremi, nuk pimë ilaçe. Një ose dy orë në kopsht na freskojnë shumë. Stresi dhe tensioni zhduken. Për mua kjo është mënyra e drejtë e jetës – afër natyrës, afër tokës. Në fakt ne nuk jemi pionierë në këtë drejtim. Në Bullgari tashmë ka disa “prona fisnore”, ku njerëzit rritin vetë fruta dhe perime, rritin kafshë – dhi, dele, prodhojnë djathë, gjalpë, kaçkavall. Dhe puna e tyre paguhet shumë mirë – njerëzit janë më të shëndetshëm, më energjikë.”

Sipas Svetllës, gjithnjë e më shumë bullgarë interesohen për përmbajtjen në ushqime dhe kërkojnë bio-produktet, pa elemente të dëmshme artificiale dhe organizma të modifikuara gjenetikisht. “Është shumë e rëndësishme t’i mësojmë fëmijët për t’u ushqyer në mënyrë të shëndetshme, sepse i shohim pasojat e ushqimit të keq – peshë mbi normën, hipertoni, diabet...” – thotë Svetlla.

A ka arritur ajo t’i mësojë djemtë e vet për t’u ushqyer në mënyrë të shëndetshme?

“Biri im më i madh është 17 vjeçar dhe e di shumë mirë për dëmet që shkakton ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e lëvizjes së mjaftueshme, mungesa e kontaktit me natyrën. Çdo nënë është e detyruar t’i mësojë fëmijët e veta për të jetuar në harmoni me natyrën. Me birin tim të vogël ky proces është më i vështirë. Nganjëherë ai më provokon me disa pyetje, si për shembull: “A mund të ha diçka të dëmshme? Mirëpo, kohët e fundit ai filloi të kuptojë se këto ushqime nuk kontribuojnë për shëndetin e tij. Duhet të kuptojmë se ushqimi është para se gjithash burim energjie dhe force për organizimin dhe pas kësaj është kënaqësi.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD